Berisha i zhgënjeu besnikët dhe qëndrestarët e tij që i qëndruan për më shumë se një vit poshtë dritares së katit të tetë të shtëpisë së tij dhe e mbështetën në protestat e përditshme kur u vendos nën arrest nga SPAK dhe GJKKO për aferën “Partizani”.
Primaret e PD-së treguan mosmirënjohjen e kreut të selisë blu ndaj tyre, teksa rezultatet kanë treguar se mbi 90% e listës për deputetë janë ata që Lulzim Bashës.
Kështu shprehet për Report TV juristi Kreshnik Spahiu, duke analizuar zgjedhjet brenda strukturave të Partisë Demokratike të mbajtura dje (1 Mars) për kandidatët për deputetë në listat e mbyllura dhe të hapura.
Ra në sy mungesa e shumë prej figurave që i qëndruan atij në ditët më të vështira dhe dalja në pah e ish-kundërshtarëve në krizën më të madhe të PD-së katër vite më parë.
“Primarët janë procedurë shumë e vështirë, të cilat shpeshherë nuk i kapërcejnë dot as SHBA-të, kemi parë që të kemi edhe përçarje për shkak të rivalitetit paraelektoral, edhe përplasje, përçarje mes rivalëve. Do të thoja që një parti që nuk është e konsoliduar, nga gjiri i të cilës janë krijuar 17 parti, nuk mund të dalë e forcuar nga primaret, do dali gjithmonë më e dobët, do krijojë pakënaqësi. I qëndruan Berishës kur SHBA e ndaloi, Britania e shpalli ‘non grata’ dhe nuk e lejoi të kalonte La Manshin, ishin 20-30, tani gjysma e tyre nuk ndodhen më në parti apo listë. Fatkeqësisht ka filluar spastrimi në atë parti, ka filluar harresa për kontributin, ka filluar mosmirënjohja në atë parti. Më vjen keq që shumë qëndrestarë që i qëndruan Berishës, në ditët e vështira, edhe kur Basha e largoi nga partia, apo në rrethana të tjera, nuk janë më në lista. Ka filluar harresa për qëndrestarët, ka filluar mosmirënjohja në atë parti, për qëndrestarët dhe besnikët e Berishës”, shprehet Spahiu duke analizuar rezultatet e Primareve.
Por ai ngre edhe disa pyetje që dikur Berisha i ka përdorur si alibi ndaj Bashës kur humbiste. Çfarë do të bëjë Berisha nëse humbet pas përballjes me Ramën 12 vite më pas, teksa deri tani ka pasur Bashën përballë kryeministrit dhe ia ka lënë atij ‘faturën’ e humbjes. A ishte vetëm Basha problemi i PD-së, apo Berisha ia ka diktuar gjithmonë listën e deputetëve ish-kryetarit dhe ai vetëm e firmoste?
“Berisha shkon pas 12 vitsh humbje me PS-në e Edi Ramës dhe kërkon një rezultat ndryshe në atë që e quante humbje të Lulzim Bashës, edhe pse e votoi për 10 vjet kryetar partie, por i doli kundër kur ai iu kthye Berishës. Edhe unë ndaj të njëjtin mendim për Bashës, por dua ta theksoj se ai (Berisha) po shkon me mbi 90 për qind të listës Basha! Pra po shkon më 11 maj me të njëjtët njerëz që i ka akuzuar për humbjet e zgjedhjeve, kërkon rezultat ndryshe me të njëjtin mekanizëm, lojtarë dhe individë! Pra vetëm një person (Basha) paska qenë problem? Ose Berisha i ka rënë më qafë Bashës, ose tjetra, listën Basha e ka bërë gjithmonë Berisha. Pra Basha ka hedhur vetëm firmën te lista e Sali Berishës”, shpjegon Spahiu.
Por si do të veprojë Berisha pas zgjedhjeve nëse humbet?
