Samir Tahiri/ Bie denimi por edhe pafajësia për trafik droge! Apeli rrëzon vendimin dhe kthen dosjen për rigjykim: S'duhet të ndryshonte akuza! Ish ministri: Padrejtësi (Dokumenti)

26 Qershor 2020, 09:32| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 22:29

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim. Vendimi është marrë ditën e sotme, në seancën që ka zgjatur rreth 30 minuta.

Trupa gjykuese u shpreh se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para. Vendimi i shkallës së parë që dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove është rrëzuar tashmë dhe ish-ministri do të nisë betejën nga fillimi me drejtësinë. Që do të thotë se me rrëzinim e vendimit të Gjykatës së Apelit, bie edhe dënimi me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Ai do të gjykohet nga e para për tre veprat penale "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, teksa gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Tahiri e priti i qetë vendimin për rigjykimin e çështjes së tij. Duke mos pasur një vendim të formës së prerë nga drejtësia, Tahiri nuk mund të bëhet pjesë të paktën për zgjedhjet e ardhshme.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara. Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por  gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.

Ora 15:28
Report Tv zbardh vendimin e Apelit që ktheu dosjen e Saimir Tahiri për rigjykim: U shpik e re, nuk mund të ndryshonte akuza (Dokumenti)

Report Tv siguruar dispozitivin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin. Gjykata e Apelit shprehet se nuk mund të japë një vendim dënimi ndërkohë që nuk është bërë asnjë hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për të cilën shkalla e parë e dënoi ish-ministrin.

Kjo akuza, pra e shpërdorimit të detyrës, Apeli thotë se është shpikur nga gjykata e shkallës së parë, pasi nuk është diskutuar në seancën paraprake, ku gjyqtari kontrollon veprimet procedurale dhe ka të drejtë të bëjë kualifikimin e akuzës. Përderisa nuk e ka bërë gjyqtari i seancës paraprake nuk mund ta bënte ai i shkallës së parë në fund apeli në këto kushte kërkon të rigjykohet, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Pra, sipas Apelit nuk duhet të ndryshonin akuzat për "Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal për Saimir Tahirin.

"Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i tij. Ky kolegj i çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Katanias në Itali nuk plotëson kushtet për t'u cilësuar përfundimtar në respektim të nenit 34 të kushtetutës së Shqipërisë. Së dyti ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e atribuuara të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e cështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake si dhe në raport me konkluzionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoj se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të kodit të procedurës penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar-- kultivimi i narkotikëve apo dhe përhapja e kultivimit në Shqipëri. E lidhur kjo me episode konkrete të sekuestrimit dhe asgjësimit të narkotikëve në datat 13.09.2016 dhe 04.10.2016 dhe 18.10.2017.

Në lidhje me këto episode dhe kultivimin e narkotikëve, prokurorët janë shprehur se nuk kanë ngritur akuzë ndaj të pandehurve Saimir Tahiri dhe Çela por janë referuar duke mbështetur ekzistestën dhe qëndrueshmërinë e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit akuzohet se janë edhe dy të pandehurit. Gjykata e Krimeve të Rënda ndonëse e vlerësoi si kontradiktor këtë qëndrim të prokurorisë në vijim duke iu referuar episodeve që lidhen me sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në 2016-17 rikualifikon faktin penal të atribuuar të pandehurve në lidhje me trafikimin e narkotikëve në 4 episode konkrete dhe cilësuar si shpërdorim detyre.

Në vëmendje të gjykatës së Apelit është edhe parashikimi i pikës të 6 në nenit 28 të kodit penal që përcakton se anëtarët e grupit të strukturuar kriminal në rastin konkret janë përgjegjës për të gjitha veprimet penale të kryer prej tyre në përmbushje të qëllimeve të veprimtarisë kriminale. Në rrethanat e referuara më lart, kolegji çmon se një konkluzion i tillë sjell si pasojë prishjen e vendimit të apeluar-vendimit të gjykatës për krimet e rënda dhe kthimin e akteve në shkallë të parë.  Për këtë arsye gjykata e posacme e apelit vendosi; Prishjen e vendimit nr. 60 datë 19.09.2019 të gjykatës për Krimet e Rënda, aktualisht GJKKO dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë, një kolegji tjetër të saj" thuhet në vendimin e gjykatës së Apelit.

Ora 14:42
Tahiri: Jam prapë kampion, kanabisin e kam luftuar më shume se të gjithë këta bashkë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi se procesi kundër tij po zvarritet qëllimisht. Ai tha se mund ta mos kërkojë më gjykim të shkurtuar, por procesi të zhvillohet normalisht kundër tij në shkallën e parë. "Kurrë nuk kam bërë faj. Meqë prokuroria më akuzoi, e kam ndjekur këtë proces me korrektësi  maksimale duke ikur edhe nga deputetllëku duke u përballur si qytetar".

