Politikë

Spahiu: Trump poshtëron miqtë Zelensky, Scholz, Macron, por lartëson armiqtë Putin, Kim Jong, Xi...

2 Mars, 19:04| Përditesimi: 2 Mars, 19:11

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe zhvillimet e fundit të gjeopolitikës dhe kryesisht atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodomyr Zelensky.

I ftuar sot në Report TV, në analizën e tij e quajti një skenar me regji të parapërgatitur dhe se SHBA-të duhet t’ia kërkojnë mirënjohjen Kievit por jo në mënyrë poshtëruese dhe publike, siç dhe ndodhi. Spahiu shprehu mendimin se Trump edhe në mandatin e parë kishte të njëjtën taktikë sjelljeje, ku poshtëron miqtë dhe lavdëron armiqtë.

“Në protokollin e Shtëpisë së Bardhë, në 100% të rasteve, sidomos ato që lidhen me konfliktet dhe marrëveshjet e paqes, procedura është e mbyllur. Filmohet momenti i shtrëngimit të duarve dhe bisedat vazhdojnë përtej perdeve, pas kuintave. Por duke parë që nga fillimi, që nga marrja me veshjen, zbritja, ndërhyrjet, zv/presidenti etj., ishte një skenar i përgatitur për film të autoritetit amerikan, Uashingtonin dhe sherifin e ri që ka ardhur në qytet, për t’i treguar BE-së se çfarë force ka SHBA dhe për t’i treguar Putinit se ja çfarë po i bëjmë Zelenskyt. Por e gjithë regjia u prish nga Zelensky, që nuk e ka ditur se çfarë ishte gatuar nga regjia amerikane. Zelensky mund të shprehë mirënjohjen ndaj SHBA-ve për mbështetjen që i dha, edhe me mbështetje ushtarake, sikurse edhe NATO, pasi mendohej se Ukraina do binte për 2-3 ditë. Por nuk kanë të drejtë të poshtërojnë Zelenskyn dhe përfaqësuesin e Ukrainës në mënyrë publike. Mund të bëhej me dyer të mbyllura, por poshtërimi në publik nuk mund të bëhej. Trump të kërkonte mirënjohje nga Zelensky, por jo në atë mënyrë”, thotë Spahiu.

Por ai e shpjegon këtë taktikë si një mënyrë të vepruari të Trump, e ngjashme edhe me mandatin e parë.

“Është në natyrën e Trump që tallet dhe ofendon miqtë, kështu ka bërë me mbretëreshën e Anglisë, Merkel, Macron, Scholz etj. Ai gjithmonë ka lavdëruar Putinin, Xi Jinping, Kim Jongun, pra është ndjesi e brendshme për t’u sjellë në mënyrë poshtëruese me miqtë dhe lavdëruese me armiqtë, por mund të jetë edhe taktikë diplomatike”, shprehet ai.


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut për Primaret në PD: Berisha po kandidon për deputetë 90% të listës Basha më 2017 dhe 2021! Mosmirënjohje ndaj qëndrestarëve


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?