Sot një vit nga vrasja e Klodian Rashës nga polici Hajdaraj, homazhe në Tiranë për 'Dëshmorin e Atdheut'! Babai për mediat: Tentuan ta bënin kriminel

8 Dhjetor 2021, 09:49| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 20:08

  • Share

Një vit më parë, në një ngjarje shumë rëndë që tronditi vendin dhe shkaktoi protesta të mëdha, një i ri 25-vjeçar humbi jetën nga një plumb i dalë nga arma e punonjësit të policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Sot janë njoftuar homazhe për këtë ngjarje ndërkohë që familja ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar birin e saj, 'Dëshmorin e Atdheut'.

Në një prononcim për mediat, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, tha se segmente të caktuara kërkuan ta bënin kriminel.

"Lus Zotin që t'ia kthejë në gëzime në familjet e tyre. Këtë tragjedi e kanë mësuar kudo në të gjithë botën. Mua më plagosi shpirtin. Dua që të shpreh mirënjohjen për secilin që ka shprehur interes ndaj familjes sime. Nuk ka qenie njerëzore që të imagjinojë që në vitin 2021 një prind të blejë gjakun e fëmijës së vet. Segmente të caktuara u munduan ta përbaltin figurën e djalit, duke tentuar ta bënin atë kriminel, duke i vendosur edhe armën në dorë", tha babai.

Kujtojmë se autori i vrasjes, ish-efektivi i forcave 'Shqiponja' u dënua nga Gjykata e Tiranës me 15 vite burg, por ai do të kryejë vetëm vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi

25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

 

Ora 19:41
'E vrau diktatura'/ Homazhe për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme, ndizen qirinj dhe vendosen foto

 

Një vit më parë, 25-vjeçari Klodian Rasha u vra shumë pranë shtëpisë së tij në Tiranë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Vrasja e të riut asokohe shkaktori revoltë dhe qytetarët u ngritën në protesta.

Teksa sot kujtojnë Klodianin, disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe në nderim të tij pranë Ministrisë së Brendshme. Në pamjet e siguruara, shihet se ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i të riut Rasha.

‘E vrau diktatura’, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet; ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’, duke iu referuar arsyes se përse të riut iu kërkua nga policia që të ndalonte pas vendosjes së orës policore.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/12/2021 00:08

    Kur shpall dike /deshmor i kombit/,personi qe ka nderin te marre kete titull,ka bere sakrificen me te madhe PER KOMBIN,,ka luftuar dhe ka dhene jeten.Cfare sakrifice ka bere Klodiani,per cfare kauze e dha jeten,cilin ka luftuar?!Tani, e kuptoj qe shtetit i duket sikur e ka vdekjen e tij ne kurriz dhe keshtu qeteson ndergjegjen e vet,por t'a japesh kete titull qe eshte me i larti nga te gjithe,kaq lire,eshte fyerje per deshmoret e vertete qe e kane merituar 100 %.

    Përgjigju
  • Mario: 08/12/2021 15:46

    Qe u vra ne ate lloj menyre ishte tragjike, por qe ta shpallesh 'Deshmor te Kombit', kjo eshte shume e tepert.

    Përgjigju
  • valon: 08/12/2021 12:34

    Vrasja qe beri polici ishte e pa falshme por ne periferi te Tiranes te dalesh ne 2 te nates me pistolete ne brez per te pire nje "kafe" ne kohe ndalim qarkullimi dhe te behesh deshmor eshte turp i kombit.... Perseri them qe polici beri nje krim....

