Politikë

Spahiu: Arrestimet zgjuan nga gjumi ‘ariun’ elektoral dhe gara do jetë shumë e agresive më 11 maj

20 Shkurt, 22:57| Përditesimi: 20 Shkurt, 23:04

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv flet për zgjedhjet e 11 majit dhe strategjinë e Partisë Socialiste. Spahiu në emisionin ‘Frontline’ thotë se Rama nuk e rrezikon pushtetin, pasi ka ngritur të gjitha antenat dhe mekanizimin elektoral.

Spahiu thotë se arrestimet e SPAK zgjuan ‘ariun’ elektoral dhe gara e 11 majit do jetë shumë agresive.

“Të gjithë jemi bashkëudhëtarë të këtij kalvari të karrierës politike të socialistëve dhe Rilndjes. Rama kishte një ekip në 2013, që e konsideronte ekipin e rilindësve, , që ishin pinjollët e familjeve patriotike apo figurave të mëdha që krijuan shtetin shqiptar. E rreshtonte ekipin e tij në fushatën elektorale të 2013, por sot ky ekipi është në burg, duke nis nga Tahiri nga Arben Ahmetaj, Beqaj dhe gjithë ekipi i tij sot kanë përfunduar në rrjetën e drejtësisë, kjo s’ka ndodhur ndonjëherë që kur është krijuar shteti shqiptar.

Rama mund të rrezikonte pushtetin nëse do ishte në atë gjumin letargjik që i kemi të fituara zgjedhjet, çdo gjë e kemi në kontroll, e mundim atë bufin . Rama ka një javë që ka ngritur të gjitha antenat, ka futur mekanizmin elektoral dhe kur PS dhe Rama zgjohen dhe ndihen në rrezik për zgjedhjet, janë një rrezik potencial për rezultatin e zgjedhjeve sepse kanë një makineri të frikshme elektorale. Nëse do përdorin të gjitha mënyrat dhe mjete në panikun e rezultatit të zgjedhjeve këtu kemi do kemi zgjedhje problematike dhe i përket një analize aq të gjatë se tashmë infrastruktura dhe sofistikimi i mënyrës si paracaktohet rezultati i zgjedhjeve është shumë më i sofistikuar se vite më parë”, tha Spahiu në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Është ‘luks’ të garosh sot në politikë kur të arrestohen kundërshtarët politikë


SI.E./E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?