Bota

Spahiu: BE dhe Turqia i kërkuan Trump, të mos rrëzoj Ajatullahun se dynden miliona emigrantë në Europë

23 Qershor, 22:34| Përditesimi: 23 Qershor, 22:36

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha se BE dhe Turqia i kanë kërkuar presidentit të SHBA Donald Trump që të  mos rrëzoj Ajatullahun, pasi kjo do të sillte dyndje të emigrantëve nga Irani në Europë.

‘Tani kush janë miqtë dhe armiqtë e Iranit. Për ata që se dinë në Iran ka sundim etniko-fetar. Sundohet nga persët dhe nga sheitët. Por disa aleat të Uashingtonit duke nisur nga Turqi, Franca dhe Gjermania kanë bërë një marrëveshje me SHBA që konflikti të mos shkojë deri në rrëzimin e Ajatullahve sepse i bie që 15 milionë Iranin të vijnë në Europë e cila është në krizë nga emigracioni. Tani lind pyetja Izraeli e futi në luftë Amerikën apo Izraeli po përdoret nga Amerika dhe nga BE. Unë besoj se Izraeli e ka fuqinë që të përdori SHBA dhe NATO në këtë konflikt. Unë them se është një përdorim i dyanshëm dhe Izraeli dhe SHBA janë duke përdorur njëra-tjetrën', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e tre vendeve muslimane Katar, Irak, Bahrein


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?