I pyetur mbi shqetësimin e prokurorit të përgjithshëm për rritjen e kultivimit të kanabisit aktualisht, Tahiri tha se 'Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë'. Pikëpyetja e vetme sot në reflektim sipas tij është nëse "duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat. 

Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën". Por a ishte kjo një akuzë për drejtuesit aktualë? "Jo, nuk po nënkuptoj asgjë, do të ketë një kohë që të flas edhe politikisht" tha ai.

Ai vlejti që hoqët dorë si deputet?
Ia ka vlejtur të përballem si qytetar, jo si ata vemjet më parë që janë përballur si pushtetar. Këmbët e mia më mbajnë edhe pa pushtet.

Si e konsideroni vëzhgimin e procesit ndaj ndërkombëtarët?
Mirë se të vijnë kushdo. Po e pashë të arsyeshme as më shkon ndërmend ti shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, me gjykim të zakonshëm, prova, dëshmitarë, lista punësh dhe rezultatesh

Edhe ish-vartësit tuaj duhet të vijnë?
Unë po ju them se jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në axhendë, apo një ditë pune si gjithë të tjerat, është jeta ime dhe pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që ta përball sikur duhet, si gjithmonë. Më mbajnë këmbët e mia dhe lëkura ime.

Prokurori i përgjithshëm ka folur me shqetësim për kultivimin e kanabisit...
Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat.  Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën

Sot po fshihen?
Jo, nuk po nënkuptoj asgjë, do të ketë një kohë që të flas edhe politikisht.

Çfarë keni bërë që të gjithë po iu sulmojnë?
I jepni dot gjykim pse zvarritet procesi 3 vite dhe tani fillon nga e para?

Keni qenë ministri i cilësuar si kampion dikur...
Jam prapë kampion

Ora 14:29
Apeli rrëzon vendimin e shkallës së parë/ Tahiri: Padrejtësi! Ju garantoj jam i pafajshëm

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka cilësuar vendimin për rikthimin nga e para të çështjes, si padrejtësi.

"Nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 viteve histori do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi. Mua realisht nëse ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet kështu gjykatave më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur, nëse ka dhe një shqiptar  të dytë. Totalisht ishte pakuptimtë për mua që kjo histori të vazhdojë 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shumë jepet kuptim nga ju (u drejtohet gazetarëve) se ajo që unë dua të them. Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisht për të shkuar përpara deri në fund. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. A do e çoj në Gjykatën e Larta? Gjykata e Lartë nuk ekziston/ Sot gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit. Zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Cdo javë i dërgoja presidentit të emrave të gjyqtarëve që shkelin më parë ligjin, kur drejtoja ministrinë e Brendshme. nuk kam bërë kompromise në kurriz të askujt, nëse kjo do kthehet mbrapsh unë prap në këmbë do jem. Me Vetting janë gjyqtarët që më gjykojnë, më intereson drejtësia, kam luftuar edhe pse kam bërë gabime. U jap të drejtë atyre që më paragjykojnë pse nuk futem në burg, por ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj", tha Tahiri.

Ora 13:30
Rrëzohet dënimi / Saimir Tahiri do rigjykohet nga e para

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të prishë vendimin e shkallës së parë të dënimit për Saimir Tahirin duke vendosur që cështja të rigjykohet. Trupa gjykuese u shpreh se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri duke kërkuar rigjykimin e dosjes. Vendimi i shkallës së parë që dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove është rrëzuar tashmë dhe ish-ministri do të nisë betejën nga fillimi me drejtësinë.

Ora 12:57
4 minuta para sa të nis seanca, Tahiri mbërrin i buzëqeshur në Gjykatë

4 minuta pasa se të nis seanca gjyqësore ka mbërritur në gjykatë ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. I qeshur, si çdo herë tjetër, Tahiri nuk ka dhënë asnjë koment, përveç një përshëndetje për gazetarët duke thënë "Respekte".

