Spahiu: Zjarret në plazhe / Ata që kishin sloganin 'Tokë e Xanun', sot e duan Shqipërinë, 'Tokë e djegun'

2 Gusht, 19:39| Përditesimi: 2 Gusht, 22:32

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar pasditen e sotme për të folur në Report Tv. Ndër të tjera, Spahiu u ndal edhe tek situata me turizmin gjatë këtij sezoni, ku preku çështjen e reklamimit të plazheve bosh në rrjetet sociale.

Ndërsa shtoi për Marsela Karapançon, se berishjanët po përdorin fushatën e turizmit dhe plazheve bosh, kurse nga ana tjetër, e njëjta dorë që dikur merret prona si 'Tokë e Xanun', sot po dëmton turizmin me anë të zjarreve anembanë Shqipërisë me moton 'Tokë e Djegun'.

'Kroatët nuk bëjnë dot plazh në Kroaci. Braktisin atdheun e vet. Spanjollët nuk bëjnë dot plazh në Mallorca dhe janë në protesta sepse ndihen të huaj. Fshatarët francezë nuk bëjnë dot plazh në jugun e Francës. Në Greqi kërkuan që të mbyllen grekët në shtëpitë e tyre dhe të lënë hapësirë turistëve të huaj. Industria e turizmit po varfëron një pjesë të shoqërisë në vende mesdhetare, por po pasuron një pjesë tjetër të shoqërisë. Ka pjesë që e shikojnë tokë të ndaluar. Nëse ne e gjykojmë që plazhet janë vetëm për spanjollët duhet të mbyllet turizmi për të huajt. Oligarkët nuk do ndalojnë blerjen e të huajve sepse dëmtohen ndërtuesit. Ka probleme të cilat duhet të jemi të përgatitur për këtë realitet.

Kjo fushatë antikombëtare, sepse grekët nuk bëjnë fushatë kundër vendit të tyre,. Ata thonë kemi plazhet më të mira në botë. Ku po na çon? Po na çon që ti vëmë shkrepsen. Ke vatra zjarri kudo. Që rrezikojnë në ditët në vijim pasi situata është e nderë. Ata që kishin strategjinë Tokë e Xanun, sot kanë Tokë e Djegun. Ato zjarre janë të qëllimshme. Në nenin 206 parashikohet që zjarrëvënia që dëmton pronën nga 10 deri në 20 vite heqje lirie. Çdo 500 metra i vendosin zjarrit kazanit të plehrave.', thotë Spahiu.

Ndërsa më tej evidentoi një veçori të këtij sezoni turistik, teksa theksoi se në rrjetet sociale, berishjanët postojnë foto me çadra dhe shezlone bosh, ndërsa socialistët me plazhe plot. Kjo sipas tij, pasi njerëzit i shohin gjërat gjithnjë bardh e zi.

'Ndjej keqardhje që një pjesë e popullit janë verbuar dhe e shohin bardh e zi. Një pjesë e shikon të bardhë  dhe një pjesë e shikon të zezë, pjesa e socialistëve publikojnë plazhe plot, berishjanët postojnë me çadra dhe shezlone bosh. Të dyja palët thonë një pjesë të vërtetës, të dy palët nuk njohin ngjyrat. Në plazh sidomos në jug, ka më pak turist se një vit më parë, por në aeroport ka një numër shumë të lartë turistësh se një vit më parë. Të paktën gjysma e turistëve nuk vijnë për plazhe. Kanë motive të tjera. Kryesisht vijnë për një turizëm historik', shton ai.

Sakaq, diskutimi kaloi tek politika, teksa Spahiu komentoi edhe paktin PD-PS për kodin e ri zgjedhor dhe listat e mbyllura. Sipas tij kjo marrëveshje u krye në mesin e sezonit turistik në korrik pasi kështu largohet vëmendja nga pakti i bërë.

'Pakti Berisha-Rama qëllimisht u votua dhe u nënshkrua në kulmin e sezonit turistik që të harrohet dhe të mos ketë vëmendje,. Mendoj se presidenti as nuk do ta firmos dhe as nuk do ta kthej prapa. Do ta kaloj në heshtje që të mos bëhet pjesë e paktit antikushtetues të listave të mbyllura. Disa deputetë do zgjidhen nga kryetari i partisë. Një pjesë do zgjidhen nga partia. Kjo është shkelje që presidenti Begaj nuk do e firmos ashtu siç e kanë këshilluar juristët'. theksoi Spahiu.

Së fundmi, Spahiu komentoi edhe zgjedhjet e së dielës në Himarë, ku garojnë Vangjel Tavo nga PS me Petro Gjikurian e opozitës.

'Në Himarë nuk garon Tavo me Gjikurian por gjysma e Shqipërisë me Greqinë dhe opozitën e Sali Berishës. Ka një koalicion, miliona euro po shpenzon Greqia që të sjellë qindra emigrantë për të votuar për Gjikurian. Parashikimi im që Tavo fiton nga 150 deri 200 vota garë, garë e ngushtë. Dua që Himara ti mbetet Shqipërisë jo Greqisë. Garë shumë e vështirë. Vangjel Tavo do ta fitoj, shpresoj të mos ketë incidente', përfundoi Kreshnik Spahiu.

Ora 19:58
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e së dielës në Himarë, teksa theksoi se aty nuk garon Tavo me Gjikurian, por Shqipëria me Greqia, e përfaqësuar nga opozita e Sali Berishës. Parashikimi i tij është që Tavo do ta fitojë këtë duel me 200 vota diferencë.

