Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për PD në kontratën me kompaninë "Continental Strategy", garantor i së cilës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, kalon disa herë limitet e parashikuara në ligjin për financimin e partive.
"Ka disa kritere të parashikuara nga ligji që janë strikte për financimin e partive politike. Një financim për partitë politike s’mund të jetë më i madh nga personat fizik apo juridik më shumë se vlera 1 mln lekë, që dmth po ta konvertojmë në dollarë jo më shumë se 10 mijë dollarë. Ky elektricisti që ka financuar PD 6 mln dollarë ka kryer veprim të paligjshëm, financim në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për financimin e partive nuk lejon më shumë se 10 mijë dollarë financim. Financimet nga jashtë nuk lejohen por duke qenë se mund të jetë ende shtetas shqqiptarë mund të parashikohet po jo më shumë se kaq. Shkelja e dytë ligjore është se çdo subjekt politik s’mund të sponsorizohet nga subjekte private më shumë se 10 përqind të vlerës që financohet nga shteti. 6 mln dollarë kalojnë vlerat maksimale të vetë PD për financimin e fushatës elektorale”, u shpreh Spahiu.
Sipas tij, PD ka shkelur ligjin që vetë ka miratuar që nuk lejon financimin e më shumë se 10 mijë dollarëve nga një person apo subjekt i caktuar.
"Në bazë të ligjit të financimit të partive, kemi me një financim në kundërshtim me ligjin se kalon kufijtë e parashikuar nga ligjit. Nuk mundet një person elektriçist, por edhe miliarder, s'mund të financojë 6 mld dollarë. Vetë PD e ka votuar këtë ligj. Ligji për financimin e partive është hartuar nga qeveria Berisha, dhe që nuk mund të financohesh më shumë se 10 mijë dololarë dhe më shumë se 10 herë nga buxheti i shtetit", shtoi Spahiu.
Lajmi kryesor:
Analiza juridike/ Spahiu: Financimi i kontratës së PD kundër ligjit, sponsorizimi i partisë nga një person s‘mund të kalojë 10.000 dollarë
Xh.D/ReportTv.al
