Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi nuk ka lënë pa thumbuar presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
"Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me motivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.
Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan që udhëheq lepurin në luftë.
S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të lartaSot në vitin 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht, kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit është apsolutisht i pandashëm nga e kaluara pak më e largët dhe më e afërt nga e kaluara kur shqiptarët u gjendjen në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë dhe pak më pas ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen. Iliri në barkun e lulit jo si lepur por si luan", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Problem njerëzit e '97, Luli ka Saliun në bark jo si lepur, por luan! Balla: Prokurorë e gjyqtarë që s’kalojnë vetingun pazare me drejtësinë! Përjashtohet Alimadhi
//ReportTv.al