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asd: 27/06/2020 12:02

    Shqiperia u mbush me droge ne kohen e ketij dhe jo vetem kaq por policia u be bashkepuntore me afaret e droges. I mbillnin, i lejonin, ndanin parate, hapnin kufirin dhe qarkullonin lirshem neper kufinj internacionale. Kam pare vete police duke u shkarravitur neper faqe kodrash ku kishte kanabis, por asnje lajm te nesermen neper gazeta. Me lehtesi te pashembullt Tahiri luante rol organizativ ne gjithe kete situate. Siguria i vinte nga mbeshtetja e plote e Rames i cili priste parate per blerjen e votave. Pra kjo formule eshte e qarte si drita e djellit. Tahiri ka vendosur 1- TE MOS FLASE dhe 2-TE MOS NXJERRE RAMEN. Shpresa e tij eshte qe ceshtja te mbyllet me vendimin i "PAFAJSHEM" per mungese provash. Situata eshte krejt MAFIOZE. Nese Tahiri nuk denohet, do te thote qe nuk ka asnje mundesi te denohen as Berisha, as Meta as Basha dhe aq me pak Rama. Pra do te vijoje polarizimi i shoqerise, rritja e padrejtesive, e krimineleve, dhe humbja e plote e besimit tek shteti.

    Përgjigju
  • Iris: 27/06/2020 03:02

    Shqiptaret do ta mbyllnin gojen per z.Tahiri vetem po te kishte vepruar me Habilajt,si Enveri me kunatin B.Omari,por ja qe se beri.Per mua z.Tahiri ka qene nje minister I zoti dhe c'ka arriti me luften kunder kanabisit ,nuk kishte ndodhur me pare.Tani ka ardhur koha qe dhe z.Berisha te dale para drejtesise per Lazaratin,pasi ai e ka inkriminuar veten me gojen e tij,pastaj fakti qe Kamza ka nje rruge me emrin /Lazarat/ flet shume per implikimet e politikaneve te 90' ne prodhimin e trafikimin e droges.

    Përgjigju
  • Polic i vjeter: 27/06/2020 01:32

    Ore kokrra e llumit. Ti more qorr mund tja hedhesh gjykates por jo atyre qe u ka ke futur. Tokat qe ke blere ne vishnje dhe sekseret qe mban afer si kujtim vishen dhe aranit arapin sdo gjesh derman. Ke kriminel dhe ordiner sado toka te blesh.

    Përgjigju
  • Mesalu: 26/06/2020 23:49

    Se kuptoj pse Apeli e kthen ne shkalle te pare kur duhet ta konsideroj te pafajshem. Ckuptim ka qe eshte nje gjykates i shkalles se dyte dhe nuk vendos ne merito. Mund ta kuptoj kur ka ndonje akt nul, po kur thote ska prova, llogjikisht dhe juridikisht mendoj, duhet ta shpall te pafajshem. Boooo

    Përgjigju
    • bëzz...: 27/06/2020 15:53

      S ka prova për atë akuzë por me c duket ka për të tjerat ndaj e kanë kthyer. S mund të dënohesh për abuzim me detyrën kur mund të kesh prova për trafikim kokaine....por Tahiri është kartë e djegur i fajshëm apo i pafajshëm. Vetëm ai me sa duket se kupton sesi mund të biesh nga kulltuku e të thyesh qafën

  • Faiku: 26/06/2020 22:56

    Ka mar fund ky vend me kto kriminel qe vrasin trafik droge korrupsion posht politikanet qe e kan shkaterruar ket vend

    Përgjigju
  • Çini: 26/06/2020 19:28

    Ke nivelin e Qemal Stafës në politik,vdeksh 100 vjeç. Je gjigand. I pastër dhe i ndershëm.Etalon për një politikan. Urime.

    Përgjigju
    • Uffff: 27/06/2020 15:59

      Po c flet o derëzi Qemali vdiq si idealist dhe Tahiri eshte gjalle dhe për më tepër shkaterroi imazhin e vendit duke hyre ne histori si ministri i brendshem qe ndihmon kushurinjtë në trafikimin e drogës. Apo jeni të bomë që flisni si e ema e zeqos ne maje te thanes.

  • Denisi: 26/06/2020 17:59

    Vendim shume korrekt nga apeli. Tamam profesionale. Shumica qe shkruajne kunder vendimit dhe gjykates jane bosh nga procedura penale dhe shajne kot.

    Përgjigju
    • deni: 26/06/2020 20:57

      vendim i drejt te duket kur trafikantet kushurinj e ministrit levizin me makin te ministrit rendit ne detyr ... muhb shqiprie

  • Kasem gahinji: 26/06/2020 17:25

    Eshte e drejte e saj,qe apeli e kthen per rigjykim.arsyeja e vetme eshte frika per te dhene vendim pafajesie. Fakti qe rrezon vendimin e shkalles se pare, verteton pafajesine.fakti qe e kthen per rigjykim me po ato akuza te rrezuara nga vete gjukata e shkalles se pare, tregon se sajmir tahiri duhet mbetur peng dhe nen presion. Nga kush?nga ata qe komandojne drejtesine e vetingosur per se prapi. Po cfare mund te presim nga nje drejtesi qe mbylli se fundi,ceshtje e privatizimit te cez?asgje.drejtesia ne shqiperi eshte denuar ne shkalle te pariparueshme.nuk ka gje qe e sjell ne binare. Vetem nese presim nje 50 vjet per juriste te painfektuar. Ne fund te fundit kete referondhe Kimi i amerikes. Pra,prit gomar,te mbije bar.

