Juristi Kreshnik Spahiu e sheh si precedent të rrezikshëm zgjedhjen e Vladimir Putinit për takim nga presidenti amerikan Donald Trump dhe jo të atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Për analogji ai merr sikur Trump të takonte në Groenlandë presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe jo zyrtarët e Kosovës. Ai shpjegoi se kjo ka favoret dhe disfavoret e saj në lidhje me Ballkanin dhe Kosovën. Nëse Putin merr Krimene, Kosova ndihet e favorizuar për pavarësinë e saj sepse detyrohet Rusia ta njohë Kosovën.
“Të bësh takim Trump-Putin për fatin e Ukrainës, është njëlloj sikur Trump të takohet me Vuçiç në Groenlandë dhe të vendosin fatin e Kosovës. A do pranohej kjo?! Kjo përbën një rrezik, por mund të përbëjë edhe një favor. Pra Rusia kërkon Krimenë, SHBA të njoi ndarjen e Ukrainës, e për rrjedhojë detyron Rusinë me këtë precedent që të njohë Kosovën”, tha ai.
Por kishte edhe një rrezik tjetër, sepse hapet loja e territoreve për shumë shtete.
“Nëse hapet loja e këmbimit të territoreve, përbën rrezik, për disa shtete të Europës dhe veçanërisht Ballkanin. Ndarja e Ukrainës përbën rrezik për Ballkanin”, vijoi juristi.
Spahiu vë theksin edhe te indiferentizmi apo distancomi i SHBA-ve nga Ballkani.
“Por deri më sot SHBA janë indiferente në Ballkan. Ndaj nuk kanë emëruar ende ambasador në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. Në Greqi e vendosën tani. Kjo tregon mungesë interesi për Ballkanin dhe kjo është negative, sepse mentori i Kosovës është SHBA dhe Uashingtoni, ndaj është rrezik i shtuar, sepse kemi ende një Kosovë ende të panjohur 100% të vendeve të OKB-së. Një nga kushtet që ka Putini për Ukrainën dhe që ia kërkon SHBA e BE është që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s dhe të demilitarizohet. Në këto kushte ndodhet edhe Kosova. Ukraina ndihet e tradhtuar. Por Ukraina ka forcë ushtarake dhe pozitë më të fortë nga Kosova. Ka qenë pjesë e programit bërthamor dhe e demilitarizimit nën patronazhin e SHBA-ve”, argumentoi juristi për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Spahiu për Report Tv: Trump premtoi 'Amerikën e Madhe', por nëse ndahet Ukraina, bëhet 'Rusia e Madhe'!
A.Q/r.k./ReportTv.al
