Tiranë- Tirana mirëpriti 13 liderë të Europës Juglindore dhe Ballkanit në kuadër të ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, SEECP, ku vendi unë përmbylli me sukses presidencën.
Në këtë samit të drejtuar nga presidenti i Republikës Bajram Begaj që mbante kryesimin e radhës Shqipëria shprehu shqetësimin për luftën Lindjen e Mesme.
Presidenti Begaj tha se një deklaratë në linjën e Tiranës zyrtare për situatën me luftën u firmos nga 11 vendet pjesëmarrëse, por u refuzua nga Serbia e Bosnja Hercegovina. Po ashtu, një deklaratë shtesë ishte edhe për Kosovën.
'Deklarata u votua nga shumica e vendeve dhe u refuzua nga Serbia dhe Bosnja që kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar. Ne ramë dakord që çështja e vendosjes së sanksione ndaj Kosovës është e padrejtë dhe duhet që të ishte zgjidhur shumë më para', tha ai.
Presidenti Bajram Begaj, ripërsëriti mbështetjen për të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të saj në konfliktin me Iranin. Begaj i bëri thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore.
“Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet. Po ashtu, i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, përfshirë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore”, tha Begaj.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se ishte ajo që propozoi në tryezën e diskutimeve, që të hiqen sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosur ndaj Kosovës, por që Serbia ishte kundër.
'Meqenëse ajo deklaratë nuk kishte asnjë pjesë ku shtetet do të kërkonin heqjen e masave të padrejta të BE ndaj Republikës së Kosovës, unë kam propozuar që po ashtu të ketë një paragraf të tillë. Siç mund të prisni, Serbia ishte kundër edhe për një çështje të tillë', tha ajo.
Samiti me temë: “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” synon që anëtarët aspirantë të BE-së, vendet e BE-së dhe partnerët të bashkëpunojnë duke reflektuar mbi progresin e kësaj platforme për të ecur përpara në të njëjtin drejtim në përballimin e sfidave të përbashkëta.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.
Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.
Në mbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Bajram Begaj sqaroi qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratën e përbashkët të miratuar. Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit konfirmoi se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina refuzuan nënshkrimin e saj, ndërsa pjesa tjetër e vendeve e mbështeti.
Gazetarët: Serbia ka refuzuar të nënshkruajë deklaratën e përbashkët?
Presidenti i Republikës - Përshëndetje! Faleminderit shumë për gjithë këtë pritje dhe për prezantimin si duhet të një samiti, i cili ka vlerë të madhe për të gjitha vendet e Evropës Juglindore jo vetëm për faktin e një procesi anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por edhe të bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi rajonal për ne është i rëndësishëm, sepse çdo zgjidhje në mënyrë paqësore dhe bashkëpunuese nëpërmjet dialogut do të sjellë zhvillim, do të sjellë prosperitet, do të sjellë stabilitet dhe paqe për të gjithë rajonin tonë.
Gazetarët: Cili ka qenë qëndrimi i Serbisë?
Presidenti i Republikës: Në fakt, ne sot patëm një qëndrim, ishte deklaratë e Tiranës.
Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. U refuzua nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, të cilët kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar deklaratën e përbashkët. Ne ramë dakord që çështja e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës, një çështje që unë e kam deklaruar në të gjitha daljet e mia publike, është një çështje e padrejtë, një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë më parë, dhe nesër është shumë vonë, sepse sanksionet nuk janë vendosur për politikanët kosovarë, sanksionet janë vendosur për qytetarët e Kosovës, për të pasur shërbime të mira publike.
Gazetarët: Pjesa e sanksioneve do të jetë pjesë e deklaratës së përbashkët?
Presidenti i Republikës: Është një deklaratë shtesë, që është e shënuar në protokoll, që bëhet bazuar në të gjitha ligjet ndërkombëtare, e bërë nga Prishtina.
Gazetarët: Po pretendimet e Serbisë ishin për çështjen Gaza dhe për luftën në Ukrainë?
Presidenti i Republikës: Beogradi dhe Sarajeva kishin pretendimet e tyre për çështje të lidhura me sigurinë, por unë mendoj se siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë sonë, siguria është një term dhe definicion më i përhapur, më i gjerë, dhe çfarëdo ndodh sot në botë është një rrezik për stabilitetin jo vetëm atje ku ndodh, por për të gjitha vendet e botës. Ne e kemi kuptuar shumë mirë se çfarë ndodhi me agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës, që solli, mbi të gjitha, probleme jo vetëm për vendet e përfshira në konflikt, por po ashtu edhe për vende të tjera në prishjen e zinxhirit të furnizimeve.
