TIRANË- Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.
Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë. Ish-shefi i shtabit ka marrë edhe 1 votë nga opozita. Kjo sepse me përllogaritje, Rama përveç 74 deputetëve të tij, i kishte të sigurta dhe 3 votat e deputetëve të Tom Doshit, pra 77 vota në total. Vota pro duket se ka "rrjedhur" nga deputetët e PDIU-së, kjo sepse kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e tha që në nisje të seancës se grupi i saj parlamentar do të votojë kundër.
Ky proces për zgjedhjen e kreut të ri, e rreshtoi për herë të parë Sali Berishën kundër Ilir Metës, duke thënë se shkeli Kushtetutën duke firmosur nga Stambolli i Turqisë dekretin për lirimin e Bajram Bega nga detyra si Shef I Shtabit të Forcave të Armatosura.
“Nuk mund të firmoset dekreti jashtë Shqipërie”, tha Berisha, teksa më pas me të gjithë deputetët e tij lanë sallën e Kuvendit.
Përgjigjen e mori nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
"Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë”, tha Balla.
Bojkot pati edhe nga ana e grupit Parlamentar të PD-së që janë rreshtuar krah Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit argumentoi mungesën e tyre në sallë duke thënë se zgjodhën që të mos ishin fasadë e Ramës në këtë proces që e quan farsë.
“Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ishte farsa e radhës për të cilën opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë”, tha Alibeaj.
Bajram Begaj bëhet presidenti i 8-të i vendit të Shqipërisë post komuniste dhe i 3-ti që vjen nga radhët e ushtrisë, pas Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani. Më herët, Komisioni i Ligjeve dha dakordësinë, duke argumentuar se plotëson kriteret për të qenë kreu i shtetit për 5 vitet e ardhshme, pasi është mbi 40-vjeç, ka jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore.
Bega u zgjodh në raundin e katërt, pasi 3 raundet e para dështuan pasi palët nuk gjetën një dakordësi për të zgjedhur një emër të përbashkët. Seanca për betimin e tij në Kuvend do të mbahet në 24 korrik, kur dhe i përfundon mandati presidentit Ilir Meta.
Një moment që nuk është vënë re zgjedhja e presidentit të ri në Kuvend ishte kur kryeministri Edi Rama vuri në vështirësi Mimi Kodhelin. Në fotot e LSA duket se sapo ka filluar procesi i votimit, Mimi Kodheli duket se tenton të kalojë pranë kryeministrit, i cili po bisedon me Etjen Xhafajn por hapësira është e vogël, ndaj has vështirësi.
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh ditën e sotme në orën 18:00 për të votuar Bajram Begajn si presidentin e ri të Republikës. Në fotografitë e LSA duket se deputetët e opozitës që mbështesin Sali Berishën hynë në Kuvend të buzëqeshur por dolën jashtë sapo nisi procesi i votimit.
Sali Berisha kërkoi fjalën disa herë, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i sqaroi se askush nuk e merr fjalën për procedurë dhe së bashku me deputetët bojkotuan procesin e votimit.
Para se të dilnin nga salla, ata ngritën kartonat ku shkruhej “kundër” dhe u larguan. Para se të ulej në karrige për të ndjekur procesin e votimit, Rama shkoi të përshëndeste Bajram Begajn dhe më pas u pa duke përshëndetur Paulin Sterkajn.
Pasi u zgjodh president i 8 i Republikës së Shqipërisë më 78 vota pro, Bajram Begaj ngrihet i buzëqeshur dhe me dorë në zemër falenderon deputetët që e votuan. Ndërsa Rama shfaqet duke e duartrokitur së bashku me deputetët e tjerë.
Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka argumentuar mungesën e deputetëve demokrat në sallë, duke thënë se i gjithë procesi ka qenë farsë.
“Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ishte farsa e radhës për të cilën opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë.
Për shqiptarët e mësuar me lojërat e politikës së vjetër, shfaqja e sotme, që nga propozimi i emrit, procedurat e përshpejtuara dhe përfshirja e non gratave të Parlamentit, dëshmuan dhe njëherë se nuk ka asnjë të re nga fronti i atyre që mbajnë njëri-tjetrin në skenën e politikës.
Grupi parlamentar i PD vendosi të mos marrë pjesë në këtë seancë fasadë votimi, sikundër në mënyrë tejet transparente, përgjatë disa takimeve mediatike ne syt të publikut u tregoi shqiptarëve që nuk bëhet pjesë e bojkotit të institucioneve apo negociatave, kulisave apo pazareve. Por kurrsesi nuk mund të shndërrohej në garniturë të pjatës së servirur nga Edi Rama.
