Politikë

Rama: S'është koha të digjni votën! Opozita, kënetë bretkosash me në krye 'bufin e stërplakur! I dhamë pavarësi drejtësisë! Më 11 maj PS merr mandatin e katërt

1 Shkurt, 08:52| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:15

  • Share

TIRANE- 100 ditët para zgjedhjeve, Edi Rama i cilësoi si vrapin e fundit jo vetëm drejt mandatit të katërt qeverisës, por para mijëra të rinjve socialistë i tregoi të ardhmen që sipas tij ia garanton vetëm vizioni i Partisë Socialiste.  

"PS do ta marrë mandatin e 4 për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Dhe në atë majë do të vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar" thotë Rama. 

Në kuvendin Kombëtar rinor të PS mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve, që bëri bashkë të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, Rama u kërkoi t’i japin ndëshkim shembullor me votë, atyre që i cilësoi si opozitën e kënetës. Nuk i kurseu as kundërshtarët e rinj politikë. 

Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë

Nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe prespetiva e sigurtë e teknologjisë së lartë që do ta bëjnë shumicën e votuesëve të parë që ta refuzojnë kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur dhe ti thotë sikterr të gjitha bretkocave politike dhe kuak kuave mediatike. Të gjithë duhet ta dinë mirë siç e di shumica e shqiptarëve, se kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre.

Sa më shumë do të përpiqen të hedhin baltë mbi shina aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli  itiranës ne votën e 11 majit, që nga Shkodra deri në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet  Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë. Refuzoni kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur e ti thonë sikterr të gjitha bretkocave politikave dhe kua..kua..kuave.. mediatike. Bashkojuni trenit të PS-së. ” u shpreh ai.

Kur kanë mbetur edhe 100 ditë nga 11 maji një mesazh kishte dhe për shqiptarët e diasporës.

"Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet të mbajë mend është data 4 mars. Regjistrohuni për të votuar më 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim se vota e çuar tek cilido tjetër është gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite bretkosash që ka në krye një buf kënete. Vota e sjellë tek ne është një gur I vendosur në muret e reja të shtetit modern europian shqiptar që po shtrihen e forcohen vit pas viti për tiu bashkuar për pak vite kalasë së BE-së"

Rama u ndal dhe tek arrestimet dhe hetimet e SPAK për ish ministrat. E përballë drejtësisë së re, pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk shqetësohet për atë që e konsideron produkt të vullnetit të qeverisjes së tij, ndërsa një mesazh e kishte edhe për ish zëvendësin e tij.  

"Ata do ju thonë se unë dhe ne jemi një çetë hajdutësh, se ja ky dhe ai që ishin deri dje me ne, madje dhe deri një karrige nga une , janë në duart e drejtësisë , apo në kërkim nga drejtësia. Po ju do ti thoni vetes dhe atyre se po të mos ishin socialistët për ti dhënë pavarësinë drejtësinë, nuk do kishte asnjë te lidhur me pushtetin të vënë para drejtësisë"

Në ethet e zgjedhjeve të 11 majit, në pritje të hartimit të listave për kandidatë, Rama zbuloi se nga 700 aplikantë në platformën e deputetit që duam, 200 janë përzgjedhur në fazën e parë, për t’u  sfiduar siç tha ai, në terrenin parazgjedhor.

Ora 13:51
Rama: Sa më shumë të duan ta ndalojnë trenin tonë, aq më shumë do shkelen me votë! Tirana, lokomotiva e PS në zgjedhjet e 11 majit

1738421507_eddd.JPG

Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi Rinor Kombëtar u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të refuzojnë partitë e tjera dhe të votojnë PS.

'Vizioni i ri teknologjisë po hapet me shpejtësi në Shqipëri. Rrjeti i punonjësve që punojnë nga shtëpia, sot është një embrion i çelur që do të zhvillohet në vitet e ardhshme, këta nxënës që marrin mësime me teknologji me metodat më të avancuara, do t’i drejtohen nesër tregut të punës. Nga sot, 100 ditë, do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike. Ato do i bashkohen trenit të PS në 11 maj, nga Tirana, lokomotiva jonë, që sa më shumë tentojnë ta ndalojnë duke i hedhur baltë, aq më shumë do të jenë të shkelur me votë. Nga Shkodra në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet, nga Tropoja në Konispol, ku toka quhet Shqipëri, po krijohet një mundësi.

Sot, ata që duan të investojnë në tokën e gjyshërve për të ndërtuar bujtinë apo agroturizmëm janë shumëfishuar. Ata do të përfitojnë dhe nga Paketa e Maleve dhe nga linja e re e financimit të Bankës së Shqipërisë. Dua që sa më shumë të rinj nga fshati, që i kanë kthyer kurrizin shtëpisë së gjyshit dhe enden në qytet, duke u ankuar se s’ka punë, apo të rinj në emigracion që rropaten me nga dy punë për të marrë paga që nuk u dalin për asgjë, duke fjetur 4-5 veta në një dhomë, të bëjnë atë që po bëjnë është reale', tha ai. 

