Kreshnik Spahiu

Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: E çuditshme por 5 biznesmenë, kanë kapur 5 qeveri dhe 500 politikanë

10 Shkurt, 21:55| Përditesimi: 10 Shkurt, 23:00

  • Share

TIRANË - Juristi Kreshnik Spahiu komentoi mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet nga Babaramo',arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Spahiu thekson se 5 biznesmenët për të cilët SPAK akuzon Veliaj se ka kryer transaksione të paligjshme, kanë lidhje me 500 politikanë të tjerë, pasi kjo është mënyra si funksionon politika dhe biznesi në Shqipëri. 

'Me të drejtë thatë se opinioni është i papërgatitur për këtë që ka ndodhur. Diskutohej para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve. Nuk ka të re. Të gjithë prisnin akuzë për inceneratorët apo grupin e 5 D. I gjithë opinioni publik njeh dy çështje në themel, inceneratorët dhe 5D. Në të dyja prokuroria ka mbyllur akuzën dhe nuk është Veliaj i akuzuar. Tani kemi një akuzë për fshehje pasurie, pastrim parash, korrupsion pasiv. Akuza se ka shpenzuar 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri online. E dyta ka një shtëpi në plazh. Ajo na mungon është lidhja shkak-pasojë.

Shpenzimet që bën për pasuri të luajtshme apo paluajtshme kërkojnë të ardhura. Nuk kemi një deklaratë të pasurisë së Veliajt. Jemi përballë faktit nga këto 800 mijë euro sa ka deklaruar. Këto para janë të provuara që janë blerë apo dhuruar apo marrë ryshfet. Kemi 5 biznemenë që kanë korruptuar 500 politikanë. Këtu fillon. SPAK ka marrë filozofinë që duke shkuar te mënyra si funksionon biznesi shkon tek politikanët.'

Më tej juristi vë re se Partia Socialiste nuk i ka dalë në mbrojtje Veliajt. Sipas tij, deputetë, ministrat apo zyrtarët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim.

'Në temën e sotme kemi 3 probleme. i pari politik, i dyti juridik, i treti procedurial. Për problemi politik jam i befasuar asnjë deputet, ministër, apo drejtues të PS, nuk janë prononcuar dhe nuk kanë marrë në mbrojtje Veliajn. E kanë pasur kryetar bashkie 3 herë. E para presin çdo thotë kryetari dhe nuk e dinë në do e marri në mbrojtje. Pak a shumë tregojnë mungesë integriteti. Duhet mbajtur një qëndrim është kolegu i tyre. E kanë mbështetur dhe e kanë pasur model suksesi. Jam i befasuar, ndryshe nga opozita nëse do arrestohej kryetari i bashkisë së demokratëve 12 vite më parë kut ishte Berisha kryeministër imagjinoni çdo ndodhte.

Ora 22:02
Spahiu: Pse asnjë deputet apo ministër i PS nuk merr në mbrojtje Erion Veliajn?

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, arrestimin e Erion Veliaj. Në '5 Pyetjet nga Babaramo', juristi vë re se Partia Socialiste nuk i ka dalë në mbrojtje Veliajt. Sipas tij, deputetë, ministrat apo zyrtarët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim.

'Në temën e sotme kemi 3 probleme. i pari politik, i dyti juridik, i treti procedurial. Për problemi politik jam i befasuar asnjë deputet, ministër, apo drejtues të PS, nuk janë prononcuar dhe nuk kanë marrë në mbrojtje Veliajn. E kanë pasur kryetar bashkie 3 herë. E para presin çdo thotë kryetari dhe nuk e dinë në do e marri në mbrojtje. Pak a shumë tregojnë mungesë integriteti. Duhet mbajtur një qëndrim është kolegu i tyre. E kanë mbështetur dhe e kanë pasur model suksesi. Jam i befasuar, ndryshe nga opozita nëse do arrestohej kryetari i bashkisë së demokratëve 12 vite më parë kut ishte Berisha kryeministër imagjinoni çdo ndodhte.

Janë të detyruar të mbajnë qëndrim politik për një çështje madhore, që ata janë të detyruar të mbajnë qëndrim dhe nuk fshihen dot pas gishtit. Nuk e kuptoj si funksionon kjo parti. Disa e marrin në aspektin negativ, Rama i lëshon të vetët. Disa në aspektin pozitiv, që PS e lë të lirë drejtësinë. Mund të jenë dhe të dyja. Mendoj ka një goditje të rëndë politike. Janë goditur gjithë numra 2 të PS. Impakti politik i drejtpërdrejtë.'
 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?