Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, arrestimin e Erion Veliaj. Në '5 Pyetjet nga Babaramo', juristi vë re se Partia Socialiste nuk i ka dalë në mbrojtje Veliajt. Sipas tij, deputetë, ministrat apo zyrtarët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim.
'Në temën e sotme kemi 3 probleme. i pari politik, i dyti juridik, i treti procedurial. Për problemi politik jam i befasuar asnjë deputet, ministër, apo drejtues të PS, nuk janë prononcuar dhe nuk kanë marrë në mbrojtje Veliajn. E kanë pasur kryetar bashkie 3 herë. E para presin çdo thotë kryetari dhe nuk e dinë në do e marri në mbrojtje. Pak a shumë tregojnë mungesë integriteti. Duhet mbajtur një qëndrim është kolegu i tyre. E kanë mbështetur dhe e kanë pasur model suksesi. Jam i befasuar, ndryshe nga opozita nëse do arrestohej kryetari i bashkisë së demokratëve 12 vite më parë kut ishte Berisha kryeministër imagjinoni çdo ndodhte.
Janë të detyruar të mbajnë qëndrim politik për një çështje madhore, që ata janë të detyruar të mbajnë qëndrim dhe nuk fshihen dot pas gishtit. Nuk e kuptoj si funksionon kjo parti. Disa e marrin në aspektin negativ, Rama i lëshon të vetët. Disa në aspektin pozitiv, që PS e lë të lirë drejtësinë. Mund të jenë dhe të dyja. Mendoj ka një goditje të rëndë politike. Janë goditur gjithë numra 2 të PS. Impakti politik i drejtpërdrejtë.'
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: E çuditshme por 5 biznesmenë, kanë kapur 5 qeveri dhe 500 politikanë
G.K/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)