Gjyqi/ Fredi Beleri përballet me kallëzuesin! SPAK: I infiltruari u kërcënua pas padisë! Kryepolici i Himarës: Kam përgjime! Dëshmitarët: Na dhanë lekë për votat

7 Nëntor 2023, 12:18| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 21:21

  • Share

TIRANË- Qytetari nga Himara Arsen Rama, i cili denoncoi Fredi Belerin dhe bashkëpunoi me prokurorinë, është kërcënuar pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë më 12 maj me akuzën për blerje votash. Kjo u bë e ditur në seancën e radhës ndaj  Bejlerit në Gjykatën e Posaçme, nga prokurorja e Spak, Dorina Bejko, e cila kërkoi që pyetja e tij te behej me dyer te mbyllura.

Sipas prokurores Arsen Rama dhe familja e tij janë kercenuar, madje atij i është dëmtuar edhe makina, ngjarje për të cilën ka bërë kallzim edhe ne prokurorinë e Vlorës. Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka zgjatur rreth dy ore, ku mësohet se ai ka qëndruar deklarimeve te dhëna edhe në fazen hetimore por sipas avokatëve të Bejlerit, gjithçka është e sajuar dhe ai është paguar për shërbimin e dhënë nga policia  

Në seancë u pyetën dëshmitarë e tjerë të prokurorisë, mes te cileve edhe ish shefi i komisaritit të Himarës Ermal Ajdini i cili tha se pasi ka marrë informacion se po bliheshin votat ka nisur hetimet dhe pas verifikimeve, informacioni ka rezultuar i vlefshëm. Ai tregoi se në fund të prillit të 2023 Arsen Rama e kishte telefonuar  ku e kishte njoftuar se po bliheshin vota për Alfred Belerin

.“Pas marrjes së këtij informacioni kam kryer verifikime dhe me ka rezultuar i saktë", tha Ajdini, dhe kishte kishte njoftuar menjehere eproret. Ish-krypolici i Himarës tregoi se Arsen Rama kaishte vendosur që të bashkpunojë me prokurorin, për të bërë veprimet stimuluese. ku ka nënshkruar një marrveshje bashkepunimi. Sipas Ajdinit Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë. Ne gjykatë dëshmuan edhe dëshmitaret Gligor Merkuari, Matilda Merkuri të cilët kanë pranuar se u kishin premtuar para në kembim të votes për zgjedhjet e 14 majit ne Himare. Seanca u ndoq edhe nga ambasadorja greke në Tiranë.

 

Gjykata e Posaçme, rrëzoi edhe dy kerkesat e Fredi Bejlerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe kërkesën për perjashtimin e gjithë trupit gjykues, duke i cilësuar kërkesat të pabazuara. Nga ana tjetër, gjykata e lartë, përcaktoi GJKKO-në si kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Belerit për lirim nga burgu për tu betuar, megjithëse kjo kërkesë i është rrëzuar nga e njëjta gjykatë më 26 qershor 2023.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.

1699356672_page.jpg

Kallëzuesi Arsen Rama

Ora 16:53
Seanca për kryebashkiakun e Himarës, dëshmitarët: Na ofruan 200 mijë lekë që të votonim Fredi Belerin

1699372900_bbb.jpeg

Në gjyqin me dyer të mbyllura për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri kanë dëshmuar edhe Gligor e Matilda Mërkuri, të cilët thanë se nuk e kishin idenë që emri i tyre ishte në listë.

Gligor Mërkuri: Nuk e di se si emri im doli tek lista. Më erdhi në shtëpi një kushëri i nënës, na tha votoni Belerin dhe do ju jap 100 mijë lekë (të vjetra), pra 3 vota. Ne nuk kemi pranuar lekë as nuk kemi shkuar për të votuar.

Matilda Mërkuri: Nuk kam dijeni që emri im ishte në një listë votuesish, Niko Panajoti me ka premtuar 200 mijë lekë (të vjetra) për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën.

Ora 16:47
'Përgjimet janë kryer me autorizim', Fredi Beleri debat me kryepolicin e Himarës në gjyq

1699372238_000000.jpeg

Kryepolici i Himarës Ermal Ajdini në gjyqin që po zhvillohet sot për Fredi Belerin është shprehur se pasi ka marrë informacion se po bliheshin votat ka nisur hetimet dhe pas verifikimeve, informacioni ka rezultuar i vlefshëm. Ai foli dhe për rolin e Arsen Ramës në këtë çështje, ndërsa më pas ka ndërhyrë dhe vetë Beleri i cili i ka drejtuar dhe disa pyetje.

Ermal Ajdini: Unë në janar te 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezatuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërteta. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkpunojë me prokurorin, për të bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrveshje bashkpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar arsen ramën për të kryet të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë.

(Pyetjet nga avokatët)

Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prillë e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kam dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet që në kishim përpos parave qyetarëve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në greqi.

Pyetje nga avokatët: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

Ermal Ajdini: Në dijeninë time po pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Vlorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.

Beleri: Keni pasur urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autoriziar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mend emrat e listës.

Ora 13:32
Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë vendos: Kërkesën e Belerit do e shqyrtojë GJKKO

1695059384_fredibeleri.jpg

Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Durrësit kishin shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e funidt vendosi që do të jetë GJKKO që do marrë vendimin nëse do lirohet ose jo për t'u betuar Beleri. 

Më 26 qershor GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për leje për t'u betuar. Beleri paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00. GJKKO sqaroi se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh. 

Ora 12:30
I kërcënuan familjen dhe i dëmtuan makinën! GJKKO vendos, kallëzuesi i Fredi Belerit do të pyetet me dyer të mbyllura

1699356672_page.jpg

Kallëzuesi i Fredi Belerit, Arsen Rama do të merret në pyetje sot në GJKKO në seancën me dyer të mbyllura.

Vendimi është marrë nga GJKKO pas kërkesës së bërë nga prokurorja Dorina Bejko e cila deklaroi se dëshmitari Arsen Rama dhe familjarët e tij janë kërcënuar gjatë kësaj periudhe, duke i dëmtuar edhe automjetin.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben Metani: 07/11/2023 17:27

    O Lali, Arsen Rama është hero. Ti që shkruan se është spiun ne kuptimin e keq të fjalës je duke gabuar shumë. Po, ai është spiun, por në kuptimin e mire. Ai është spiun per të mirën tende, per të mirën time, dhe per të mirën e gjithë Shqiptarëve dhe të Shqiperisë. Ai ështe Hero. Ndersa ti o Lali, jam i sigurtë qe ti do spiunoje te Greku, sikur Gjergji Goro te blinte vota. Por ti je vetëm spiun, dhe jo Hero, sepse spiunon per interesa personale ekonomike, dhe jo per interesat e atdhet tënd, Shqipërise.

    Përgjigju
  • Gjuetari: 07/11/2023 14:51

    Derri do pëlumb jo llafe!

    Përgjigju
  • Tahipi: 07/11/2023 13:06

    Këta e kërcënojnë se flasin nen tavolina. Me pas shtet ta tregoj kërcënimin. E beleri rri brenda te shtohet nji akuz tjetër. Merre me sportivitet

    Përgjigju
    • Lali: 07/11/2023 13:33

      Ai nuk eshte bashkpuntor i drejtesise ai u fut qe ne krye te hefes si spiun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?