TIRANË- Me raportin e OSBE-ODIHR në njërën dorë dhe me një lajm të portalit të familjes Berisha, PD u ul përpara Komisionit të Ankesave në KQZ, për të kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe përsëritjen për qarkun e Kukësit. Në listën e provave që Berisha kishte paraqitur edhe një shkrim i portalit të familjes së tij, ku Eduard Shalsi akuzohet se u ka ushtruar presion policëve, por në fakt ajo foto është publikuar nga vetë Eduard Shalsi ditën e dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.
KAS rrëzoi tre kërkesa të PD, atë për të hapur kutitë, kërkesën për kryqëzimin e shenjave të gishtave nga pajisjet PEI me votuesit dhe kërkesën për vënen në dispozicion të regjistrave të posaçëm të çdo qendër votimi. Nga ana tjetër KAS, pranoi të shikohen firmat e votuesve në diasporë, që janë sjellë në KQZ nga kompania postare DHL, si edhe raportin e audituesve teknicienë.
Seanca zgjati 3 orë dhe do të vijojë sërish më 30 maj ora 10:00 pasi KAS do të marrë provat e pranuara. Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, teksa lexoi pretendimet para KAS, kërkoi që ankimimi i aleancës së opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës të merrej parasysh.
"Pati parregullsi të shumta brenda dhe jashtë vendit me votën e diasporës", tha ai mes të tjerash, duke pretenduar se rezultati mund të kishte dalë edhe 3-0 në mandate në favor të opozitës. "Ne mendojmë se ndarja e mandateve mund të ishte në favorin tonë, shkeljet janë të tilla që mund të kishin ndikuar edhe në ndarjen e rezultatit", vijoi ai.
Kurse nga ana e saj, organi vendimmarrës i KQZ me përfaqësuesit e tij u shpreh se vendimi për tabelat e rezultateve u mor mbi bazën e të dhënave dhe moskonstatimit të parregullsive serioze që deformonin rezultatin.
Sipas tyre, edhe gjatë procesit të votimit nuk ka pasur parregullsi për të kërkuar pavlefshmëri zgjedhjesh dhe as gjatë procesit të dorëzimit të kutive, numërimit dhe tabelave përfundimtare.
“Nuk ka bazë ligjore mbi këtë ankimim”, ishte konkluzioni përfundimtar i relatimit të KQZ-së.
Pavlina Doçaj, Drejtore e Ligjshmërisë në KQZ, mes të tjerash u shpreh:
“Numëruesit dhe Komisionerët e PD, firmosën dhe nënshkruan të gjitha tabelat përmbledhëse. Jo vetëm që nuk kanë kontestuar proçesin, por i kanë firmosur ato. Nuk jemi në kushtet e përsëritjes së zgjedhjeve sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor. Ne nuk mund të përsërisim zgjedhjet për një shkrim portali”.
Franc Nuri, përfaqësues i PD, foli edhe për çështjen e votës së diasporës, por pranoi se nuk e dinte se çfarë kishin bërë përfaqësuesit e opozitës në çdo cep të vendit:
“Ne nuk dimë çfarë kanë bërë përfaqësuesit tanë në çdo cep të vendit. Ne kemi kontestuar votën e diasporës, minimalisht”.
Beteja për Kukësin do të vazhdojë për çdo qark, e do të përfundojë me vulën finale nga Kolegji Zgjedhor. Me interes pritet rasti i qarkut Tiranë, ku PD shpreson që nëse rinumëron votat e pavlefshme, të ketë mundësinë të bëjë deputet Ilir Alimehmetin, duke i marrë mandatin e dytë partisë Mundësia në këtë qark.
Një nga provat e pretenduara nga PD për Kukësin ka qenë edhe një shkrim i portalit të televizionit të familjes Berisha. Dhe në shkrimin që Berisha e përdor si provë, pretendohet se drejtuesi politik i PS në Kukës, Eduard Shalsi po kryen shkelje ligjore pasi është fotografuar me drejtuesit e policisë në Kukës. Por në fakt kjo provë e Berishës rrëzohet, pasi takimi i Shlasit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një takim për 5 maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut.
Madje, takimi që portali i familjes Berisha e shet sikur ‘Shalsi’ është kapur mat, është bërë vetë publik nga deputeti i cili shkruan se “me emocion të veçantë mora pjesë në ceremoninë e nderit dedikuar dëshmorit Selim Halilaj, rënë në krye të detyrës në shërbim të Atdheut.” Ankimit PD i ka bashkëngjitur edhe vendimin e KQZ për certifikimin e rezultatit të 11 majit.