    Përgjigju
  • goni: 26/06/2020 15:53

    gjykatat e apelit hahahahah nga ku dalin perdit vrases me pages ... nuk duket cudi

    Përgjigju
  • Ta rraste lala: 26/06/2020 15:51

    Apeli deri ne nje vendom perfundimtar ti fusi prangat dhe drejt tek 313-ta por me maske dhe doreza se larg qofte na e ze Covid-19-ta

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/06/2020 15:37

    Kthimi per rigjykim eshte veprimi dhe vendimi me i drejte ne kete rast. Si njeri,prind dhe bashkshort keqardhje. Si ish pushtetar i nje shteti thelbesisht te korruptuar duhet te provoj se ne veprimet apo mosveprimet e tij nuk eshte aktor dhe as sufler ne skenen @ strukturen me te korruptuar te shtetit shqiptar. Barren e proves e ka ai,saja me lekure e kembe te forta. Ne te kundert te shkoje e beje "sh*rren ne pagure" per disa vite se do t beje baba,bashkshort dhe qytetar me te mire.

    Përgjigju
  • Miri: 26/06/2020 15:30

    Po mire ka bere qe i ka share gjyqtaret me pare sepse arriti qellimit qe ta gjykonin tre gjyqatre qe kane kaluar vettingun, pra nuk ka perse te ankohet. Nga ana tjeter u provua llafi i Soreces Se gjyqtaret me vetting te kaluar jane te pavarur nga politika. Problemi eshte se jane aq te varur ne fakt sa nuk japin dot vendim po i prishin dhe i kthejne ceshtjet per rigjykim se kane frike te japin vendim. Keshtu qe Soreca Tahiri e kompani ta gezojne drejtesine e re

    Përgjigju
  • qiparizi: 26/06/2020 15:27

    Ne keto procese gjyqesore dalin te fituar avokatet qe bashkepunojne me gjukaten per te zgjatur pafundesisht gjyqet, nga gjykata e faktit ne te apelit ne te larten dhe perseri rikthim ne piken xero, keshtu realizohet qellimit te fitojme sa me shume nga nje proces i klaisifikuar grup i strukturuar kriminal. Saimiri duhet te braktise avokatin qe te dali i fituar.

    Përgjigju
  • Loni: 26/06/2020 15:20

    Edhe njehere u tregua we drejtesia eshte e kalbur e degjeneruar edhe peshku I madh edhe milionat e mbysin te voglin. Kur te vij drejtesia prej verteti ketu soji ketij bajge edhe bajgave qe Jan ne opozite presidence edhe kryeministri ta vuajne denimin nje me nje sic e vuajne ato hajdutet ordiner qe per te mbushur barkun join vjedhin pa sens cdo gje qe te gjejne sepse sherbimi social arsimi falimentuan me kete shoqeri civile me keto njerez qe wine popull shqiptar neper komente flasim militantet Apo ato qe Kan ushqyer veten sa ka qene ky bajge ne pushtet qe e shkatarron kombin ku ne cdo lagje gjen femije nga 15 vjec duke thithur hashashin qe ky tek top story na doli se kishte dial edhe kishte hallin e djalit nje Bab I devotshem qe ja la femijeve te there garden e droges ne kurriz. Edhe njehere u kuptua qe drejtesia ketu eshte e gjitha show mediatik edhe nje fasade ku pushtetaret tallin koqet me cilindo qe u pret udhen edhe dalin gjithmone kajmaku Apo ajka e shoqerise. Kurse nje per dritat ai gjygjtar moterrespektuar I vendos maximalen e kodit penal 3 vjet Apo pa patente Apo krime ordinere... Te lumteo familjari devotshem o prindi I perkushtuar o policia qe duam dolet te gjithe te pafajshem Po kush e mbolli plaku im un Apo pjesa tjeter e trupit gjykues kanabizin qe kapeshe me tonelata neper Brigjet e greqise e italise. Po te lumte te pergezoj I dashur I there te gjitha barrierat e drejtesise inegzistenten te shqiperise edhe uroj te jesh kryeminister se shpejti.

