Prokurori Adnan Xholi

Në sitën e Vettingut kontrolluesi i prokurorëve/ KPK: Adnand Xholi justifikon pasurinë, ka burime të ligjshme

11 Tetor 2018, 09:34| Përditesimi: 11 Tetor 2018, 16:13

  • Share

TIRANE- Ditën e sotme është zhvilluar seanca dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Adnan Xholi. Për këtë seancë prokurori Xholi është i pranishem pa praninë e avokatit.

Sipas raportit të ILDKPI-së, Xholi nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk e ka fshehur atë. Hetimet janë thelluar nga KPK-ja, ku edhe ka rezultuar se prokurori ka në emër të tij: një apartament me sipërfaqe 107 m2 porositur për t’u blerë në 2004; një makinë tip “Benz” e vitit 2004; kursime në llogarinë bankare në shumën e 2 milion e 5 qindmijë lekësh dhe një tokë bujqësore me sipërfaqe 22m2 në Lushnje, tokë e cila është në emër të bashkëshortes.

Nga hetimi i KPK rezulton se deklarimet dhe gjendja reale e të dhënave të prezantuara nga Adnand Xholi përputhen por megjithatë prokurori ka pasaktësi vetëm tek vetëdeklarimet cash e llogaritë bankare.

Gjithashtu rezulton se prokurori për disa vite ka mungesë likujditeti për disa shpenzime por në seancën dëgjimore ai ka sjellë edhe disa dokumente shtesë për t’u analizuar nga trupa gjykuese.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, sipas DSIK Xholi është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën, gjithashtu edhe në vlerësimin profesional Adnand Xholi rezulton i aftë.

Para trupës gjykuese Xholi shprehur vlerësimin e tij për Vettingun duke i kërkuar trupës gjykuese një rezume të çëshjteve të hetuara nga ai, të cilat sipas tij kanë të bëjnë me krimet më të rënda që kanë ndodhur në vend.

Kam hetuar disa nga krimet më të rënda të ndodhura në Shqipëri. Kam hetuar emra të njohur të botës së krimit. Kam kërkuar disa dënime me burg përjetë. Kam sekuestruar miliona euro pasuri të mafias. Kam hetuar bandën e Lushnjes, bandën e Durrësit, po ashtu dhe degë të Sacra Corona Unita.

Adnan Xholi, prokuror

Më tej, ai ka një kërkuar një vlerësim objektiv dhe një konfirmim në detyrë pasi sipas tij i është faturuar padrejtësisht  një kredi të marrë në 2005 kur realisht ajo është marrë në 2006.

Më faturoni një kredi të marrë në 2005 por kur realisht ajo është në marrë në 2006 dhe që atë kohë ka nisur e të paguhet. Kërkoj të vlerësoni objektivisht qëndrimin tim dhe kërkoj konfirmim në detyrë.

Adnan Xholi, prokuror

Vendimi për Adnan Xholin do të jepet më 16 tetor ora 10:00 nga trupa gjykuese, e cila përbëhet nga: Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 11/10/2018 11:24

    Je me fat prokuror, me ket trupe qe te ka rene, ke 87% shanc ta kalosh Vetting-un. Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?