Ky vendim shihet me interes, pasi pritet të përcaktojë edhe vendimmarrjen për qarqet e tjera që PD konteston. Në rast se ankimimet e tyre do të rrëzohen edhe nga komisioni i Apelimit, kanë të drejtën për ta çuar në Kolegj Zgjedhor. Demokratët pretendojnë parregullsi si në votën brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.
Një nga provat që pretendon PD dhe Berisha për parregullsi në Kukës
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Në mbledhjen që po zhvillohet në KAS, ku PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, ka pasur debat edhe lidhur me listat.
Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, pretendoi se lista ka pasur edhe persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare dhe kërkoi të dhëna nëse ata kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit.
'Kemi të dhëna që persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare figuronin ende në listat e zgjedhjeve deri para pak kohë para zgjedhjeve. Kemi pasur një listë me 137 emra dhe ja kemi dhënë KQZ. Unë shpjegova se nëse ka disbalancë mes numrit të votuesve, pra personave që kanë votuar dy herë ka risk për përdorim të trenit bullgar dhe prandaj ne kërkojmë këto të dhëna. Ka pasur persona që e kanë shtetësinë shqiptare dhe figurojnë edhe tek diaspora dhe këtu në Shqipëri’, tha ai.
Ndërkohë, relatori i çështjes, anëtari i Komisionit, Ilirjan Rusmali kërkoi nga PD nëse kanë një listë të këtyre personave.
‘Pra persona që kanë lënë shtetësinë, po ju si keni gjurmuar nëse ata kanë votuar ose jo. Keni listë të këtyre personave. Në kërkesën ankimore ju se keni këtë linjë, ju mund ta shtoni, a do ta shtoni duhet që të hetohet në këtë drejtim’, tha ai.
Partia Demokratike paraqiti si provë ditën e sotme në mbledhjen e KAS ku ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, edhe një shkrim të portalit të medias së familjes së Sali Berishës.
Franc Nuri e pretendoi si një shkelje zgjedhore prezencën e kreut politik të PS-së Eduard Shalsi në një ceremoni të 5 majit për nderimin e dëshmorëve policë. Shalsi mori pjesë në Drejtorinë e Policisë Kukës dhe nuk bëri deklarata politike dhe as përdori burime shtetërore.
Ky ishte konkluzioni i KQZ-së. Drejtoresha e KQZ,Pavlina Doçaj u shpreh:
“Shkrimi i 'Syrit' nuk është provë. Mbase 'Shqiptarja.com' e ka trajtuar ndryshe këtë lajm. Me një lajm nga një portal nuk mund të përsërisim zgjedhjet!”
Kurse Elena Xhinaj, përfaqësuese e PS, nënvizoi:
“Shalsi në atë lajm nuk përdori burimet shtetërore. Ishte 5 Maji. Nderoi një familje dëshmori nga forcat e policisë. Kurse Raporti i ODIHR, nuk përbën shkak për pavlefshmëri”.
Franc Nuri, përfaqësues i PD, foli edhe për çështjen e votës së diasporës, por pranoi se nuk e dinte se çfarë kishin bërë përfaqësuesit e opozitës në çdo cep të vendit.
“Ne nuk dimë çfarë kanë bërë përfaqësuesit tanë në çdo cep të vendit. Ne kemi kontestuar votën e diasporës, minimalisht”, tha ai.
Ndërsa po zhvillohej mbledhja në KAS për ankimimin e PD-ADSHM për certifikimin e rezultatit të qarkut të Kukësit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 11 majit, pati edhe një detaj të pazakontë.
Ndërsa relatori i çështjes, anëtari i Komisionit, Ilirjan Rusmali po mbante fjalën, janë dëgjuar kumbimet e kambanës së kishës. Në shenjë respekti Rusmali kërkoi ndërprerjen, duke e shoqëruar edhe me një batutë:
“Është ‘happy hour’ (çasti i bukur), nuk kemi çfarë t’i bëjmë, na ka zënë gjashta këtu... është ora gjashtë (18:00)”, u shpreh ai.
Një ndër të paktat prova me të cilat Partia Demokratike e Sali Berishës pretendon për të kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark është një shkrim i portalit të familjes së tij për Eduard Shalsin. Prova që i është bashkëngjitur ankimit në KAS është fotoja e shkrimit për Shalsin, ku pretendohet se ka mbledhur policët në Kukës për t’i ushtruar presion për vota.
Por, në fakt e vërteta është krejt ndryshe pasi takimi i Shlasit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një takim për 5 maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Takimi është bërë vetë publik nga deputeti i cili shkruan se “me emocion të veçantë mora pjesë në ceremoninë e nderit dedikuar dëshmorit Selim Halilaj, rënë në krye të detyrës në shërbim të Atdheut.”
Postimi i Shalsit
'Prova' e PD, shkrimi i portalit të familjes Berisha
Komente
