Politikë

Spahiu: Direktiva e kryetarëve të partive kush të votohet në listat e hapura, është krim zgjedhor

9 Prill, 22:16| Përditesimi: 9 Prill, 22:51

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘Repolitix’, në Report Tv teksa komentoi listat e partive, tha se ata që janë në lista të hapura janë më aktiv në fushatë se ata që janë në listat e mbyllura. 

Spahiu theksoi se direktiva e kryetarëve të partive kush të votohet në listat e hapura, përbën një krim zgjedhor.

'Ata që janë në listë të hapur janë në një aksion në terren më aktiv se ata që janë në listë të mbyllur.  Ne shohim vetëm zërat dhe fytyrat e atyre që janë në listë të hapur ata që janë në listë të mbyllur janë në gjumë.  Tek PS ose PD dalin ata që janë në listë të hapur dhe flasin, ata që janë në listë të mbyllur si intereson fare së ca është fushata, edhe tek PD del Tabaku për të gjithë listën e mbyllur. Pyetja është a është vepër penale nëse kryetari devijon votën e listës së hapur?', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: OSBE të denoncojë PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik, por duan komisionerë me muskuj


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?