Bota

Spahiu: Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e tre vendeve muslimane Katar, Irak, Bahrein

23 Qershor, 21:37| Përditesimi: 24 Qershor, 08:32

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘5 pyetje nga Babaramo’ ka komentuar zhvillimet e fundit Iran-Izrael.

Teksa u ndal tek sulmet e Iranit në Katar, ai tha se Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Katarit, Irakut dhe Bahrein-it.

‘Futja me vonesë e SHBA në konflikt, edhe pse SHBA se ka shpallur ligjin e luftës me Iranin. Pra bombardimi quhet sporadik dhe ende s’ka një miratimin të futjes së SHBA në konflikt. Kjo hapësirë ka nxjerr zbuluar dobësit e Iranit dhe të Izraelit, sa më shumë ato vijojnë luftën vendet e tjera kuptojnë forcën dhe dobësinë që kanë dy vendet. Pritej që Irani të kishte një mbrojtje më të mirë gjë që nuk rezultoi kështu’, tha ai.

Spahiu tha se edhe Moska nuk ka treguar gatishmëri për t’u pozicionuar krah Iranit.

‘U mendua se Rusia do të futet në konflikt dhe kemi të bëjmë me një gjeopolitikë të re me ardhjen e Trump dhe marrëdhëniet SHBA- Rusi tani janë diçka tjetër. Rusia nuk do të jetë krah Iranit në këtë konflikt. Sulmet e sotme do të ishin fishekzjarrë. Sot Irani ka treguar dobësi sepse ka treguar forcë duke shkelur sovranitetin e Katarit’, tha ai.

Ora 22:34
Spahiu: BE dhe Turqia i kërkuan Trump, të mos rrëzoj Ajatullahun se dynden miliona emigrantë në Europë

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha se BE dhe Turqia i kanë kërkuar presidentit të SHBA Donald Trump që të  mos rrëzoj Ajatullahun, pasi kjo do të sillte dyndje të emigrantëve nga Irani në Europë.

‘Tani kush janë miqtë dhe armiqtë e Iranit. Për ata që se dinë në Iran ka sundim etniko-fetar. Sundohet nga persët dhe nga sheitët. Por disa aleat të Uashingtonit duke nisur nga Turqi, Franca dhe Gjermania kanë bërë një marrëveshje me SHBA që konflikti të mos shkojë deri në rrëzimin e Ajatullahve sepse i bie që 15 milionë Iranin të vijnë në Europë e cila është në krizë nga emigracioni. Tani lind pyetja Izraeli e futi në luftë Amerikën apo Izraeli po përdoret nga Amerika dhe nga BE. Unë besoj se Izraeli e ka fuqinë që të përdori SHBA dhe NATO në këtë konflikt. Unë them se është një përdorim i dyanshëm dhe Izraeli dhe SHBA janë duke përdorur njëra-tjetrën', tha ai. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?