Spahiu: Arrestimi i Ilir Beqajt provoi që SPAK nuk është bandë kriminale e Ramës

4 Korrik, 21:46| Përditesimi: 5 Korrik, 08:46

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në Frontline për Marsela Karapançon se arrestimi i sotëm i Ilir Beqajt provoi se SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe nuk është bandë kriminale. 

'Kur je përballë një subjekti me masë më të lehtë dhe gjatë hetimit ka informacion për vepra të tjera atëherë jepet masë më e rëndë. Mund të ndodhte që kryeministri i fuste detyrë më të lartë Beqaj dhe ai vazhdon vjedh. Kur je kleptoman nuk pyet. Era e gjellës së korrupsionit ka marrë më shumë erë se sa sterilizimi. Vepra e parë ka cenuar jetën e mijëra shqiptarëve. Dua të rikujtoj për ata që nuk e dinë Ilir Beqaj është i vetmi shok dhe mik fëmijërie i Edi Ramës. Është shok i ekipit të basketbolli u luanin të dy. Janë rritur të dy. Dhe e ka mbajtur politikisht. Nuk i lëshon. Historia e fundit tregon se nuk është Rama që nuk i lëshon miqtë por është SPAK që i merr nga krahu Ramës. Tregon se SPAK nuk është bandë e Edi Ramës dhe nuk kontrollohet nga PS. Nuk komandohet politikisht. Po të ishte për Ramën, Ilir Beqaj nuk do ishte në burg.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Ilir Beqajn me dosje penale të hapur


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?