Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin e sotëm me kusht të ish deputetit Ervin Salianji, pas rreth 9 muajsh burgim.
Për Spahiun, Salianji është një figurë me potencial për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Pa dyshim kjo provon atë që thashë unë që sa pak e drejtë është drejtësia në Shqipëri. Ka shqiptarë që besojnë që Salinjit të bëhet që është njeriu më i rrezikshëm i opozitës shqiptare. Unë mendoj që vendimi me burg për Ervin Salianjin, ai mund të jetë fajtor, por dënimi me burg ishte shumë i ashpër. Kishte mënyrë tjetër, shërbim prove. Vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Ervin Salianjit është i drejtë sepse nuk është person me rrezikshmëri shoqërore. Ervin Salianji është ndër kandidaturat e vetme e potencialin për të qenë lider i opozitës në 2029”,- tha Spahiu.
Spahiu shtoi tashmë Salianji ka fituar simpatinë e shumë demokratëve, por nuk përjashtoi mundësinë e ‘shkopinjve nën rrota’ që atij mund t’i “futen” nga figurat e tjera në Partinë Demokratike.
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku sqaroi në mënyrë juridike se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë, kryetari i të cilës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.
“Ligji është taksativ: Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë nuk mundet të shpallen nëse kryetari i Bashkisë nuk vdes, nuk jep dorëheqje apo nuk dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Erion Veliaj nuk ka vdekur, nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është dënuar ende me vendim të formës së prerë nga gjykata”,- tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv. Ndër të tjera, ai pretendon se burgosja e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, lidhet me “braktisjen” e tyre nga lidershipi i partive përkatëse.
“Unë mendoj që edhe Veliaj dhe Meta janë viktima të të njëjtit proces. PD dhe PS nuk i duan më në për këmbë. Nuk mendoj që është dhe vetëm vullnet i Prokurorisë. Ka arsye të tjera sepse në fund të fundit janë 3 nivelet e gjykatës që e lanë të vlefshme masën (për Ilir Metën). Pavarësisht koalicioneve të përkohshme që ka bërë Berisha po Rama, me Ilir Metën ndër vite, ata e kanë pasur dhe armik apo kundërshtar. Në një moment u poqën kushtet dhe e eliminuan, e braktisën”,- tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku foli edhe për përballjen e Sali Berishës me drejtësinë. Sipas Spahiut, kjo e fundit është e intimiduar dhe e pafuqishme përballë kreut të Partisë Demokratike.
“Unë jam politikisht një nga kritikët më të fortë të Berishës, dhe përveç kësaj unë them si një jurist prej 33 vitesh, në sektorët më të vështirë të sistemit, vendimi i gjykatës në këtë çështje është ligjor, askush nuk duhet ta vërë në dyshim. Ka arritur të fitojë të gjitha betejat me drejtësinë, jo për shkak të pafajësisë, por se drejtësia e ka frikë. Nuk është normale dhe për këtë arsye se përse SHBA e ka shpallur non grata, është se Berisha ka përdorur pushtetin e tij për të ushtruar presion te drejtësia. Unë kam bindjen që Berisha përsëri duke ushtruar presion do t’i fitojë dhe betejat e ardhshme me drejtësinë”,- tha Spahiu.
“Unë mendoj që mënyra në stilin e tij, tipologjia politike e Berishës, jo vetëm në raport me drejtësinë, me kundërshtarët, ka zgjedhur denigrimin e zërave kritikë për të heshtur të gjithë të tjerët. Epërsia e tij ka qenë se në një fshat të vogël si Shqipëria ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, janë të shantazhueshëm”,- shtoi ai.
Komente
