Politikë

Analiza juridike/ Spahiu: Financimi i kontratës së PD kundër ligjit, sponsorizimi i partisë nga një person s‘mund të kalojë 10.000 dollarë

27 Prill, 13:38| Përditesimi: 27 Prill, 15:02

  • Share

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV analizoi kontratën 6 milionë dollarëshe mes PD dhe kompanisë amerikane "Continental Strategy", e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për partinë dhe Sali Berishën për një periudhë dy vjeçare.

 

Sipas tij, kontrata është bërë në kundërshtim me ligjin e financimit të partive politike, i cili parashikon që një person apo subjekt i caktuar s'mund të financojë një parti më shumë se 10 mijë dollarë. 

“Një financim për partitë politike, nga personat fizik apo juridik, s’mund të jetë më shumë se vlera 1 mln lekë, po ta konvertojmë në dollarë jo më shumë se 10 mijë dollarë. Ky elektricisti që ka financuar PD 6 mln dollarë ka kryer veprim të paligjshëm, financim në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për financimin e  partive nuk lejon më shumë se 10 mijë dollarë financim. Financimet nga jashtë nuk lejohen por duke qenë se mund të jetë ende shtetas shqiptarë mund të parashikohet po jo më shumë se kaq. Shkelja e dytë ligjore është se çdo subjekt politik s’mund të sponsorizohet nga subjekte private më shumë se 10 përqind të vlerës që financohet nga shteti. 6 mln dollarë kalojnë vlerat maksimale të vetë PD për financimin e fushatës elektorale”, u shpreh Spahiu. 

Ai thotë se shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, edhe sikur të jetë miliarder, nuk mund të financojë me një shumë kaq të konsiderueshme PD. Sipas tij, ligjin për financimin e partive e ka hartuar vetë qeveria Berisha. 

"Nuk mundet një person elektriçit, por edhe miliarder të jetë, nuk mund të financojë 6 mln dollarë. Vetë PD e ka votuar këtë ligj. Ligji për financimin e partive është hartuar nga qeveria Berisha, dhe që nuk mund të financohesh më shumë se 10 mijë dollarë dhe më shumë se 10 herë nga buxheti i shtetit", shtoi Spahiu. 

Juristi shprehet se një shumë e tillë Berishës do t'i shkojë dëm nëse synon heqjen e non gratës pasi SHBA nuk mund të blihet me para. 

"6 mln dollarë do të jenë të pavlefshëm për të hequr non gratën Berishës. Do t'i shkojnë dëm. SHBA s'mund të blihet as me 6 milionë apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe shba do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje.", shtoi ai. 

Më tej, ai thotë se KQZ duhet të reagojë pasi ka pasur arrestime për krim zgjedhor për një shumë vetëm 50 euro, dhe s'mund të heshtet për një rast të tillë si i Berishës. 

"Do të thoja që KQZ duhet të reagojë edhe për një arsye tjetër se kemi rast të paprecedentë. Hesht KQZ, të gjitha partitë politike, të gjitha institucionet, ambasadat, dmth si ka mundësi të ketë konformizëm të tillë për një vend kaq të varfër sa Shqipëria.", shtoi ai. 

Ora 13:52
Ironia e Spahiut: 50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?

 

 

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës për Report TV, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë "Continental Strategy". Sipas tij, në vend ka pasur arrestime për krim zgjedhor edhe për vetëm 50 euro, ndaj duhet të ketë një reagim.

Sipas tij, ironike është edhe fakti që PD akuzon qeverinë për blerje votash, ndërkohë që nga ana tjetër, "blen" influencë politike me 6 milionë dollarë. 

