Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në Shqipëri, ka të burgosur që kanë më shumë lekë, se buxheti vjetor i burgjeve.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ku u diskutua lidhur me kontrollet blitz në burgje për mjetet e paligjshme në qeli, sigurinë dhe takimet speciale, ai tha se problem sot në burgje është futja e telefonave dhe e sendeve të tjera të paligjshme.
‘Ndodh që 99% e publikut se dinë se kush janë realisht kushtet në burgje. Sot në Shqipëri nuk i kanë prioritet burgjet. Ne vijmë nga zgjedhjet dhe s’kemi parë asnjë parti që të flas për burgjet se cili është buxheti dhe nëse duhet që të investohet në to. Publiku nuk është koshient se sa është kosto për të mirëmbajtur paraburgimin ose burgjet në Shqipëri. Sot ke të burgosur në Shqipëri që kanë të ardhura më shumë se buxheti vjetor i burgjeve në Shqipëri.
Por a është sot problem takimi i një të burgosuri nga një vajzë e shoëbizit. Nëse ajo me vullnetin e saj shkon ta takojë dhe të bëjë edhe marrëdhënie intime me të, s’ka asgjë, pro nëse kemi korruptim ai është problem tjetër, si për futjen e telefonave apo të tjera sende këtu funksionon ligji pastaj. Por, Drejtoria e Burgjeve i konsideron të barabartë të burgosurit për vizita?’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për sistemin Matrix tha se grupet kriminale kanë realizuar me sistemin Matrix edhe transferta milionshe në cripto.
‘Ëhtasapp nuk përgjohet sepse është i centralizuar dhe e ka qendrën në SHBA në vendet e BE përgjohet vetëm në rastet e terrorizimit. Nuk jep leje qendra që të përgjojë për një kg hashash. Është jashtë procedurës për ta realizuar një gjë të tillë, është tjetër gjë nëse telefoni sekuestrohet. Por të futet më përgjim me kërkesë të prokurorisë nuk ekziston që të futet në përgjim. Edhe për Matrix kanë ardhur transkripto në Shqipëri por edhe pse ka qenë gjuha shqipe i përkasin shteti të Kosovës. Përgjimi është mjeti i kërkimit të provës nuk është prova. Grupet kriminale kanë realizuar me sistemin Matrix, transferta milionshe në cripto’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se në disa shtete të BE kosto e mbajtjes një të burgosuri shkon nga 200-300 euro në ditë.
Ai tha se disa vende janë duke hapur burgje të reja në vende të tjera, si në rastin e Danimarkës në Kosovë pasi kostoja e mirëmbajtjes është më e vogël.
Në disa shtete të BE kosto e mbajtjes një të burgosuri shkon nga 200-300 euro në ditë. Shumë shtet kanë filluar që të mendojnë fasonerinë e burgjeve. Danimarka po hap një burg në Kosovë që të ul koston e mirëmbajtjes së burgjeve, më mirë të shpenzojnë për të hapur burgje të reja në vende të tjera sesa të mirmbajnë. Edhe në vende të ballkanit kemi që futen armë dhedrogë dhe duhet që të kemi një buxhet më të madh për mirëmbajtjen e burgjeve.
Komente