“Po nëse Berisha merr të njëjtin rezultat, a do të japi dorëheqjen më 12 maj nëse humbet, siç bëjnë homologët e tij në Europë? A do japi dorëheqjen apo do thotë u vodhën dhe nuk do e japë dorëheqjen, atë për të cilën kritikonte edhe Lulzim Bashën pas humbjeve të tij”, thekson juristi në analizën për situatën e opozitës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky.
Ky është mendimi që ndan në analizën e tij gjeopolitike juristi Kreshnik Spahiu për Report TV, duke ngritur pyetjen nëse Donald Trump do guxonte të sillej njëlloj edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Gjithsesi ai e cilësoi këtë si strategji të vetë presidentit amerikan.
“Nuk kanë të drejtë të poshtërojnë Zelenskyn dhe përfaqësuesin e Ukrainës në mënyrë publike. Mund të bëhej me dyer të mbyllura, por poshtërimi në publik nuk mund të bëhej. Trump të kërkonte mirënjohje nga Zelensky, por jo në atë mënyrë. A do sillet Trump me Putin njësoj si me Zelenskyn, kur të vizitoj Shtëpinë e Bardhë? Kështu sillet ehde me liderët e tjerë europianë, teksa në të kundërt lavdëron armiqtë”, shprehet Spahiu.
Më tej ai vuri në dukje edhe përplasjet e Trump me BE-në, pro mendon se në fund në tryezë palët nga “kërbaçi do kalojnë te kulaçi”.
“Por edhe BE ka një përplasje të ftohtë me Uashingtonin, sidomos ndërhyrja e administratës së Trump në zgjedhjet e Gjermanisë, taksat e Europës apo akuzat për ndërhyrje nga BE në SHBA. Pavarësishjt se Trump përdor kërbaçin, mendoj se në tryezën me BE do vihet kulaçi”, përfundon juristi analizën e tij për Report TV.
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe zhvillimet e fundit të gjeopolitikës dhe kryesisht atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodomyr Zelensky.
I ftuar sot në Report TV, në analizën e tij e quajti një skenar me regji të parapërgatitur dhe se SHBA-të duhet t’ia kërkojnë mirënjohjen Kievit por jo në mënyrë poshtëruese dhe publike, siç dhe ndodhi. Spahiu shprehu mendimin se Trump edhe në mandatin e parë kishte të njëjtën taktikë sjelljeje, ku poshtëron miqtë dhe lavdëron armiqtë.
“Në protokollin e Shtëpisë së Bardhë, në 100% të rasteve, sidomos ato që lidhen me konfliktet dhe marrëveshjet e paqes, procedura është e mbyllur. Filmohet momenti i shtrëngimit të duarve dhe bisedat vazhdojnë përtej perdeve, pas kuintave. Por duke parë që nga fillimi, që nga marrja me veshjen, zbritja, ndërhyrjet, zv/presidenti etj., ishte një skenar i përgatitur për film të autoritetit amerikan, Uashingtonin dhe sherifin e ri që ka ardhur në qytet, për t’i treguar BE-së se çfarë force ka SHBA dhe për t’i treguar Putinit se ja çfarë po i bëjmë Zelenskyt. Por e gjithë regjia u prish nga Zelensky, që nuk e ka ditur se çfarë ishte gatuar nga regjia amerikane. Zelensky mund të shprehë mirënjohjen ndaj SHBA-ve për mbështetjen që i dha, edhe me mbështetje ushtarake, sikurse edhe NATO, pasi mendohej se Ukraina do binte për 2-3 ditë. Por nuk kanë të drejtë të poshtërojnë Zelenskyn dhe përfaqësuesin e Ukrainës në mënyrë publike. Mund të bëhej me dyer të mbyllura, por poshtërimi në publik nuk mund të bëhej. Trump të kërkonte mirënjohje nga Zelensky, por jo në atë mënyrë”, thotë Spahiu.
Por ai e shpjegon këtë taktikë si një mënyrë të vepruari të Trump, e ngjashme edhe me mandatin e parë.
