Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

Sot sfida e Champions League, Inzaghi ul në stol Kristjan Asllanin! Jashtë edhe Lautaro

11 Mars, 12:00| Përditesimi: 11 Mars, 12:04

  • Share

MILANO - Interi dhe Feyenoordi përplasen sot në ndeshjen e kthimit në 1/8 e Champions League. Ora 21:00 do i gjejë në fushë të dyja skuadrat, me zikaltërit që kanë epërsinë e dy golave nga ndeshja e një jave më parë në Rotterdam.

Trajneri i vendasve, Simone Inzaghi ka planifikuar edhe 'luftëtarët' për këtë duel. Bie në sy se te Interi është lënë jashtë Kristjan Asllani. Edhe pse në sfidën e parë ai luajti 81 minuta shumë të mira dhe ishte ndër më të vlerësuarit në fushë, mediet në Itali tregojnë se mesfushori i Kombëtares është jashtë formacionit titullar.

Trajneri konfirmoi Sommer në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Pavard, Acerbi dhe Bisseck. Mesi i fushës nga Dumfries, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Carlos Augusto, me majën e sulmit që do përbëhet nga Thuram dhe Taremi, duke lënë kapitenin Lautaro Martinez në stol.

Formacionet e mundshme, Inter - Feyenoord

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 11/03/2025 12:11

    FORZA INTER OVUNQUE E DOVUNQUE...AMALA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?