Kryeministri Rama kishte dhe një mesazh për të rinjtë për ‘baltosjen’ që opozita ka ndërmarrë pas intervistës së Arben Ahmetajt ish zv/kryeministrit në arrati prej qershorit 2023. Numri 2 I qeverisë nën hetim për disa vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Duke sharë, shpifur, akuzuar, sajuar, fabrikuar përshtyrë,bërtitur ulëritur ata do ju thonë se unë dhe ne jemi çdo gjë që në fakt janë ata vetë. Por ju do të shikoni Shqipërinë dhe do ti thoni vetes dhe të tjerëve, kush e bëri më të mirë mund ta bëjë edhe më të mirë akoma, ndërsa kush e la keq do ta bëjë simos më keq.
Ata do ju thonë se unë dhe ne jemi një çetë hajdutësh sepse ja ky dhe ai që ishin deri dje me ne, madje deri një karrige më tutje nga unë janë sot në duart e drejtësisë apo në kërkim nga drejtësia por ju do i thoni vetes e të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që e përdorëm pushtetin tonë për ti dhënë pavarësinë drejtësisë sot nuk do të kishte asnjeri të lidhur me pushtetin politik të sotëm apo të djeshëm para drejtësisë sic nuk pati kurrë më parë, nga viti 1912 deri kur ne bëmë reformën në drejtësi.
Reformën në drejtësi e bëmë jo për të luftuar kundërshtarët përmes drejtësisë por për tu dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real për ndërtimin e një shteti të së drejtës që ky popull nuk e ka pasur kurrë. Sot PS ka shansin historic të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, kosto e çdo çmim por me vendosmërinë e arritjes së atij suksesi që do të mbetet në histori.
Do ju thonë ka ardhur koha që Edi Rama e PS të ikin e ju do I thoni vetes dhe atyre po ne do të ikim, por do ikim vetëm përpara. Sa më shumë të na lehin nga prapa aq më shumë do të ikim përpara se aq më larg do të duam të jenë zërat që na gërricin veshin me lehjet e tyre.
Lajmi kryesor:
Rama: S'është koha të digjni votën! Opozita, kënetë bretkosash me në krye 'bufin e stërplakur! I dhamë pavarësi drejtësisë! Më 11 maj PS merr mandatin e katërt
S.G/r.k./ReportTv.al