Ora 13:35
'Unë dhe ne jemi një çetë hajdutësh' Rama mesazh të rinjve pas sulmit të opozitës duke përdorur Arben Ahmetajn

Kryeministri Rama kishte dhe një mesazh për të rinjtë për ‘baltosjen’ që opozita ka ndërmarrë pas intervistës së Arben Ahmetajt  ish zv/kryeministrit në arrati  prej qershorit 2023. Numri 2 I qeverisë nën hetim për disa vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Duke sharë, shpifur, akuzuar, sajuar, fabrikuar përshtyrë,bërtitur ulëritur ata do ju thonë se unë dhe ne jemi çdo gjë që në fakt janë ata vetë. Por ju do të shikoni Shqipërinë dhe do ti thoni vetes dhe të tjerëve, kush e bëri më të mirë mund ta bëjë edhe më të mirë akoma, ndërsa kush e la keq do ta bëjë simos më keq.

Ata do ju thonë se unë dhe ne jemi një çetë hajdutësh sepse ja ky dhe ai që ishin deri dje me ne, madje deri një karrige më tutje nga unë janë sot në duart e drejtësisë apo në kërkim nga drejtësia por ju do i thoni vetes e të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që e përdorëm pushtetin tonë për ti dhënë pavarësinë drejtësisë sot nuk do të kishte asnjeri të lidhur me pushtetin politik të sotëm apo të djeshëm para drejtësisë sic nuk pati kurrë më parë, nga viti 1912 deri kur ne bëmë reformën në drejtësi.

Reformën në drejtësi e bëmë jo për të luftuar kundërshtarët përmes drejtësisë por për tu dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real për ndërtimin e një shteti të së drejtës që ky popull nuk e ka pasur kurrë. Sot PS ka shansin historic të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, kosto e çdo çmim por me vendosmërinë e arritjes së atij suksesi që do të mbetet në histori.

Do ju thonë ka ardhur koha që Edi Rama e PS të ikin e ju do I thoni vetes dhe atyre po ne do të ikim, por do ikim vetëm përpara. Sa më shumë të na lehin nga prapa aq më shumë do të ikim përpara se aq më larg do të duam të jenë zërat që na gërricin veshin me lehjet e tyre.
 

 

 

Ora 13:24
“Jo më një Shqipëri në gropë”/ Rama: 100 ditët e ardhshme vendimtare! Llumi i kënetës drejt nesh do të vërshojë edhe me shumë tërbim

Kryeministri dhe kryetari I PS-së kishte dhe një mesazh për të rinjtë.

Nuk ka qilim të shtruar kur do të merresh seriozisht me politikë. Por shtrëngo dhëmbët,  ulni kokën e dyfishoni punën. Suksesi kudo është të ëndërrosh. Është të durosh, të vraposh por mbi të gjitha të ringrihesh sa herë që të vënë stërkëmbëshin.

Ndërkohë 100 ditët e ardhshme janë vendimtare.

“Në 100 ditët e ardhshme do të ngremë në këmbë një shumicë si asnjëherë më parë për ti thënë Po shurdhuese Shqipërisë brenda në Europë dhe JO të madhe sa shuplaka e një populli për ti thënë jo Shqipërisë prapë në gropë. Nuk do të jetë betejë e lehtë sepse ambicia jonë është e madhe e objektivi unë është ambicioz. Problemi ynë as këtë herë nuk do të jenë kundërshtarët, por dhe më shumë se në të dy herët e shkuara do të jetë llumi i kënetës së tyre që këtë herë do të vërshojë edhe me shumë tërbim, për të errësuar sa më shumë sy, çoroditur sa më shumë mendje e zemra e për të ftohur sa më shumë njerëz. Nuk do tia dalin por kanë për ta marrë mbrapsht syve sic e meritojnë por do na duhet shumë vendosmëri deri në fund të këtyre 100 ditëve.”

Ora 13:00
Rama: Në mandatin e 4 Inteligjenca Artificiale në Prokurimet Publike, 47 mln shërbime në e-Albania brenda e jashtë vendit nga shqiptarët

 

Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi Rinor Kombëtar, tha se në mandatin e 4 Inteligjenca Artificiale do të futet në Pokurimet Publike.

Teksa u ndal tek shërbimet që kanë marr qytetarët brenda dhe jashtë vendit në e-Albania, gjatë këtyre viteve, ai tha se janë 47 mln shërbime. 

 ‘Në mandatin e 4 Shqipëria do të fus inteligjencën Artificiale në prokurimet publike duke i thënë korrupsionit të njëjtën goditje që i dha sporteleve dhe bakishisheve për të marr një vërtetim ato ishin normaliteti i kohës së atyre që nga këneta duan ta kthejnë prap në kënetë. 47 mln shërbime ka dhënë e-Albania,  gjatë këtyre viteve, 47 milion rrugë për të shkuar në një sportel dhe 47 mln qëndrime në rrallë dhe kontakte me punonjësin tek sporteli dhe këto shërbime janë marr nga celulari nga shqiptarët jashtë dhe brenda vendit që kurrë s’do mundnin që të merrnin shërbime pa marr avionin dhe pa ardhur në Shqipëri. Nga sot 100 ditë do të bëjmë që të rejat dhe të rinjt ta refuzojnë kënetën dhe bufin e saj të plakur, ata do ti bashkohen trenit të PS në 11 maj, lokomotiva jonë që sa do të përpiqen të hedhin baltë nëpër shina më shumë do të shkelen nga populli me votën e 11 majit’, tha ai.

