Politikë

Spahiu: A do sillet Trump me Putin njësoj si me Zelenskyn, kur të vizitojë Shtëpinë e Bardhë?

2 Mars, 19:12| Përditesimi: 2 Mars, 19:19

  • Share

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky. 

Ky është mendimi që ndan në analizën e tij gjeopolitike juristi Kreshnik Spahiu për Report TV, duke ngritur pyetjen nëse Donald Trump do guxonte të sillej njëlloj edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjithsesi ai e cilësoi këtë si strategji të vetë presidentit amerikan.

“Nuk kanë të drejtë të poshtërojnë Zelenskyn dhe përfaqësuesin e Ukrainës në mënyrë publike. Mund të bëhej me dyer të mbyllura, por poshtërimi në publik nuk mund të bëhej. Trump të kërkonte mirënjohje nga Zelensky, por jo në atë mënyrë. A do sillet Trump me Putin njësoj si me Zelenskyn, kur të vizitoj Shtëpinë e Bardhë? Kështu sillet ehde me liderët e tjerë europianë, teksa në të kundërt lavdëron armiqtë”, shprehet Spahiu.

Më tej ai vuri në dukje edhe përplasjet e Trump me BE-në, pro mendon se në fund në tryezë palët nga “kërbaçi do kalojnë te kulaçi”.

“Por edhe BE ka një përplasje të ftohtë me Uashingtonin, sidomos ndërhyrja e administratës së Trump në zgjedhjet e Gjermanisë, taksat e Europës apo akuzat për ndërhyrje nga BE në SHBA. Pavarësishjt se Trump përdor kërbaçin, mendoj se në tryezën me BE do vihet kulaçi”, përfundon juristi analizën e tij për Report TV.


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut për Primaret në PD: Berisha po kandidon për deputetë 90% të listës Basha më 2017 dhe 2021! Mosmirënjohje ndaj qëndrestarëve


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?