Shqipëria kishte nevojë jo vetëm për një President të të gjithëve, por mbi të gjitha për një proces gjithëpërfshirës, transparent e real, i cili t’i jepte atij besimin e të gjithë shqiptarëve. Produkti i këtij procesi do mund të shihej kështu si bartës i unitetit të popullit, si njeriu mbi palët, si zbutës e moderator i klimës politike dhe si rregullator i ngërceve insititucionale.
Presidenti i Republikës forcën e vet e merr nga besimi dhe legjitimiteti që populli i jep. Ishte ky detyrimi që secila palë politike, e cila pretendon të përfaqësoje sinqerisht shqiptarët, duhej të angazhohej e të përmbushte kështu detyrimin e saj kushtetues, politik dhe institucional. Këtë besuam e besojmë, dhe kësaj i shërbyem. E sotmja po, por edhe e ardhmja do na gjykojë e japë të drejtë”, shkruan Alibeaj.
Bajram Begaj mbërriti në Kuvend me makinën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pasi u zgjodh si president i 8 i Shqipërisë u largua me eskortën e Gardës.
Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai dhe nga LSI-ja Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho. Duke marrë parasysh që kryetarja e LSI-së ka deklaruar se do të votojë kundër, atëherë me një përllogaritje mendohet se pro të ketë votuar një nga deputetët e PDIU-së.
Bajram Begaj u ngrit në këmbë dhe me dorë në zemër falënderoi deputetët në Kuvendin e Shqipërisë pasi u zgjodh presidenti i tetë i Shqipërisë me 78 vota pro.
Bajram Begaj është zgjedhur president i 8 i Republikës së Shqipërisë. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.
Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.
Pas përfundimit të procesit të votimit, ku morën pjesë 83 deputetë ka nisur numërimi i votave për zgjedhjen e presidentit të ri.
Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD. Ndërsa 74 deputetë ishin nga mazhoranca.
Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e presidentit të ri. Bajram Begaj, ish gjeneralmajor është kandidati i propozuar nga PS për të marrë postin e Presidentit të 8 të Republikës së Shqipërisë.
Grupi parlamentar i PD, i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj vendosën të mos jenë prezent në seancën e posaçme për presidentin e ri të Shqipërisë.
Edhe aleatët e PD, grupi i Fatmir Mediut, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule ishin pjesë e seancës së jashtëzakonshme, por sipas tyre për të respektuar institucionin, ndërsa janë tërhequr nga votimi.
Sali Berisha me deputetët e Komisionit të Rithemelimit shkuan në seancë, por dolën sapo do të niste procesi i votimit.
Megjithëse e gjithë opozita bojkotoi procesin, LSI mori pjesë në procesin e votimin duke shprehur votën kundër, ndërsa krah PS u rreshtua edhe një votë e ardhur nga opozita.
Deputetët e Enkelejd Alibeajt që bojkotuan
- Alfred Rushaj
- Andia Ulliri
- Arbi Agalliu
- Bledjon Nallbati
- Dashnor Sula
- Dhurata Çupi
- Emilja Koliqi
- Enkelejd Alibeaj
- Eralda Bano (Tase)
- Fatjon Veizaj
- Flamur Hoxha
- Flutura Açka
- Gazment Bardhi
- Greta Bardeli
- Helidon Bushati
- Ilda Dhori
- Jorida Tabaku
- Kastriot Piroli
- Xhelal Mziu
- Kreshnik Çollaku
- Lefter Gështenja
- Lindita Metaliaj
- Lulzim Basha
- Merita Bakiu
- Orjola Pampuri
- Ramadan Likaj
- Saimir Korreshi
- Seladin Jakupllari
- Zef Hila
- Zheni Gjergji
Deputetët e Rithemelimit që bojkotuan
- Luçiano Boçi
- Ervin Saliani
- Ina Zhupa
- Ferdinand Xhaferraj
- Agron Gjekmarkaj
- Grida Duma, Agron Çela
- Kasem Mahmutaj
- Oerd Bylykbashi
- Belind Këlliçi
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Sali Berisha
- Tritan Shehu
- Edmond Spaho
- Luan Baçi
4 aleatët e PD që bojkotuan
- Dashamir Shehi
- Fatmir Mediu
- Agron Duka
- Vangjel Dule
Morën pjesë në votim
- Monika Kryemadhi
- Erisa Xhixho
- Petrit Vasili
- Shpëtim Idrizi
- Mesila Doda
- Nusret Avdulla
Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për presidentin e ri. Kandidatura e PS është Bajram Begaj, të cili i duhen vetëm 71 vota për të zëvendësuar Ilir Metën.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës se Meta ka shkelur Kushtetutën pasi ka firmosur një dekret jashtë vendit.
“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë”, tha Balla.
Balla sqaroi se Kushtetuta thotë s'lejohet që ushtaraku të emërohet në detyra të tjera, por nuk ndalon propozimin, prandaj emri i Bajram Begajt është kushtetues.
Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me deputetët demokratë, pjesë të Komisionit të Rithemelimit, kanë braktisur sallën e Parlamentit ku po zhvillohet votimi për Presidentin e ri. Më parë kishin thënë se do të ishin të pranishëm por nuk do të votonin, por pas përplasjes të Sali Berishës me Lindita Nikollën, e cila nuk i dha fjalën, kanë zgjedhur të largohen nga Kuvendi.
Sali Berisha ka lënë seancën plenare ku po votohet për presidentin e ri. Ai ka hedhur akuza për mazhorancën duke thënë se Bajram Begaj ka shkuar në zyrën e presidentit si shefi i shtabit. Ai tha se dekreti i Metës i firmosur jashtë shtetit nuk është i ligjshëm, teksa pyetur nëse do e ankimojë në Kushtetuese, u justifikua duke thënë se kjo Gjykatë është e kapur.
"Metës i është dërguar dekretimi dhe çdekretimi i kandidatit. Kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e shefit të shtabit të përgjithshëm në president, kjo ndodh vetëm në junta dhe grushte shtetit. Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për vendin, sepse kjo i hap rrugë që çdo shef shtabi të ketë dëshirën për t’u bërë president, i cili në rastin konkret Rama është korruptuar me pronat e ushtrisë. Një rast që s’ka ndodhur kurrë në historinë e vendeve të lira dhe unë e denoncoj këtë. Burime të besueshme të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet e plaçkitjes së bazave ushtarake në Sarandë dhe në Gjirin e Palit. SKAPI i partisë tha se nuk ka asnjë hetim për Begaj, nuk guxon që të nisë hetimet nga politikanëve, për Ahmetaj dhe për Erion Veliaj. Jashtë territorit nuk ka dekret. Jemi në shkeljet flagrante të Kushtetutës, Lindita Nikolla e ka si me çelës Kuvendin. Me këtë kontroll që ka ekzekutivi mbi drejtësisë, c’po ndodh me gjykatën Kushtetuese, e mban çështjen dhe kujtohet në fund që nuk legjitimohet”, tha Berisha.
Gazment Bardhi ka reaguar për të gjithë deputetët e opozitës që janë të pranishëm në Kuvend dhe nuk votojnë për zgjedhjen e presidentit të ri. Me ironi thotë se shkojnë në Kuvend për të bërë sehir si dëshmitarë për të legjitimuar procesin. Bardhi i referohet Ervin Salianjit, Grida Dumës dhe grupit të Fatmir Mediut që janë të pranishëm në Kuvend por nuk do të marrin pjesë në votime.
“Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë”, shkroi Bardhi.
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e Bajram Begajt si presidentin e 8 të Republikës së Shqipërisë. I pari votoi ministri Arben Ahmetaj ndërsa para tij u thirrën Flutura Açka dhe Arbi Agalliu, të cilët nuk u paraqitën për të votuar.
Teksa po përgatitet Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur nga karrigia për të takuar Bajram Begajn. Në pamje duket momenti kur Rama shkon pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën. Edhe Begaj ngrihet nga karrigia për të përshëndetur kryeministrin dhe të dy janë të buzëqeshur.
Sapo nisi seanca plenare për votimin e kandidaturës së PS për presidentin e ri, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita NIkolla nuk ia dha.
Berisha iu përgjigj nga vendi duke i thënë: “Je unike. Ndalon mundësinë për procedurë”.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se LSI do të votojë kundër Bajram Begajt si president. Ajo thotë se nuk ka asnjë rezervë për Bajram Begajt si individ, por për procesin e njëanshëm.
“Qëndrim politikes e i gjithë procesi duhet të ishte konsensual, gjithëpërfshirës. Megjithatë, nuk flasim për individin, jemi mësuar kollaj që t’i bëjmë pis, vota e LSI është votë kundër. S’kam rezervë për kandidatin, por për procesin,. Uroj të mos jetë ministri pa portofol i Ramës”, tha Kryemadhi.
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për të votuar për presidentin e ri të Shqipërisë ndërsa kandidati i propozuar nga PS është Bajram Begaj, i cili duket i buzëqeshur është i pranishëm në seancë.
Flamur Noka nga Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se në Kuvend në seancën për zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, do të votojë kundër.
“Do shprehim vullnetin tonë kundër farsës”, tha Noka
Fatmir Mediu, kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për ndryshim” foli para mediave pak para Kuvend duke thënë se e vlerëson Bajram Begajn nga pikëpamja njerëzore por nuk do ta votojnë sepse e cilësoj procesin antikushtetues.
