Politikë

Spahiu për 'Panaririn e Punës' në Athinë: Ndoshta një ditë grekët vijnë emigrantë në Shqipëri, si një shekull më parë!

2 Mars, 18:20| Përditesimi: 2 Mars, 18:25

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe Panairin e Punës së Hapur në Athinë të Greqisë dhe nismën e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare, për t’i kthyer emigrantët me projekte punësimi në vendin tonë.

Ai e cilëson si tepër pozitive, edhe pse të vështirë, por kryesisht do i shërbejë atyre emigrantëve që punojnë në të zezë në vendet europiane, pasi ata që kanë gjetur vende pune optimale dhe me pagesa të mira, ose që janë të rregullt me dokumente, vështirë që të rikthehen.

“Mendoj se çdo nismë për të kthyer shqiptarët që jetojnë jashtë vendit është pozitive, ka vështirësitë e saj, edhe nëse duket e parealizueshme. Prioritet të ishin shqiptarët që punojnë në ilegalitet, në të zezë, pa dokumente dhe janë 20% e tyre që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Këta do ishin më të interesuar të ktheheshin të punonin me dokumentacion, sigurim shëndeti dhe jete, pensioni etj. Do ishte e vështirë për shqiptarët që janë profesionistë, janë në BE, kanë një punë, sepse do ishte e vështirë për ata atje, ku shërbimet që gjejnë dhe të ardhurat janë në kualitet të lartë sesa në Shqipëri”, tha Spahiu.

Ai e cilësoi si tepër të gjetur nismën e panairit, pikërisht në vendin ku shqiptarët emigruan për herë të parë. Por Spahiu shprehet se në të ardhmen mund të ndodhë dhe nuk është çudi, që Shqipëria të presë emigrantë grekë, sikurse ka ndodhur edhe gati një shekull më parë.

“Panairi në Athinë është shumë i gjetur, atje ku shqiptarët emigruan për herë të parë. Por edhe nga ana tjetër për të treguar se nuk është çudi që të vinte ajo periudhë që Shqipëria të pranonte emigrantë, përfshi edhe nga Greqia, ajo periudhë ku pranonte emigrantë. Nuk është çudi që një ditë, të vinte ajo periudhë. Mos harrojmë që një shekull më parë kanë qenë me qindra dhe mijëra emigrantë grekë që kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri, e që janë mirëpritur nga familjet shqiptare, nga sipërmarrësit shqiptarë dhe pse jo edhe Greqia të ketë nevojë për tregun e punës shqiptar”, u shpreh Spahiu.


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut për Primaret në PD: Berisha po kandidon për deputetë 90% të listës Basha më 2017 dhe 2021! Mosmirënjohje ndaj qëndrestarëve


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?