Kronikë

Spahiu: Grupet kriminale kanë realizuar me sistemin Matrix, transferta milionshe në cripto

17 Korrik, 23:06| Përditesimi: 17 Korrik, 23:08

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për sistemin Matrix tha se grupet kriminale kanë realizuar me sistemin Matrix edhe transferta milionshe në cripto.

‘Ëhtasapp nuk përgjohet sepse është i centralizuar dhe e ka qendrën në SHBA në vendet e BE përgjohet vetëm në rastet e terrorizimit. Nuk jep leje qendra që të përgjojë për një kg hashash. Është jashtë procedurës për ta realizuar një gjë të tillë, është tjetër gjë nëse telefoni sekuestrohet. Por të futet më përgjim me kërkesë të prokurorisë nuk ekziston që të futet në përgjim. Edhe për Matrix kanë ardhur transkripto në Shqipëri por edhe pse ka qenë gjuha shqipe i përkasin shteti të Kosovës. Përgjimi është mjeti i kërkimit të provës nuk është prova. Grupet kriminale kanë realizuar me sistemin Matrix, transferta milionshe në cripto’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Në Shqipëri ka të burgosur që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?