Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan të enjten rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, duke theksuar se pa normalizim nuk ka ardhmëri evropiane për të dyja vendet.
Zoti Borrell tha se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim të tij për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas zotit Borrell, kryeministri Kurti kërkon zbatimin e aspekteve politike fillimisht, ndërsa Beogradi kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë kryeministri Kurti nuk ishte i gatshëm të ecte përpara me fillimin e një procesi të besueshëm drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai këmbënguli në fakt në zyrtarizimin e njohjes “de facto” nga Serbia si hap i parë”, tha zoti Borrell, duke theksuar se presidenti Vuçiç e pranoi propozimin e tij.
Kryeministri Kurti, tha ndërkaq se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si "kushtëzim të vjetër të Serbisë" për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
"Është për të ardhur keq që emisari evropian, (Miroslav) Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë", tha kryeministri Kurti pas takimit, duke theksuar gatishmërinë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, “një orë e më parë, në plotni, pa asnjë kusht".
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se zoti Kurti është duke iu shmangur detyrimeve siç është ai për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
"Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar", u tha Vuçiç gazetarëve.
"Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj", shtoi ai.
Udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon. Tensionet shpërthyen në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë. Protestuesit serbë u përleshën me forcat e sigurisë dhe 93 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja mbetën të plagosur.
Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e uljes së tensioneve, duke përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe duke bërë veprime për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ajo pret që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën në qershor për shkak të situatës në veri.
Zoti Borrel tha se hapat e hedhur nga Kosova nuk përmbushin kërkesat për një shtensionim të plotë. Ai tha se Bashkimi Evropian e sheh dorëheqjen e kryetarëve aktual të komunave në veri të Kosovës “si rrugën më të shpejtë dhe më të mirë për të siguruar zgjedhje të reja. Procedura tjetër, me nënshkrime është e gjatë dhe e pasigurt”.
Në muajin gusht, ligjvënës amerikane dhe evropianë paralajmëruan se diplomacia perëndimore nuk po ushtron trysni të mjaftueshme mbi presidentin serb Vuçiç, i cili ndonëse pohon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është synim u tij, vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Moskën dhe refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Vëzhgues perëndimorë tërheqin vërejtjen se Kremlini mund të përdorë Beogradin për të rindezur konfliktet në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga lufta e tij në Ukrainë./VOA/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit.
Pas takimit me presidentin Aleksander Vuçiç, Kurti para mediave tha se kanë propozuar plan për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërkaq pala serbe s’kishte asnjë propozim, por kushtëzonte me themelim të Asociacionit.
“Kam propozuar një udhërrëfyes të senkuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundur të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia se mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzim i Serbisë se njëherë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë”, tha ai.
Ai theksoi se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin e më pas me pikat e tjera.
“Nuk jemi në prillin e vitit 2013. Kjo nuk është marrëveshja e vitit 2013. Nuk mund nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm njëra dhe të vendoset si qerrja para kuajve”, ka deklaruar Kurti.
Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.
“Është për të ardhur keq që Lajçak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësuar dialogun”, shtoi Kurti.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha se nuk ishte optimiste për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës e cila u zhvillua ditën e sotme në Bruksel.
"Vuçiç ka mjaft fokus, stabilitet emocional dhe forcë për të lënë pas gjithçka që po ndodh për të mbrojtur interesat tona në mënyrën më të mirë sot. Dëshiroj të arrijmë një marrëveshje, që të vazhdojmë me rritjen dhe zhvillimin e vendit. Këto janë biseda të vështira, dikush që nuk merr pjesë në to nuk mund ta imagjinojë atmosferën, sepse duhet të jesh i fokusuar dhe të mos biesh pre e provokimeve të Kurtit”, tha Brnabiç.
Kryeministrja foli gjithashtu edhe për tema të rëndësishme për Serbinë, e cila i’u referua përpjekjeve të opozitës për të penguar rritjen e pagave dhe pensioneve, raportojnë mediat e huaja.
“Pasi opozita u përpoq të parandalonte rritjen e pagave dhe pensioneve dhe shtesën e buxhetit javën e kaluar në Kuvend, ata u ‘tërbuan’. Ajo që është e rëndësishme për mua t'u prezantoj qytetarëve tanë është mënyra se si funksionojnë mediat tona opozitare dhe manjate. Aleksandar Vuçiç gjithmonë i fajëson për diçka”, tha Brnabiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses "në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve".
"Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar", u tha Vuçiq gazetarëve.
"Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj", shtoi ai.
Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel - për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.
Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
"Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi", shkroi Borrell në platformën X, e njohur më herët si Twitter.
Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.
Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Kurti dhe Vuçiq, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t'i marrin seriozisht obligimet e tyre.
Përballje në kohë tensionesh
Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë dhe përbëjnë shumicën lokale.
Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë - nën përcjelljen e policisë - në zyrat e komunave në veri.
Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.
Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme - më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.
Duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar, Bashkimi Evropian ka kërkuar prej saj që t’i ulë tensionet duke i pezulluar operacionet policore në veri, duke i zhvendosur kryetarët e komunave në zyra alternative dhe duke shpallur zgjedhje të reja.
Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka përgjysmuar praninë e njësive policore në ndërtesat komunale në veri dhe ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja.
Për këtë qëllim, ajo ka nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, por që, sipas njohësve të çështjeve zgjedhore, ai vështirë se çon në proces të ri zgjedhor.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veri, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.
Por, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se një veprim i tillë është "kërkesë vetëm e Beogradit".
Tensionet në veri e kanë bërë Kosovën subjekt të masave ndëshkuese edhe nga BE-ja, edhe nga SHBA-ja, pasi e kanë fajësuar për moskoordinimin e veprimeve me to.
Mbi 12 vite dialog
Kosova - e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 - dhe Serbia - që vazhdon ta kundërshtojë atë - janë të angazhuara në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, bisedimet kanë nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar pastaj në nivel politik.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te çështja e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99 - por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.
Bashkimi Evropian kërkon vazhdimisht nga to që të zbatojnë gjithçka të dakorduar.
Normalizimi i marrëdhënieve, njëherësh, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë muajin e kaluar se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”./REL
Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për takimin trepalësh tha se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjes.
Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.
Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për takimin trepalësh tha se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjes.
“Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, tha Borrelli.
Disa minuta më parë ka filluar edhe takimi mes Vuçiç-Kurti dhe Borrell.
Borrell dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, fillimisht kanë pritur në takim nga ora 9:00, presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa më pas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mes Kurtit, Vuçiç dhe Borrell.
Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.
Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të japë detaje rreth takimeve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas takimit me diplomatët evropianë i cili tha se bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.
“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiç, nga ora 9:00. Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.
Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.
Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt.
Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka filluar në orën 09:00 me takime të ndara midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiç. Së fundmi janë publikuar pamjet brenda takimit Vuçiç-Borrell dhe Lajçak.
Borrelli dhe Lajçaku do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:00.
Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Është paralajmëruar që takimet të nisin prej orës 09:00 të mëngjesit.
Klan Kosova mëson se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së pari do takojnë Vuçiç dhe më pas Kurtin.
Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, pas takimit në orën 09:00, nga ora 10:00 nis takimi Borrell-Lajçak-Kurti, ndërsa në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral.
Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.
Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kishin nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë, nën përcjelljen e policisë në zyrat e komunave në veri.
Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.
Kur presidenti Thaqi thoshte se llajqaku nuk duhet te jeté ndermjetes ti allbin kurrci dhe presednike osmanka deklaronit se mezi po prisnit te punonit me llajqakun dhe tash kur vuqiqi dhe serbia me ndihmen tuaj arritjet ta fusion uçk-n ne burg si dikur dhe kur ti allbin e ke te qarte sot se çdo marreveshje me serbine do te te kushton shume shtrejt dhe JO vetem Ty por edhe mender presednike osmankes, tash llajqaku edhe per ty u ba i njeanshem, prandaj allbin tash luje kryet allbin se tka hy deri te vesht kurse osmanka po i lepijne Buzet se amaneti i tates po i shkon ne vend "brastvo jedinstvo" ta gzosh allbin kurrci 'ga shtet i pamvarur na ktheve ne Kosovo i metohije.
PërgjigjuVucici fashist serborus
PërgjigjuBrnapiçka paska shpresuar se do i ”lulzojë” sot…
Përgjigju