“Në emër të kolegëve të mi dua të deklaroj se kemi insistuar që të kemi një proces kushtetues që kërkon një president mbi palët të konsultuara me partitë politike për të arritur konsensusin. Për fatin e keq veprimet kanë qenë të njëanshme. Veprimi që po bëhet është antikushtetues sepse kandidatura nuk u konsultua me partitë politike. Nuk kemi asgjë me kandidatin, nga pikëpamja njerëzore e vlerësojmë. Unë e kam njohur dhe në mënyrë personale. Si ish ministër mbrojtje kam vlerësim për ushtarakët por qëndrimi ynë është se nuk do të marrim pjesë në votim se kërkonte marrëdhënie të palëve pavarësisht se mundet ose jo të bien dakord me njëri-tjetrin”, tha Mediu.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të votojë për Bajram Begajn si president. Pra nuk do e bojkotojë si proces, por nuk do jap votën e tij as pro dhe as kundër.
“Për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD që nga padijenia politike dhe naiviteti, krijojnë perceptimin që ulen në tryezë vetëm për pazare, e nxori presidentin nga zarfet e tij, duke qenë se është e njëanshme, nuk do marr pjesë në votim, duke respektuar institucionin, por jo bojkot. Janë taktika parlamentare që do të zbatohet”, tha Salianji
Nuk i kuptoj keta doktora qe perzihen me politik.. kane emer dhe reputacion te mire e duan te perlyhen me balte.
PërgjigjuIntelektual te ketij kalibri jane ajka e Shqipëris , urojme sa me shume si z.Begaj te jene pjese kyqe ne administratee dhe ne institucione te nivelit larte drejtues! Urime me kete president dhe me punen e cdo Shqiptari dashte zoti jemi ne BE (2022-27)
PërgjigjuSa gjynaf qe jemi ne si popull, per zotin. Kur tipa si ky "shpirt i xha Parandilit" behen Gjenerale dhe Shefa Shtabi pa asnje lidhje me funksionin apo i me tej i bejne dhe President. Shume gjynaf jemi. Per 50 vite mbetem peng dhe ne dore te injoranteve me ne krye Enverin, e me tutje me "kuadrot" e tij Berisha, Nano, Meta, apo Rama. As karakter, as kulture, as qytetari, ashtu si gjiriza me nje mentalitet hibrid mes otomanizmit, sovjeto-socializmit, korrupsionit the qylit, gjithe jeten servile zvarre zvarre si gjerperinjte. Mos mbeci.
PërgjigjuE meritonte te votohej se esht figure e paster dhe ai qe i duhet vendit tone jo si likja. U zgjodh me i miri per ne
Përgjigjunjerezit te cilet kontribojne dhe i japin vendit nje vleree te madhe dhe pozitive meritojne te vleresohen me te tilla poste . suksese gjeneral
Përgjigjunje njerini cili e meriton me se miri kete post! urime z.begaj jemi te bindur qe do beni me te miren ashtu sic keni bere deri me si ne detyren si gjeneral
PërgjigjuNuk kishim dyshime qe do zgjidhnit nje figure dinjitoze dhe te larte, zoti Begaj i permbush te gjitha kriteret per te drejtuar postin e presidentit. Ai eshte nje figure e paster dhe jasht politikes, gje qe na rrit besimin ne qytetareve, pasi do e drejtoje me perkushtimin dhe profesionalizmin me te madh detyren e tij si kreu i shtetit
PërgjigjuIk m aman shyqyr qe na u shporr LSI,keni bere zgjedhjen me te duhur
PërgjigjuNormalisht qe grupi i berishes do bojkojtoje. E dime te gjithe madje dhe vet berisha qe ka mbaruar si njeri dhe per politike sben me sepse e kemi pare dhe kur ka qene ai ne qeverisje ka pare gjithmone interesat e veta dhe jo te vendit.
PërgjigjuJu lumte keni vendosur nje njeri te duhur qe te perfaqesoje shqiptaret me disipline dhe kurajo bravo zoti rama
PërgjigjuRama me qeverin e tij ka vertetuar gjithmon qe ka bere zgjedhjen e duhur une besoj shume tek kjo vendim qe u be sot urime zoti Begaj shpresoj dhe besoj qe ju do jeni nje President i denjte per Shqiprin jo si ish Presidenti nje turp per te gjithe ne.????
PërgjigjuZ.Barjam njeri i ndershem e meriton vendin per President zgjidhja me e mire qe eshte bere dhe e sigurt , do ta beje punen shkelqyer per te miren e shqiperise dhe popullit .
PërgjigjuGARDA TE NXJERRE ME SHQELMA NE RRUGE SALIUN,,,VOKSHIN,,,MEDIUN,,,KRYEMADHIN,,VASILIN..,KETA PLEHRA E NDYJNE PARLAMENTIN.....
PërgjigjuMOS SE NA FIKET FARE,,,VOTON KUNDER SALI KERMA ,,DHE ILIR META......DO JU PJERDHI JUVE EDI RAMA....JU RENTE DAMLLJAJA SA ME SHPEJT,,,SE ESHTE DHE NXEHTE TANI....
Përgjigju