    Përgjigju
  • Admirim: 26/06/2020 15:19

    Nese ka deshire e vullnet mund tja kishin provuar fajesine, seshte aspak e veshtire. Nuk mund te behet vendi Lazarat per nje vere po te mos kishte bashkepunim. Shikoni se ke ka arrestuar policia: vetem rojet e parcelave me hashash. Te gjithe po i vuajme keto pasoja

    Përgjigju
  • Tirona: 26/06/2020 14:22

    I vetmi politikan ne shqiperi qe shkoi me kembet e veta per tu perballur me drejtesine,mbasi ai ishte akuzuar fillimisht nga Babalet e PD dhe pastaj mercenaret prokurore te Babaleve pergatiten dosjen e tij. Qe te paraqites para drejtesise nuk do te thote se je vrases, hajdut, kriminel, shites i territoreve te vendit, kontrabandist apo i korruptuar, aty paraqites qe te clirohesh nga akuzat e tipit babale apo te denohesh nga akuzat e ngritura me te drejte nga prokuroria. Shembullin e tij duhet ta ndjekin dhe disa ish politikane dhe politikane te tjere.......

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 26/06/2020 14:17

    Saimir Tahiri do behet gjysh dhe proceset ndaj tij do riciklohen ne vazhdimesi. Edhe arsyeja me e fundit do kthehet e para, vetem e vetem sa t’i paguhen ca fatura e honorare Avokatit “te famshem” per trashegimi, te se ardhmes jo shume te larget, Av. Maks Haxhia Jr. = te Riut (dmth nipit te avokatit te tanishem Av. Maks Haxhia)

    Përgjigju
  • Veliaj.E: 26/06/2020 14:04

    A sju thashe qe Sajes do ti rruajne kalin.Hahahahaha

    Përgjigju
    • Ariu: 26/06/2020 19:29

      O Veliaj, ky vendim nuk i rrujti kalin po i rrasi hajdarin. Lexoje mire, po se kuptove, jepja ndonje tjetri ta lexoje!

    • berberi: 26/06/2020 15:41

      e the e the...po brisk nuk prure me vete

  • Albi: 26/06/2020 13:58

    Vendim mese i drejte. Stop denimit te njerezve vetem mbi muhabete kafenesh apo gallate telefonash. Bravo Apeli.

    Përgjigju
  • Hallall: 26/06/2020 13:57

    Sa lek paska kursy me rrog 150 000 lek n muj , qe t ket avokat ket me vite. N fund do mori e noj demshperblim per prishje imazhi, qr

    Përgjigju
  • Tiku: 26/06/2020 13:49

    Po gjykata e shkalles se pare qe dha ate vendim pa prova cfare do pesoje?? Ata gjyqtare qe dhane nje vendim te gabuar do penalizohen?? Apo varja si gjithmon. Nje shkalle gjykate thote e kuqe. Nje shkalle thote e zeze. Dhe se normalisht ne kete drejtes te dy shkallet kane te drejte. Hajde gallate hajde

    Përgjigju
  • Veliaj.E: 26/06/2020 09:41

    Sajes ne oren 13.00 ti rruani ate qe sthuhet.Hahahahahaha

    Përgjigju
    • O arjan: 26/06/2020 16:14

      Kush esht KY Roland domi se nuk esht emer i ngjumen. Nga esht KY dhe cfar ka bo qe qenka I fort

    • Arjani: 26/06/2020 13:25

      Duhet te denohet ky pis qe te filloje te cmontohet e gjithe banda e tepelenes ne policine e shtetit. 99% e tyre jane te lidhur me trafikun e hashashit dhe drograve te tjera. Bashkepuntore me vrases dhe rryshfetxhinj te rebdomte. Denimi i Sajmir Tahirit i hap deren e burgut te gjithe politikaneve ne rradhe. Por me kryesorja eshte se ky ish minister ka qene dhe mbetet suport i forte i bandave te caktuara ne shqiperi. Asnjr nga ata qe e njohin mire nuk kane dyshime per lidhjen e ketij individi me Habiljat, Shullazin, Cicot, Roland Domin etj etj.

    • Loni: 26/06/2020 11:16

      Te denohet plera se e di gjith shqiperia e gjith kriminelet qe ka qen paj e tyre , me mojsiun eshte kusheri e di gjith vlora , qe me makinen e ti bridhte mojsiu , e fliste ne emer te ti e di gjith shqiperia qe kur shkatruan lazeratit ivegot e policis nxoren te kanavisin na fshati dhe e cuan te mojsi habili per ta shit per llogari te sajmirit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?