KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos publikojë sot rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik.
Lidhur më këtë juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv tha se, bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ është në kundërshtim me ligjin.
‘Dihet se sa është elektorati socialist dhe demokrat dhe dihet sa mund të jetë për qindja e elektoratit gri. Është e qartë, ne e kishin parashikuar se partitë e reja nuk marrin asnjë mandat në qarqe përveç Tiranës.
Por situata që është krijuar në dy zona, ku organizatat ndërkombëtare kanë monitoruar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrim ligjor dhe kushtetues që të gantrojë procesin e zgjedhjeve, çdo tentativë për të bllokuar rezualtatin përbënë krim zgjedhor. Ca lidhje ka KQZ të ndërhyjë tek printeri, se kuptojë si heshtë OSBE-ODHIR për votimin elektroik që ka një qëllim shpejtësi të rezultatit. Tani të ndërhyhet në mënyrë kaq brutale’, tha ai.
Për juristin Kreshnik Spahiu, PD nuk sjell dot rotacion nëse humbet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai tha se këto qarqe janë bastion i majtë dhe PD i ka shanset të pakta që të fitojë.
‘Fati i zgjedhjeve varet nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, dhe këtu është e avanatazhuar PS sepse numri i deputetëve të jugut është dyfishi i atyre të veriut të vendit, Durrësi, Tirana ka më shuëm se Kukësi, apo Dibra.
Nëse opozita nuk kalon në epërsi në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës qeveria i ka të fituara zgjedhjet. A ka besim njeri se PD mund të fitojë në Elbasan në Tiranë dhe në Durrës? Tirana dhe Durrësi kanë një konkurrencë më të fortë, por është më e avantazhuar më shumë në Tiranë PS, sepse votat e partive të reja gërryejnë nga votat e PD.
Në Tiranë është për qindja më e madhe e punonjësve që punojnë në shtet, votat e partive të vogla janë vota opozitare, sado të marrin ato, i ulin mundësinë PD për të marr mandate. Tirana është kthyer në një bastion të majtë', tha ai.
Komente

Nuk e ka urdheruar KQz operatorin e ka urdheruar Çelibashi te mos publikojë rezultatin
Përgjigju