Politikë

Spahiu: Zgjedhjet parakohe në Tiranë, ligjërisht shpallen vetëm nëse jep dorëheqje Erion Veliaj

8 Korrik, 20:09| Përditesimi: 8 Korrik, 20:43

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku sqaroi në mënyrë juridike se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë, kryetari i të cilës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.

“Ligji është taksativ: Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë nuk mundet të shpallen nëse kryetari i Bashkisë nuk vdes, nuk jep dorëheqje apo nuk dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Erion Veliaj nuk ka vdekur, nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është dënuar ende me vendim të formës së prerë nga gjykata”,- tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Ervin Salianji ka potencial brenda PD, për tu bërë lidershipi opozitës në zgjedhjet 2029


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?