Gazetarët: Në takimet me dyer të mbyllura keni patur diskutime apo qëndrime mbi konfliktin e nisur mes Izraelit dhe Iranit? Ka pasur qëndrime të përbashkëta apo të kundërta, nisur nga fakti që prezent ka qenë Ministri i Jashtëm i Turqisë?
Presidenti i Republikës: Patjetër, unë thashë që deklarata e Tiranës zyrtare u miratua nga shumica e vendeve pjesëmarrëse, kështu që kur them u miratua nga shumica, përveç Beogradit dhe Sarajevës, të tjerët nuk kishin asnjë lloj pretendimi. Ajo çfarë ne thamë, është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë është 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Kemi hapur edhe kapitullin përkatës për këtë gjë dhe besoj se është gjëja e duhur që ne kemi bërë.
Presidenti bullgarw Rumen Radev, deklaroi se Bullgaria mbështet vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
'Bullgaria merr sfidën e bashkëpunimit të procesit të Evropës Juglindore dhe do të festojmë edhe përvjetorin e 30 dhe duke u nisur edhe nga deklarata e përbashkët. Ne, duke qenë për herë të katërt në kryesi, do të zhvillojmë atë që kemi bërë deri tani, do të bëjmë më të mirën me vizionin dhe domosdoshmërinë për të zgjidhur të gjitha sfidat që has rajoni ynë. Prioritetet e kryesisë natyrisht që do të synojnë pikërisht këto, përshpejtimin e integrimit evropian brenda rajonit bazuar në merita.
Lidhja ndërmjet tjetrit, gjithashtu kapitali njerëzor, 150 milion qytetarë. Unë do të doja t’ju garantoj juve që Bullgaria është shteti më i afërt dhe ka dëshirën e zjarrtë për të shtrirë dorën dhe për të qenë ndihma që shoqëria juaj dhe shteti të trajtojë sfidat në mënyrë më të shpejtë. Nëse ne synojmë të njëjtin objektiv që vendet e rajonit t’i bashkohen BE dhe të bëhen shtete anëtare, Bullgaria si një anëtare për një kohë të gjatë e BE dhe si kryesuese e kësaj iniciative vepron në mënyrë aktive në politikën e jashtme dhe mbështet proceset', tha ai.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova tha se integrimi europian i rajonit po përballet me pengesa që vijnë nga e kaluara.
Por, sipas saj, pengesat e kaluara s'do ta ndalin integrimin
'Të samiti të në Shkup jam i kënaqur që përsëri jam pjesë e këtij procesi dhe urime për organizimin dhe mirënjohje për ata që kanë bërë për përparimin e përbashkët. Ne nuk do të arrijmë kurrë tek solidariteti, humanitet i tillë dhe një kujdes i tillë. Kjo do të thotë që solidariteti rajonal është një praktikë e vërtetë. Dua të them gjithashtu që ka pengesa që kanë penguar integrimin evropian të rajonit. Them që ka tragjedi nga e shkuara që thonë se ne jemi periferia.
Veprime të tilla nuk do të sundojnë në astin tonë, jo vetëm që nuk do të pengojnë procesin por do të përfundojnë… ato e ndikojnë fuqishëm pamjen e rajonit që ne po hasemi me eksode dhe depopullim dhe të rinjtë po largohen nga vendet tona dhe kjo është një tendencë e konsiderueshme dhe kjo ndodh jo vetëm në ekonomi. Mesazhi është që ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeoekonomike, na bashkëpunim, digjitalizim, sepse nëpërmjet bashkëpunimit do të ndërtojmë një rajon më konkurrues. Ne mbështesim integrimin e përbashkët dhe integrimin e përbashkët. Unë them shpesh që sa më të bashkuar të jemi aq më rezistentë do të jemi karshi sfidave', tha ajo.
Presidenti Bajram Begaj shprehu shqetësimin e Shqipërisë për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Presidenti theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit europian.
‘Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Këto konflikte janë një paralajmërim dhe Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal. Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje, Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi europian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor’, tha ai.
Komente

SA President Idiot QE kemi .se clidhje kemi ne te mbeshtesim Öse te mo's mbeshtesim o aervila.thjesht mundej te thoje u bejm thirje te gjejn menyren per te ndaluar gjakderdhjen.izraeli ka te drejt te Ket Koka nukleare e te mnroj qytetaret e vet.kurse irani ska.e kuptojn SA qesharak je o Bajram raporti 5mij lek
Përgjigju