Seanca paraprake në GJKKO ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati, në lidhje me privatizimin e fabrikës 'Buka', është shtyrë. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës është caktuar më datë 16 shkurt.
Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, SPAK rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e Buka e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi.
Edhe pse trashëgimtari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika Buka me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimisht me shkresa vendimet e gjykatave Ahmetaj asnjëherë nuk e ndali procesin e ankandit kur në fundore përfitoi biznesmeni Lirim Fezollari, me të cilin sipas SPAK kishte njohje të gjatë.
Më 7 dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-zëvendës kryeministrit.
Ish-zv.kryeministri, ndodhet në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dy procedimeve të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për “Fshehje të pasurisë", “Korrupsion pasiv" dhe “Pastrim parash”. Atij i janë sekuestruar disa pasuri dhe prona dhe një pjesë e tyre dyshohet të jenë vënë falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që ndodhen po ashtu në kërkim.
Pyetja eshte kjo: A do ta braktise perfundimisht AlexSorosi zemren dhe mushkerine aktuale te korrupsionit qeveritar shqiptar??? Te gjitha gjasat thone se kjo braktisje perfundon me 16 shkurt,ska me edhe 14 dite. Mbi 80% e popullit shqiptar pret RËNIEN NË HUMNERËN PAKTHIM te SEKTIT RILINDJE@PS dhe tere KLIKES MAFIOZE,VRASESE,GRABITESE 33 VJEÇARE
PërgjigjuVetem shpellaret e Sali non grates e paragjykojne SPAK-un,tigri Ajmetaj po te ish burre nuk aratisej por perballej me drejtesine sepse kjo drejtesi kurre nuk ka qene me e mire sepse monitorohet nga miqt tane me te medhenj SHBA,dhe kjo nuk i pelqen shpellareve sepse komandanti i kane dhene dekoraten e larte NON GRATA.
PërgjigjuMe urdher te rames prokurori mungon per te fituar kohe dhe pare mendjen e Ahmetajt..se ajo dje ishte paralajmerim per ramen qe une flas po me shkele bishtin.
Përgjigju