Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv, komenton seancën që do të mbahet nesër në Apelin e Posaçëm, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg. Spahiu thotë se gjyqtari që shqyrton ankimin, Engert Pëllumbi nuk është socialist, se ai ka dënuar me burg Saimir Tahirin.
Spahiu thekson në Report Tv se fati i Veliajt nuk është në dorën e SPAK, pasi është në detyrën e gjykatës të bëjë arbitrin mes prokurorisë dhe mbrojtjes ligjore.
“Engert Pëllumbi nuk është socialist, se ai ka dënuar me burg Saimir Tahirin, pra në periudhën kur ish-ministri i PS ishte një nga figurat më të forta dhe personaliteti i parë politik që shkonte në burg dhe të dënohej nga një gjykatë. Për ata që kanë dyshime për Pëllumbin, do i thoja që këtij djaloshi që e kam njohur duhet t’i besohet më shumë. Fati i Veliajt nuk është në dorën e SPAK. SPAK është një organ i suksesshëm që duhet vlerësuar për punën që ka, në të drejtën e tyre të kërkojnë çfarëdo lloj mase shtrënguese. Por, është në detyrën e gjykatës të bëjë arbitrin mes prokurorisë dhe mbrojtjes ligjore.
A është aq i rrezikshëm Veliaj sa të shantazhojë dëshmitarët, të shkatërrojë provat? Veliaj në arrest shtëpiak me një polic në derë, a e pengon hetimin apo jo? Veliaj nuk është arrestuar në flagrancë, janë vepra penale që janë kryer në të shkuarën. Janë prova që janë siguruar nëpërmjet sistemit bankar dhe elektronik. Si mund t’i prishë këto transaksione bankare? Gjykimi për Veliaj do bëhet kur dosja të kalojë për Gjykim, ky është proces që do marrë të paktën 2 vjet. Nuk jemi këtu për të gjykuar se ça do bëhet për dosjen e 2027, por ça do bëhet për masën e sigurimit", tha Spahiu.
Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu vlerëson figurën e gjyqtarit Pëllumbi, duke thënë se është një ndër gjyqtarët më të ndershëm në magjistraturën shqiptare.
“Nesër një nga gjyqtarët më të ndershëm, integritet, karakter, të magjistraturës shqiptare, një gjyqtar që me modestinë e tij ka bërë një karrierë të sigurt, Engert Pëllumbi ka nesër në dorë pjesërisht çështjen e fatit të dosjes Veliaj”, tha Spahiu.
Ironizon aleancën e Berishës, duke e quajtur "Aleanca për Greqinë Madhështore", ndërsa thekson se paraqet rrezik për interesat kombëtare shqiptare.
Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë të hapur. Spahiu thotë me ironi se mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë, pa asnjë kontribut por promovohen njerëz anonimë.
“Shteti ka nevojë për njëlloj serioziteti. E kuptoj që kur digjesh nga qulli, Rama tani është djegur nga burrat e vjetër social se i kanë përfunduar në SPAK dhe tani do të promovojnë njerëz anonimë, se thotë derisa t’ia mësoj emrin populli, nuk kanë kohë të korruptohen. Në këtë mënyrë promovon njerëz anonimë. Unë mendoj se të dy grupet, qoftë të Berishës me xhaketa të vjetra, këta kanë humbur sensin e masës, balancës. Këta kanë një botë paralele të tyre që është krejt e papërshtatshëm për realitetin shqiptar. Jam kundër xhaketave të vjetra dhe kundër njerëzve apo vajzave që janë krejt anonime dhe promovohen në lista”, tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu ironizon në Report Tv koalicionin e Sali Berishës. Spahiu thotë me ironi se kjo nuk është aleancë shqiptare, por është Aleancë për Greqinë Madhështore dhe paraqet rrezik për interesat kombëtare shqiptare. Në koalicionin e Berishës jo vetëm që janë bërë bashkë grekë e çamë, por edhe një seri partish politike të panjohura.
"Një të vërtetë ka, se është madhështor se kalon kufijtë e Shqipërisë, por nuk është aleancë shqiptare. Është aleancë për Greqinë Madhështore se për herë të parë kemi konsolidim të dy rrymave politike, që kanë konsideratë një qëndrim politik prej disa vitesh, duke nisur që nga zgjedhjet lokale, që ka marrë përmasa me pasoja të rënda për Shqipërinë. Konflikti mes Greqisë dhe Shqipërisë arriti kulmin, ku Greqia për shkak të konfliktit në Himarë kërkoi të bllokojë integrimin dhe kjo erdhi për shkak të aleancës madhështor e për Greqinë. Çfarë do të ndodhte me Kurtin, nëse Kurti sot do krijonte aleancën për kos madh, duke krijuar qeverinë me serbët në Kosovë, pasi edhe ai nuk arrin dot kuotimin e votave. Pavarësisht kritikave që kemi për Kurtin, Kurti nuk e bën një gjë të tillë se të gjithë. Aleanca Beleri-Berisha është një Aleancë për Greqinë madhështore kundër interesave të kombit shqiptar. Nëse do lexoni një intervistë të Berishës në mediat greke është poshtërues se si trajton dy partitë e Shqipërisë, Italinë dhe Turqinë, duke i sulmuar indirekt, duke i konsideruar si marrëdhënie korruptive", tha Spahiu.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet nesër në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg. Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjyqtari që do të vendosë për Veliajn, Engert Pëllumbi, është një ndër gjyqtarët më të ndershëm në magjistraturën shqiptare.
“Nesër një nga gjyqtarët më të ndershëm, integritet, karakter, të magjistraturës shqiptare, një gjyqtar që me modestinë e tij ka bërë një karrierë të sigurt, Engert Pëllumbi ka nesër në dorë pjesërisht çështjen e fatit të dosjes Veliaj”, tha Spahiu.
Komente

Ore çfar rēndēsie ka çfar ēshtē ky gjykatēsi Pēllumbi rēndēsi ka mos tē jet spiuni grekut si erjon bami e si olsi dado qē e ka dipllomēn e bler dhe me 5. Kjo ka rēndēsi qē olsi nga Noten na u bē prokuror qē kto çdira vetēm nē Albanistan ndodhin.
Përgjigju