    Përgjigju
    • Grupi: 08/12/2021 20:21

      Ende e beson ti se pistoleta ishte e viktimes??? Arma u gjet e paster pa asnje gjurme gishterinjsh. Kush e patroi viktima qe po ikte me vrap? E pe ne video menyren sesi e qelloi ai polic kriminel dhe i droguar. E kupton ti cfare krimi i tmershem eshte hedhja e nje arme ne vendin e krimit nga policia? E kupton ti cfare do te thote nje polici qe posedon arme te parregjistruara? Kjo i ben ata vrases me uniforme qe jane me te rrezikshem se kriminelet e mafies. Shteti nuk ndeshkoi keta bandite me uniforme por i dha titullin deshmor nje te fatkeqi. E kuoton cfare ndodh me ndeshkimin qesharak qe i dhane atj horri te droguar dhe mos ndeshkimin e atyre qe hodhen armen? Shikoji Shqiponjat me motor sesa i ksne vareset e floririt ne qafe, shikoji me cfare sjellje rrugacerore ju drejtohen qytetareve. Ministri dha doreheqjen por nuk mjafton, i gjithe zinxhiri komandurs dhe rekrutues i atij reparti duhej shkarkuar. I gjithe ai repart i duhet nenshtruar periodikisht testit te droges dhe figures, ndryshe sjellja kriminake e tyre do ju kthehet mbrapsht dhe atehere do jete vone. Duam polici te forte por qe te veproje brenda kornizave ligjore.

  • vlora: 08/12/2021 11:11

    Ngjarja ishte e rende,megjithate shteti mori pergjegjesine e tij.Me te gjitha dakord por kjo deshmor i atdheut stonon shume jo pak,megjithate u kujtofte per mire

    Përgjigju
  • Polici: 08/12/2021 11:04

    I vetmi deshmore qe njeh bota qe dha jeten duke i ikur policit me vrape.. vetem ne shqiperi gjen deshmore te tille.

    Përgjigju
  • Rudi: 08/12/2021 10:57

    Familja te rroje e ta kujtoje por deshmor atdheu sikur ja kane fut kot vallai. Per kurjozitet po kerkoja ne google vrasjet qe ka bo policia ne Europe, dmth vrasje te tilla si ne rastin e Klodjanit dhe ka disa te tilla specifikisht ne Itali,Belgjike dhe Spanje dhe ne asnji rast nuk eshte shpallur deshmor atdheu i ndjeri dhe ne asnji rast nuk i eshte dedikuar ne rruge me emrin e te vrarit. Tashi qe kemi shtet leshi kjo dihet, qe kemi pas nji ish drejtor policie arrogant kurve kjo dihet por te behen kto lloj veprimesh sikur nuk eshte dinjitoze per nji shtet qe supozohet te jete demokratik

    Përgjigju
  • Realisti: 08/12/2021 09:59

    I paharruar per familjaret e tij! Po per deshmor atdheu nuk ishte pak si e tepruar...

    Përgjigju
    • O kok penisi@: 08/12/2021 11:31

      Shqiperia prandaj shkon keshtu per M sepse ka shume kokepenisa qe mendojnë si ty... Shteti te denoj vrasesin dhe te dëmshpërblejë me aq sa mundet familjaret, por te besh deshmor dhe ti japesh0te njejtin titull me ata qe vertet dhane gjakun per kete vend eshte idiotësi.. Nejse e di qe ti si penis qe je nuk kupton dot me shume!!

    • Polici: 08/12/2021 11:21

      O Realist arma ishte e Klodit.. arme e modifikuar qe e blen online me 50 euro. Arme e tille ishte, tipike per barbonat ne Tirane qe dalin per nje cik ajer te paster ne mes te nates. I iku me vrape policit dhe hodhi armen qe kishte nga frika se mos hante burg pasi ish arrestuar njeher per plagosje me thike deshmori. Kjo eshte e gjitha, fatmiresisht njerezit nuk i bene dot budallenj Rama qe e beri deshmore dhe Lali Eri qe i dha emrin e Klodianit rruges. Baba ta gezoj pensionin qe paguhet nga taksat tona.

    • RealistPen*si: 08/12/2021 10:59

      Me e pakta qe mund te bente shteti kjo ishte. Duke qene se u vra nga nje perfaqsues i shtetit. Te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperi e kemi thyeri 1 ose 2 here oren policore edhe asnjeri nuk na ka besdisur. Klodit i moren jeten edhe i vendosen edhe pistolete ne dore....kush e beri? Nje nga keta pisa qe perfaqeson shtetin albanez....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?