“Është në natyrën e Trump që tallet dhe ofendon miqtë, kështu ka bërë me mbretëreshën e Anglisë, Merkel, Macron, Scholz etj. Ai gjithmonë ka lavdëruar Putinin, Xi Jinping, Kim Jongun, pra është ndjesi e brendshme për t’u sjellë në mënyrë poshtëruese me miqtë dhe lavdëruese me armiqtë, por mund të jetë edhe taktikë diplomatike”, shprehet ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe Panairin e Punës së Hapur në Athinë të Greqisë dhe nismën e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare, për t’i kthyer emigrantët me projekte punësimi në vendin tonë.
Ai e cilëson si tepër pozitive, edhe pse të vështirë, por kryesisht do i shërbejë atyre emigrantëve që punojnë në të zezë në vendet europiane, pasi ata që kanë gjetur vende pune optimale dhe me pagesa të mira, ose që janë të rregullt me dokumente, vështirë që të rikthehen.
“Mendoj se çdo nismë për të kthyer shqiptarët që jetojnë jashtë vendit është pozitive, ka vështirësitë e saj, edhe nëse duket e parealizueshme. Prioritet të ishin shqiptarët që punojnë në ilegalitet, në të zezë, pa dokumente dhe janë 20% e tyre që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Këta do ishin më të interesuar të ktheheshin të punonin me dokumentacion, sigurim shëndeti dhe jete, pensioni etj. Do ishte e vështirë për shqiptarët që janë profesionistë, janë në BE, kanë një punë, sepse do ishte e vështirë për ata atje, ku shërbimet që gjejnë dhe të ardhurat janë në kualitet të lartë sesa në Shqipëri”, tha Spahiu.
Ai e cilësoi si tepër të gjetur nismën e panairit, pikërisht në vendin ku shqiptarët emigruan për herë të parë. Por Spahiu shprehet se në të ardhmen mund të ndodhë dhe nuk është çudi, që Shqipëria të presë emigrantë grekë, sikurse ka ndodhur edhe gati një shekull më parë.
“Panairi në Athinë është shumë i gjetur, atje ku shqiptarët emigruan për herë të parë. Por edhe nga ana tjetër për të treguar se nuk është çudi që të vinte ajo periudhë që Shqipëria të pranonte emigrantë, përfshi edhe nga Greqia, ajo periudhë ku pranonte emigrantë. Nuk është çudi që një ditë, të vinte ajo periudhë. Mos harrojmë që një shekull më parë kanë qenë me qindra dhe mijëra emigrantë grekë që kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri, e që janë mirëpritur nga familjet shqiptare, nga sipërmarrësit shqiptarë dhe pse jo edhe Greqia të ketë nevojë për tregun e punës shqiptar”, u shpreh Spahiu.
Komente

Trump poshtëroi veten dhe popullin e tij.
PërgjigjuNUK THEMI NE SHQIPTARËT QË TË ÇMËNDURIT DHE BUDALLAIT HAPI UDHË POR MOS I JEP TË DREJTË.TRAMPI JO QË I KA TË DYJA POR ËSHTË DHE AGJENT I RUSIS, PRANDAJ SHTETET E BASHKUARA TË E.U.(PO E QUAJ SE ËSHTË MIRË) TË MOS I TREGOJNË RRUGËN E TI JAPIN LLOGARI PËR ATO ÇMËNDURIRA TË TIJ. E.U. DUHET TË DALË MË E FORTË NGA KJO BETEJË POLITIKO-EKONOMIKE E TË NDJEKIN SHËMBULLIN E NORVEGJIS.AMERIKA NUK KA NJOHUR LUFTË NË TERITORIN E SAJ KIRSE EUROPA PO.AMERIKA KA VJELUR PARAT E LUFTËRAVE NËPËRMJET INDUSTRIS SË LUFTËS.EUROPA DUHET TË JETË 100 HERË E KUJDESSHME NË POLITIKËN E ZGJERIMIT E SIDOMOS NË QËNDRIMIN NDAJ ANTARIT MË POTENCIAL TË N.A.T.O.-s.
PërgjigjuPse nuk ishin listat e berishes dhe ato?!
Përgjigju