Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet nesër në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg. Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjyqtari që do të vendosë për Veliajn, Engert Pëllumbi, është një ndër gjyqtarët më të ndershëm në magjistraturën shqiptare.
“Nesër një nga gjyqtarët më të ndershëm, integritet, karakter, të magjistraturës shqiptare, një gjyqtar që me modestinë e tij ka bërë një karrierë të sigurt, Engert Pëllumbi ka nesër në dorë pjesërisht çështjen e fatit të dosjes Veliaj”, tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Gjyqtari që gjykon Veliajn, s’është socialist sepse dënoi me burg Saimir Tahirin (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al