Bajram Begaj

Politikë

Politika uron Ramazanin, Begaj: Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë! Veliaj: Agjërim të mbarë

1 Mars, 08:07| Përditesimi: 1 Mars, 14:01

  • Share

Në nisje të muajit të Ramazanit, poltika ka përcjell urime për një agjerim sa më të mbarë për të gjithë besimtarët mysliman.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë.

“Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë! Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t'u afruar më shumë me Zotin. Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi. 

Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”- shkroi Presidenti Begaj në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Ndërkohë, një urim nuk ka munguar edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn. Nga qelia përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për një agjerim më të mbarë.

“Me nisjen e Muajit te Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe. Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit. Bekime të gjithëve! Të pranuar!”, shkruan Veliaj.

Urimin për një agjerim sa më të mbarë për besimtarët mysliman e përcolli edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali. 

'Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit, që çdokush t’i afrohet sa më shumë të shenjtës, bash siç thotë Kurani: Agjëroni që të keni drojë prej Zotit”', shkruan ajo.

Ora 12:25
Spiropali uron nisjen e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarët mysliman

1740828599_e.JPG

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit.

“Fjala “sakrificë” vjen prej latinishtes e do të thotë “të bësh një veprim të shenjtë”!  E mendoj agjërimin në religjion, e sidomos te besimi Islam, si thirrje të fortë të ushtrimit të ekzistencës sonë fizike në funksion të rritjes shpirtërore. Agjërimi përshkruhet në Kuranin e Shenjtë edhe si thirrje e fortë për zgjimin e inteligjencës te besimtari, se si të dallojë të mirën nga e keqja, dritën nga errësira. Në fakt në suren Ul - Buqarah, 2:157, ka një pasazh të mrekullueshëm: “Hani e pini derisa në zbardhje të ditës që të dini të dalloni mes fijes së hollë që ndan dritën prej errësirës”. Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit, që çdokush t’i afrohet sa më shumë të shenjtës, bash siç thotë Kurani: Agjëroni që të keni drojë prej Zotit”', shkruan ajo.

Ora 08:48
Veliaj uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit: Agjërim të mbarë, më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

1740815466_pp.JPG

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

Ai shprehet se i vjen keq që nuk do t’u bashkohet besimtarëve në darkat e përvitshme të iftarit.

“Me nisjen e Muajit te Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.

Një urim i veçantë për vëllanë tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku me kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit. Bekime të gjithëve! Të pranuar!”, shkruan Veliaj.

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 01/03/2025 14:45

    Rrofte ateizmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?