Kronikë

VIDEO/ Merr fund vuajtja e udhëtarëve në jugun e Shqipërisë, hapet Bypass-i i Vlorës! Rama: Përfundon brenda vitit! Balluku: Monitorim me radarë, përshkohet për 20 minuta

16 Korrik 2021, 18:33| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 08:43

  • Share

VLORË- Është hapur Bypass-i i Vlorës. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, ministri Damian Gjiknuri si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishin të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor, që synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik.

Përfundimi i punimeve dhe bërja e aksesueshme e aksit do të ul trafikun e rënduar që krijohet gjatë sezonit veror. Tashmë të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur jugun këtë sezon do të kalojnë nga Baypass i ri.

Ministrja Belinda Balluku tha se në këtë rrugë do të ketë përqendrim të madh të Policisë Rrugore, si dhe do të monitorohet e gjitha me radar. Ministrja tha se rruga mund të përshkohet për 20 minuta. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, tha se ky është një lajm i shumë pritur dhe se rruga do të kalohet më një lehtshmëri shumë të madhe. Rama theksoi se ky udhëtim fut në klimën e pushimit çdo vizitor për shkak të pamjes panoramike.

Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

 

Ora 21:00
Hapet bypass-i i Vlorës, Balluku: Do të monitorohet me radarë, përshkohet për 20 minuta! Rama: Lajm i shumë pritur, pamja panoramike fut në klimën e pushimit çdo vizitor

Ministrja e Transportit dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku tha se Bypass i Vlorës do të monitorohet me radarë dhe se do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ministrja tha se e gjithë rruga e cila është 30 km, përshkohet për jo më shumë se 20 minuta dhe se ka një pamje mjaft panoramike.

‘Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojën limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. Bypassi do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantierëve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë dhe puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas skedulës. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave, nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike.’- tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama tha se hapja e bypass-it është një lajm i shumë pritur dhe se krijon një mundësi komplet ndryshe që të kalohet me lehtshmëri. Rama tha se ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor.

‘Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë pasi kalohet me një lehtshmëri të madhe. Ky udhëtim panoramik që fut në klimën e pushimit çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore.’- tha Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 17/07/2021 07:14

    Ore hapni cte doni, babloket prape nga qytetir do I bien.

    Përgjigju
  • Vlore: 16/07/2021 20:20

    Ca show qe ben je i madh po ard veliu ca kerkon ne vlore per inagurim komplet cop cop show ordiner si gjithmon fasad

    Përgjigju
  • Qejf: 16/07/2021 20:18

    Ministrja Balluku thotë që bëhet për 20 minuta, gjatësia 29 km…dmth që shpejtësia mesatare do jetë 87 km/ orë. E mban kjo rrugë e papërfunduar këtë shpejtësi? Ça thonë policët dhe radarët e tyre?

    Përgjigju
  • Lori: 16/07/2021 20:01

    Po me radhet kilometrike ne veri si do ja besh Edo...se dhe veriu hy ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Vullnet cikllopi: 16/07/2021 19:50

    Veper madheshtore.Une me nje sy jam po kam ngelur pa fjal kur e pash

    Përgjigju
  • Uki: 16/07/2021 19:42

    Unaza e re dhe shqiponja ne Laprake kur do mbaroje se na hengret?! Aty kalon perdite gjysma e Tiranes, ju thoni bypassi

    Përgjigju
  • Loni: 16/07/2021 19:37

    Ore thoni edhe flm are hapise do ishim primitivitet akoma... Tani jasht standarti apo Brenda standarti ate e gjejne organet per ate pjese... Gjithsesi ta gezojme!

    Përgjigju
  • lazy: 16/07/2021 19:31

    Sa e bukur eshte Shqiperia, po aq e shemtuar eshte cdo gje qe ben dora e njeriut. Dherat e hedhura ne te dy anet e rruges pa pike kujdesi, bordurat e shtremta, sinjalistika jo egzistente, vizat e korsise nga te bardha sic e percakton kodi rrugor tani jane bere te verdha. Lesh e li, abanistan.

    Përgjigju
    • EX MILITARY: 16/07/2021 19:57

      o mret rruga ska mbaruar akoma dhe prandaj jane vizat e verdha apo dhe ti me pule 3 more patenten.

  • Ballistat: 16/07/2021 19:09

    Te arrestohet edi rama per punimet e dobeta qe jan ber ne baipasin e vlores dhe punime jasht standartit..

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 16/07/2021 18:53

    Ka nje ndryshme, zonja Mele .Saliun yt inagurontte rruge te paperfunduara.Te kujtohet?Rruge 15 km,dhe inagurontte me vetem 1 km asfalt. NE SE di qe kjo rruge 29 km ka ,jo shume ,por 10 m te paasfaltuar denoncoje edi ramen ne SPAK..Nese jo,kerkoji falje .

    Përgjigju
    • Altin: 16/07/2021 20:08

      Shko shikoje as eshte e perfunduar deri ne fund dhe ajo pjese qe hapet eshte provizore. Vete keto te ministrise thone qe deri ne fund te vitit do mund te haprr pjeserisht. Mungojne 2 ura. 6 vite per 30 km rrugena me teper dhe kushedi eehe sa do. Kjo biba ministre vazhdon e ankohet per problemet me studimet gjeologjike qe nga koha e sales kane 8 vjet ne pushtet akoma nuk dorezuan nje pune te vetme te hajrit

  • Meli: 16/07/2021 18:10

    Dhe ne te shkretet qe mendonim se vetem Sala kishte gershere...

    Përgjigju
    • Mali: 16/07/2021 20:06

      Po të shikosh në sirtarët e tu duhet të kesh aty dhe ti një palë gërshërë, për të prerë budallëqet që thua herë pas here...

    • Platoni pellazg: 16/07/2021 19:29

      Po u beka parada e re e makinave te luksit me burim shteteror, droge e krimi ne kete segment

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?