Politikë

Spahiu: Kritikat e Ramës ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, të tepruara dhe duheshin shmangur

1 Korrik, 21:26| Përditesimi: 1 Korrik, 22:33

  • Share

Kritikat e kryeministri Edi Rama ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, juristi Kreshnik Spahiu i cilësoi si të tepruara dhe se duheshin shmangur.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv ai tha se, Shqipëria nuk ka pse të përfshihet në një çështje që është mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.

‘Sot kryeqytet e mëdha të Europës janë më të pasigurta se shumë vende në raport me nivelin e kriminalitetit. Rama e ka provokuar këtë debat sepse Rama s’kishte pse të futej në një çështje që është mes Britanisë dhe BE. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, janë të tepruara. Pra mendoj se është e tepërt që Shqipëria të futet në një analizë nëse mori një veprim të drejtë apo të gabuar. Britania e Madhe ka emigracion dhe problemi që ka kriminaliteti i shqiptarëve në Britani, nuk është vetëm atje, numri i shqiptarëve që kanë një për qindje të madhe kriminaliteti është në Belgjikë është në Holandë’, tha ai.

Ora 22:31
Spahiu: Berisha flet më keq se britaniku Farage, shpalli emigrantët trafikant si organizata terroriste

 

Teksa komentoi deklaratat e Nigel Farage për emigrantët shqiptarë, juristi Kreshnik Spahiu tha se Berisha flet me një gjujë më të ashpër për shqiptarët se Farage.

Ai tha se Berisha i shpalli emigrantët trafikant si organizata terroriste.

‘Kampet e emigrantëve të një shteti të 3 në Shqipëri janë ligjore dhe Rama s’ka asnjë të drejtë të vendos pengesë asnjë partneri që e kërkon këtë, por të hap një debat publik parlamentar dhe ta konsultojë për interes të publikut. E dini pse Trump ka përmendur 3 herë Kosovën sepse ajo pranoi kampin nga SHBA po ashtu qeveria Kurti ka pranuar që të hap edhe burg për të burgosurit nga Danimarka, po bënë burg në Kosovë, por ndryshe nga Shqipëria askush se quan tradhti të interesave kombëtare të Kosovës. Dhe qeveria e Shqipërisë duhet që të çlirohet nga ky kompleksi. Po dua të ndalem pak se këta flasin për Farage, po është Berisha që flet më keq Farage. Ai shpalli emigrantët trafikant si organizata terroriste’, tha ai.

Ora 22:10
Spahiu: Krimet e emigrantëve shqiptarë në Angli s‘janë përgjegjësi e Shqipërisë

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha se një shtet nuk mund të mbajë pergjegjësi për veprimet e qytetarëve të tyre jashtë territorit të vendit.

Ai tha se krimet e emigrantëve shqiptarë në Angli s‘janë përgjegjësi e shtetit shqiptar.

'Kur shteti vendohet në listën e atyre vendeve që shkelin të drejtat e njeriut dhe futet në listën e kuqe dhe banorët e tyre duhen pranuar ose për vende që vijnë nga lufta si është Ukraina. Farage është fokusuar tek emigrantët që kryejnë krime dhe thotë 1 në 50 shqiptar është subjekt i krimit dhe është në burg. Pse Rama mund ta shmangte. Në gjermani janë 6 mln turq që kontrollojnë edhe trafikun, por kurrë politikanët gjerman se akuzojnë Erdorgan për krimet që kryejnë turqit në gjermani. Mafia italiane me e fuqishme është në Itali dhe askush nuk akuzon Melonin që ka transformuar mafian italiane në Itali. Rama mund të thoshte ata shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani dhe kryejnë krime përgjegjësinë e ka shteti britanik. Pse ikin shqiptarët me destinacion për shtëpi bari në Angli dhe jo në një vend tjetër sepse atje ka terren’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?