"Në asnjë rast për ata të cilët tregohen spektikë, s'do të thotë se duhet të ketë reagim brenda 20 orësh. Është qesharak fakti kur reagimet vijnë për blerje votash 50 euro, kemi parë në zgjedhjet e kaluara janë arrestuar kandidatë për 50 euro, duke i konsideruar për krim zgjedhor. S'mund të konsiderohesh krim zgjedhor blerje e një vote 50 euro dhe të konsiderosh blerjen e influencës politike 6 mln dollarë. Shqiptarët do të ndihen të fyer nëse do të dinë këtë padrejtësi. Gjithë morali i zgjedhjeve të lira do të bjerë aq më tepër nga një opozitë që akuzon qeverinë se blejnë vota, janë të korruptuar apo përdorin influencat e buxhetit të shteti. Do të thoja që KQZ duhet të reagojë edhe për një arsye tjetër se kemi rast të paprecedentë. Hesht KQZ, të gjitha partitë politike, të gjitha institucionet, ambasadat, dmth si ka mundësi të ketë konformizëm të tillë për një vend kaq të varfër sa Shqipëria. Kemi të bëjmë me një shumë të konfirmuar vetë PD ka pranuar se kontrata është reale dhe termat i janë referuar një garanti që hiqet dhe e prezantojnë si patriot. Një elektriçist smjund të kjapë 6 mln dollarë për një parti, të njëjtën ka pasur edhe Basha apo Ilir Meta. E Ilir Metës në terma financiarë është më minimale dhe përgjegjësia e tij është më e reduktuar se ajo e PD. Meta ka qenë president dhe jo kryetar i LSI. Nuk e ka firmosur por s'kishte asnjë lidhje me LSI. Kontrata e PD është më skandaloze. Ende ne nuk dimë shumë informacion. Në bazë të ligjit të financimit të partive, kemi me një financim në kundërshtim me ligjin se kalon kufijtë e parashikuar nga ligji. Nuk mundet një person elektriçist, por edhe miliarder s'mund të financojë 6 mld dollarë.", tha ai. 

Ora 13:48
Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës! Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën

 

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën. Në intervistën që dha për Report TV, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit. 

"Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti' gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t'i shkojnë dëm.

SHBA s'mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje. ", u shpreh Spahiu. 
 

Ora 13:41
Spahiu: Juridikisht sponsorizimi 6 milionë dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj

 

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për PD në kontratën me kompaninë "Continental Strategy", garantor i së cilës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, kalon disa herë limitet e parashikuara në ligjin për financimin e partive. 

"Ka disa kritere të parashikuara nga ligji që janë strikte për financimin e partive politike. Një financim për partitë politike s’mund të jetë më i madh nga personat fizik apo juridik më shumë se vlera 1 mln lekë, që dmth po ta konvertojmë në dollarë jo më shumë se 10 mijë dollarë. Ky elektricisti që ka financuar PD 6 mln dollarë ka kryer veprim të paligjshëm, financim në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për financimin e  partive nuk lejon më shumë se 10 mijë dollarë financim. Financimet nga jashtë nuk lejohen por duke qenë se mund të jetë ende shtetas shqqiptarë mund të parashikohet po jo më shumë se kaq. Shkelja e dytë ligjore është se çdo subjekt politik s’mund të sponsorizohet nga subjekte private më shumë se 10 përqind të vlerës që financohet nga shteti. 6 mln dollarë kalojnë vlerat maksimale të vetë PD për financimin e fushatës elektorale”, u shpreh Spahiu. 

Sipas tij, PD ka shkelur ligjin që vetë ka miratuar që nuk lejon financimin e më shumë se 10 mijë dollarëve nga një person apo subjekt i caktuar. 

"Në bazë të ligjit të financimit të partive, kemi me një financim në kundërshtim me ligjin se kalon kufijtë e parashikuar nga ligjit. Nuk mundet një person elektriçist, por edhe miliarder, s'mund të financojë 6 mld dollarë. Vetë PD e ka votuar këtë ligj. Ligji për financimin e partive është hartuar nga qeveria Berisha, dhe që nuk mund të financohesh më shumë se 10 mijë dololarë dhe më shumë se 10 herë nga buxheti i shtetit", shtoi Spahiu. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?