'Në Himarë nuk garon Tavo me Gjikurian por gjysma e Shqipërisë me Greqinë dhe opozitën e Sali Berishës. Ka një koalicion, miliona euro po shpenzon Greqia që të sjellë qindra emigrantë për të votuar për Gjikurian. Parashikimi im që Tavo fiton nga 150 deri 200 vota garë, garë e ngushtë. Dua që Himara ti mbetet Shqipërisë jo Greqisë. Garë shumë e vështirë. Vangjel Tavo do ta fitoj, shpresoj të mos ketë incidente. Himara është një nga bashkitë më të rëndësishme dhe dua të administrohet nga Vangjel Tavo, pasi është profesionist, jo socialist. Këtë radhë kanë ata nevojë për Vangjel Tavo. Rama kur ka nevojë zgjedh personalitete, kur ka garën të fituar zgjedh anonim', thotë Spahiu.

Ora 19:51
Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura', qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv paktin për listat e mbyllura PD-PS. Sipas tij, marrëveshja u bë në kulmin e sezonit turistik ku vëmendja është më e pakët. Më tej ai shton se presidenti nuk do e dekretoj ndryshimin në kodin zgjedhor, pasi është antikushtetues.

'Juristët i kanë këshilluar presidentit të mos firmos. Pakti Berisha-Rama qëllimisht u votua dhe u nënshkrua në kulmin e sezonit turistik që të harrohet dhe të mos ketë vëmendje,. Mendoj se presidenti as nuk do ta firmos dhe as nuk do ta kthej prapa. Do ta kaloj në heshtje që të mos bëhet pjesë e paktit antikushtetues të listave të mbyllura. Disa deputetë do zgjidhen nga kryetari i partisë. Një pjesë do zgjidhen nga partia. Kjo është shkelje që presidenti Begaj nuk do e firmos ashtu siç e kanë këshilluar juristët', thekson juristi.

Ora 19:46
Spahiu: Njerëz të verbuar bardhezi / Socialistët foto me plazhe plot, Berishjanët nxjerrin çadra bosh

Juristi Kreshnik Spahiu evidentoi një veçori të këtij sezoni turistik, teksa theksoi se në rrjetet sociale, berishjanët postojnë foto me çadra dhe shezlone bosh, ndërsa socialistët me plazhe plot. Kjo sipas tij, pasi njerëzit i shohin gjërat gjithnjë bardh e zi, por duhet kuptuar natyra e vërtetë e të bërit turizëm në Shqipëri.

'Ndjej keqardhje që një pjesë e popullit janë verbuar dhe e shohin bardh e zi. Një pjesë e shikon të bardhë  dhe një pjesë e shikon të zezë, pjesa e socialistëve publikojnë plazhe plot, berishjanët postojnë me çadra dhe shezlone bosh. Të dyja palët thonë një pjesë të vërtetës, të dy palët nuk njohin ngjyrat. Në plazh sidomos në jug, ka më pak turist se një vit më parë, por në aeroport ka një numër shumë të lartë turistësh se një vit më parë. Të paktën gjysma e turistëve nuk vijnë për plazhe. Kanë motive të tjera. Kryesisht vijnë për një turizëm historik. Fokusohen në Berat, kishat e Beratit. Shkojnë në Gjirokastrës, në Korçë, shkojnë në veriun e Shqipërisë. Në ditën që ata zhvillojnë turizmin , ka dhe ditë në disa qytetet të Shqipërisë. Qeveria duhet të ketë parasysh, se Shqipëria nuk mund të tentoj turizmin elitar, jemi 200 vite pas, për infrastrukturën, turizmi dhe si operator nuk mund të rivalizojmë as Greqinë, Italinë, Kroacinë apo Spanjë. E kanë trashëgimi. Tek ne operatorët nuk asnjë kulturë, traditë apo trashëgimi. Gjysma e operatorëve në jug nuk kanë shkel në Tiranë, jo më të kenë shkel në Spanjë, apo Karaibe. Shërbimi nuk do afrojë dot turizmin elitar. Duhet të përgatitemi për turistët e varfër dhe të mesëm', u shpreh Spahiu.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASEM HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/08/2024 16:55

    Ore po su qērua qenefi Shqipris Sali Bajga Shqipria do qelbet er. Prandaj padrejtēsi duhet shpērbēr e tē ndērtohet nga fillimi me djem e vajza të reja. Atēhere bēhet Shqipria lule.

    Përgjigju
  • Asdf: 03/08/2024 14:13

    Presidenti e ka dekretuar https://shqiptarja.com/lajm/begaj-dekreton-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor

    Përgjigju
  • Po mër po: 03/08/2024 03:51

    E vërteta është se çadrat janë gjysëm plot e gjysëm bosh.

    Përgjigju
  • nona: 03/08/2024 01:06

    ALEANCA PD+ GREQI. ESHTE NJE MAREVESHJE E MALLKUAR,,..ROBT KU TI KETE GREQIA,,SALIU,,DHE META....

    Përgjigju
  • WTF: 02/08/2024 22:27

    Na e shpifet me kete krimb te Saliut! Une e njoh qe ne vitet’90 dhe me vjen te vjell me hipokrizine e ketij vemje!

    Përgjigju
  • vaso: 02/08/2024 21:58

    Sigurisht që Tavo do të fitoi sepse himarjotët e dinë mirë se çfar do të thotë NON GRATA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?