Politikë

Zero shanse/ Spahiu: PD nuk sjell dot rotacion duke humbur Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

11 Maj, 22:37| Përditesimi: 11 Maj, 22:49

  • Share

 

Për juristin Kreshnik Spahiu, PD nuk sjell dot rotacion nëse humbet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai tha se këto qarqe janë bastion i majtë dhe PD i ka shanset të pakta që të fitojë. 

‘Fati i zgjedhjeve varet nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, dhe këtu është e avanatazhuar PS sepse numri i deputetëve të jugut është dyfishi i atyre të veriut të vendit, Durrësi, Tirana ka më shuëm se Kukësi, apo Dibra.

Nëse opozita nuk kalon në epërsi në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës qeveria i ka të fituara zgjedhjet. A ka besim njeri se PD mund të fitojë në Elbasan në Tiranë dhe në Durrës? Tirana dhe Durrësi kanë një konkurrencë më të fortë, por është më e avantazhuar më shumë në Tiranë PS, sepse votat e partive të reja gërryejnë nga votat e PD.

Në Tiranë është për qindja më e madhe e punonjësve që punojnë në shtet, votat e partive të vogla janë vota opozitare, sado të marrin ato, i ulin mundësinë PD për të marr mandate. Tirana është kthyer në një bastion të majtë', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: Bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ brutal dhe në kundërshtim me ligjin


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?