Juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe me doza të lehta humori dhe ironie takimin Trump-Putin, duke bërë analogji me takimin Trump-Zelensky. Ai ngriti pyetjen nëse presidenti amerikan do e trajtonte atë rus njëlloj si Zelenskyn duke bërë humor.
“A do e trajtoj Trumpi në takim Putinin njësoj si Zelenskin duke bërë humor?”, u shpreh ai për Report Tv, teksa jepte tezat e diskutimeve dhe përfundimeve të mundshme të samitit në Alaska.
Dhe më tej vijoi duke shpjeguar avantazhet dhe disavantazhet e dy presidentëve.
“Trump shkon me disa avantazhe dhe disavantazhe. SHBA është superfuqi më e fortë ekonomike se Rusia. Rusia ka disavantazh se është dobësuar ekonomikisht nga lufta. Pasojat diplomatike dhe ekonomike janë të mëdha për Rusinë. Por Trump ka një disavantazh sistemin, demokracinë liberale. Ka disavantazh në raste konfliktesh të armatosura, ndryshe nga vendet totalitare apo diktatoriale. Ndoshta sot elektorati i SHBA e urren Trump dhe presin që të ikë, për shkak të miqësisë me Putin, konflikti në Gaza, ekonomia, por edhe probleme të tjera. Pra shkon atje me një popull të ndarë, s’e ka 100% mbështetjen e popullit. Kurse Rusia është më unike, rusët janë më të bashkuar, si totalitarë, nuk ka alternativë apo opozitë”, u shpreh juristi.
Kurse për shefin e Kremlinit tha se nuk ka çfarë humbet, pasi është shtet diktatoral dhe pa opozitë.
“Putini s'ka çfarëa humbet, Trump ka me shumë se çfarë humbet. Trump ka edhe 3 vite larg zgjedhjeve dhe ikën, në mandatin e fundit, ka sfida politike dhe diplomatike, pra ka disavantazh kohën. Është futur në konflikt edhe me aleatët e tij, por edhe me liderët europianë, që s’e kanë mirëpritur takimin Trump-Putin. Kurse Putin nga ana e tij ndihet i favorizuar, se ka faktorin kohë, nuk e largon njeri deri në vdekjen e tij biologjike apo ta vrasin”, shpjegoi Spahiu.
Dhe në fund një koment për deklaratën e ish-sekretares Hillary Klinton, duke nënvizuar se ajo e di përfundimin e takimit, ndaj thotë se do e nominonte për Nobel Trumpin po të arrinte paqen në Ukrainë.
“Hillary Klinton është shumë e sigurt se Trump do të dështojë në takimin e Alaskës. Me të gjithë deduksionet që u bënë, del në përfundimin në atë që shpreh edhe Klinton, se nuk do të ketë paqe në Ukrainë pas ndarjen e territoreve në Ukrainë”, përfundoi juristi.
Lajmi kryesor:
Spahiu për Report Tv: Trump premtoi 'Amerikën e Madhe', por nëse ndahet Ukraina, bëhet 'Rusia e Madhe'!
A.Q/r.k./ReportTv.al
