Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë

2 Gusht, 19:58| Përditesimi: 3 Gusht, 10:50

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e së dielës në Himarë, teksa theksoi se aty nuk garon Tavo me Gjikurian, por Shqipëria me Greqia, e përfaqësuar nga opozita e Sali Berishës. Parashikimi i tij është që Tavo do ta fitojë këtë duel me 200 vota diferencë.

'Në Himarë nuk garon Tavo me Gjikurian por gjysma e Shqipërisë me Greqinë dhe opozitën e Sali Berishës. Ka një koalicion, miliona euro po shpenzon Greqia që të sjellë qindra emigrantë për të votuar për Gjikurian. Parashikimi im që Tavo fiton nga 150 deri 200 vota garë, garë e ngushtë. Dua që Himara ti mbetet Shqipërisë jo Greqisë. Garë shumë e vështirë. Vangjel Tavo do ta fitoj, shpresoj të mos ketë incidente. Himara është një nga bashkitë më të rëndësishme dhe dua të administrohet nga Vangjel Tavo, pasi është profesionist, jo socialist. Këtë radhë kanë ata nevojë për Vangjel Tavo. Rama kur ka nevojë zgjedh personalitete, kur ka garën të fituar zgjedh anonim', thotë Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Zjarret në plazhe / Ata që kishin sloganin 'Tokë e Xanun', sot e duan Shqipërinë, 'Tokë e djegun'


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?