Politikë

Spahiu ironizon socialistët: Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

10 Mars, 18:18| Përditesimi: 10 Mars, 18:19

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë të hapur. Spahiu thotë me ironi se mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë, pa asnjë kontribut por promovohen njerëz anonimë.

“Shteti ka nevojë për njëlloj serioziteti. E kuptoj që kur digjesh nga qulli, Rama tani është djegur nga burrat e vjetër social se i kanë përfunduar në SPAK dhe tani do të promovojnë njerëz anonimë, se thotë derisa t’ia mësoj emrin populli, nuk kanë kohë të korruptohen. Në këtë mënyrë promovon njerëz anonimë. Unë mendoj se të dy grupet, qoftë të Berishës me xhaketa të vjetra, këta kanë humbur sensin e masës, balancës. Këta kanë një botë paralele të tyre që është krejt e papërshtatshëm për realitetin shqiptar. Jam kundër xhaketave të vjetra dhe kundër njerëzve apo vajzave që janë krejt anonime dhe promovohen në lista”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Gjyqtari që gjykon Veliajn, s’është socialist sepse dënoi me burg Saimir Tahirin (VIDEO)


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?