Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit në Partinë Demokratike ka qenë një skenar i inskenuar.
Në një intervistë për Report Tv, ai shtoi se PD dhe Berisha duhet të bëjnë vetëm një analizë të thjeshtë, se pse humbën zgjedhjet.
‘Nuk kanë kaluar dy vite e gjysmë kur kjo parti ka pasur sherr, janë rrahur mes tyre në selinë e partisë. E them këtë për të kujtuar kronologjinë e ngjarjeve, për të gjithë shqiptarët se kjo parti ishte e ndarë në dy pjesë dhe kjo tregon se e gjithë ajo ka qenë një teatër. Fakti që Berisha ekipin e ri po e ndërton me listën Basha me në krye Bardhin tregon se ka qenë një film dhe jo një luftë reale. Partia Demokratike dhe Sali Berisha duhet që të bëjnë vetëm një analizë, se pse humbi në zgjedhje, ai ka marr 15 deputetë më pak se Basha. Berisha ka marr rezultat më të dobët se Basha. Është teatër, Berisha nuk njeh zgjedhjet por ai njeh rrogën që merr dhe merr mandatin e deputetit’, tha ai.
Për juristin Kreshnik Spahiu, zgjedhja e Presidentit Kosovës në 4 prill, do jetë më konfliktuale sesa krijimi i qeverisë Kurti
‘Kosova do të kalojë dy kriza, e para për krijimin e qeverisë dhe e dyta për zgjedhjen e presidentit të ri. Presidenti në Kosovë ka disa kompetenca më të forta se ai në Shqipëri, atje ka kompetenca deri në shpërndarje edhe të kuvendit. Po unë rizgjedhjen e Osmanit e shoh si të vështirë, duhet e vështirë kjo gjë. Kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që kanë negociuar në zgjedhjen e presidentit duke e shpëtuar vendin. Mjafton neglizhenca amerikane dhe duhet paaftësia e politikës në Kosovë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nëse opozita e Kosovës nuk bashkohet në një koalicion, Albin Kurti do fitoj për vite me radhë pushtetin.
‘Nëse opozita nuk bashkohet me një koalicion dhe nëse ajo nuk bashkohet për kaluar 51 për qind do ta ketë të pamundur për 20 vite që të vijë në pushtet. Kurti do të krijoj modelin e Ramës, do të kemi një Ramë të dytë. Dhe kjo opozitë ka rënë në krizë sepse vazhdon ende me konflikte të shkuarës dhe nuk prodhon lider konkurrues përballë Kurtit’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu u ndal edhe aktualiteti politikë në Kosovë. Ai tha se kryeministri Albin Kurti s’do qeveri me koalicion, por sërish zgjedhje që të fitoj pushtetin i vetëm.
‘Vetvendosja ka humbur shumë bashki në zgjedhjet e fundit dha ka disavantazh në zgjedhjet lokale. Sot ka pasur një dorëheqjen nga Vetvendosja, bashkëudhëtari i ngritjes dhe themelimit të Vetvendosjes si parti është tërhequr. Kurti do që ta shtyjë këtë krizë që të mbaj pushtetin vet. Skenari i intereson të dyja palëve Kurti do zgjedhje të parakohshme sepse s’do koalicion. Ai do të fitoj 50 për qind plus 1. Nëse në zgjedhje shkohet me këtë format poltikë, Kurti përsëri del parti e parë sipas sondazheve’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, sipas tij ato i ka njohur kur komisionerët e PD nënshkruan për rezultatin e zgjedhjeve.
‘Berisha i njohu zgjedhjet nëpërmjet 12 mijë komisionerëve që kanë nënshkruar rezultatin për çdo kuti. Kur një parti nënshkruan dhe njeh rezultatin ky është akti juridik që i bënë zgjedhjet të vlefshme ose të pavlefshme. Nëse ata nuk do të nënshkruanin atëherë do të diskutonim nëse njihen ose jo zgjedhjet. Thonë se do të bëjnë protesta dhe në 1 tetor të gjithë do të marrin rrogën nga mandati i deputetit’, tha ai.
Komente
