Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘Repolitix’, në Report Tv teksa komentoi zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se OSBE duhet që të denoncoj PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik.
Ai tha se edhe prokuroria speciale duhet të fokusohet tek krimet zgjedhore që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve
‘Janë mesazh i qartë që prokuroria do jetë aktive dhe do jetë prezentë në zgjedhjet e 11 majit. Krimi zgjedhor është i vështirë dhe i përhapur përballë burimeve financiare që ka SPAK për të konstatuar në këtë shtrirjen gjeografike që ka krimi zgjedhor. Qoftë organizata ndërkomëbëtare dhe prokuroria speciale duhet të fokusohen tek krimet që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, rastet ku çdo deputet i premton votuesve që në këmbim të votës ata do të përfitojnë diçka.
Edhe numërimi elektronik pastaj. OSBE duhet që të denoncoj PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik, por duan komisionerë me muskuj. SPAK duhet të thotë vota e diasporës ishte e ndershme dhe e lirë apo u manipulua në fund’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi edhe deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që tha se do të rikthejë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar apo larguar nëse vjen në pushtet dhe do të shkarkojë drejtuesen e SHISH.
Spahiu tha se ky është një premtim që i jepet Greqisë, vendit me të cilin ai ka aleatë në këto zgjedhje.
‘Premtimi për të shkarkuar kreun e SHISH është mesazh për Greqinë sepse Athina është aleati i PD në këto zgjedhje, është një aleancë e deklaruar. Janë premtime që kur e di që do vish në pushtet i rrit premtimet se s’do jesh në provë për ti mbajtur dhe s’më duket ndonjë çudi veçse për tu bërë partner me shumë grupe interesi. Mendon se këto janë grupe interesi dhe kanë grupet e tyre që mund të lobojnë për të maksimalizuar votat dhe janë premtime që s’do të realizohen. Do doja që të thoshte sot atë që tha në PE ku tha se një nga liderët e opozitës është torturuar dhe ai është Ilir Meta. Gjë tjetër thotë në Shqipëri dhe gjë tjetër në Europë. Ndërkombëtarët kanë burimet e tyre këtu dhe kanë informacione dhe s’është e ndershme që të thuhet ajo që është e vërtetë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘Repolitix’, në Report Tv teksa komentoi listat e partive, tha se ata që janë në lista të hapura janë më aktiv në fushatë se ata që janë në listat e mbyllura.
Spahiu theksoi se direktiva e kryetarëve të partive kush të votohet në listat e hapura, përbën një krim zgjedhor.
'Ata që janë në listë të hapur janë në një aksion në terren më aktiv se ata që janë në listë të mbyllur. Ne shohim vetëm zërat dhe fytyrat e atyre që janë në listë të hapur ata që janë në listë të mbyllur janë në gjumë. Tek PS ose PD dalin ata që janë në listë të hapur dhe flasin, ata që janë në listë të mbyllur si intereson fare së ca është fushata, edhe tek PD del Tabaku për të gjithë listën e mbyllur. Pyetja është a është vepër penale nëse kryetari devijon votën e listës së hapur?', tha ai.
Komente