Ora 12:58
Rama thirrje diasporës për t'u regjistruar: Vota për partitë e tjera, gur i hedhur në kënetën e një opozite me bretkosa që ka në krye një buf kënete

 

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi Komëbëtar Rinor i bëri thirrje diasporës për të tu regfjistruar për të votuar ne zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se vota për partitë e tjera është një votë e çuar dëmë. 

'Asnjë forcë tjetër s’ka më shumë eksperiencë se kjo e jona dhe më shumë energji se kjo jona dhe asnjë forcë tjetër e vjetër apo e re nuk ka më shumë rini sesa ne dhe nuk ka vend për të rinj dhe për të vjetër sa ka tek ne. Tek asnjë forcë tjetër vota nuk sjell asgjë të re.

Të tjerët premtojmë çdo gjë sepse s’kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe bëjmë atë që premtojmë. Kemi në dorë që të çojmë në vend amanetin e Gjergj KastriotIi, të rilindësve të Ismail Qemalit dhe të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarve për ëndrrën europiane në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE.

Të gjithë premtojnë këtë, por këtë e bëjmë vetëm ne. Kush mendon se ja ngritëm kokën në Europë dhe botë duhet që të regjistrohet dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë qytetarët të barabartë mes të barabartës në familjen europiane.

Afati i fundit si zgjedhës i votës është 4 mars, futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar dhe mos e vini në dyshim vota e çuar tek cilido tjetër është një gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite me bretkosa që ka në krye një buf kënete, vota e sjell tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit europian shqiptar.

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I dale boje: 01/02/2025 21:58

    Une nuk do te te votoj me sepse…nuk di as nga ta filloj. Po besoj arroganca jote dhe mungesa e ndjeshmerise jane te parat ne liste.

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 01/02/2025 21:32

    Admin, zgjohu vëlla lexo komentet. Zgjohu se na more më qafë propagandën. Çensurë o shoku admin

    Përgjigju
  • I majti realist.: 01/02/2025 21:20

    Nga nje Familje e majte qe nuk mund te votoj keta hajduter te PS qe po sillen me keq se organizata kriminale KÇK e Sali Berishës. Bojkot total nga ne ,jemi te zhgënjyer nga makutëria juaj Z.Rama.

    Përgjigju
  • Real: 01/02/2025 20:06

    Rama flet dhe sillet si Ducja( Benito Musolini) deliri e ben qe te besoje dhe genjeshtrat qe thote vete.

    Përgjigju
  • Partia: 01/02/2025 19:06

    Po pse foli vetëm per opozitën. Po arritjet 12 vjeçare qe Karlo na ka thënë qe janë te jashtëzakonshme. Nese dikush mund te mi listoje 3-4 arritje se i madhi na tha qe fajin e ka Saliu po ai vetë cfare ka bërë?

    Përgjigju
  • Xxxx: 01/02/2025 18:46

    Ne jemi nje familje vlonjate historikisht e majte dhe per fat te keq nuk votojme fare.Kjo sepse ju ne krye te PS se Vlores vendoset Vilma Bellon qe vendos ne vende pune ata qe ajo deshiron dhe heq ke deshiron ajo.Gjithesesi suksese kryeminister.Ky nuk eshte vetem opinioni yne por i shume vlonjateve dhe sidomos ish studenteve te saj qe e dine sesa euro paguanin per nje provim

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/02/2025 17:39

    Qè nga zv/kryeministri nè arrati, tek ministrat nè burg apo nèn hetim, e deri tek kryebashkiakèt qè ky i zgjidhte vetè dhe sot popullojnè burgjet,,,,,"vetèm kètè e kemi tè pastèr". Ky, kujton se njerèzit hajnè bar. Ashtu siç po zhduket "miku" i tij Vuçiç nè Serbi, bashkè me sistemin e tij tè njèjtè si ky "rilindasi" i hajdutève tanè,,bazuar nè propagandè boshe dhe hajdutèri tè pastèr,,,ky yni ZHDUKET pèr 24 orè dhe arratiset si zèvèndèsi i tij. Shqiptarèt,,mjaft tè ngrihen nè protestè njèherè, por ama, pa atè "opozitèn" e menderosur qè mban nè kèmbè kètè mashtrues.

    Përgjigju
  • Ops: 01/02/2025 16:15

    me kenete se ti dhe ceta jote e bratkosave dhe hajnave ska pas ne historin e shqiperis , hajdut me cizmeee

    Përgjigju
  • Eskobari mediatik: 01/02/2025 16:08

    Na shpjegon pak per cfare cmimi e Ke fjalen kur thua se pse do drejtoj vendin me çdo cmim

    Përgjigju
  • lumi: 01/02/2025 15:36

    C'FARE KE BERE QE TE MARRESH MANDATIN E 4...ASGJE...POPULLI DO TE COJE ATJE KU E MERITON.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?