Politikë

Spahiu: Nëse Berisha ka dijeni që do vidhen votat, pse bëri pakt me Ramën dhe hyn në zgjedhje?

7 Prill, 21:23| Përditesimi: 7 Prill, 23:01

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, akuzat e Berishës se në zgjedhje do të vidhen votat.

Spahiu tha se nëse Berisha mendon se do të ketë vjedhje votash të mos marr pjesë në zgjedhjet e 11 majit përballë PS.

‘Unë kam një pikëpamje realiste të të ardhmes së Berishës që është se nëse ai do të fitojë zgjedhjet do ti hapet çdo derë dhe do ti hiqet çdo sanksion dhe nëse do ti humb do ti mbyllet çdo derë dhe nuk do ti hiqet asnjë sanksion, sepse është në filozofinë e ndërkombëtarëve që të bëjnë partner fituesin dhe mbajnë larg atë që është humbës.

Për Berishën këto zgjedhje janë të fundit drejt misionit që ka për të marr pushtetin për shkaqe edhe biologjike të moshës së tij. Berisha si nga liderët më të vjetër në politikë është njeri që sot e di rezultatin e zgjedhjeve, është i bindur se kush është fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve, në këto 5 javë ai do përgatis terrenin për atë që e di se do të ndodh më 12 maj, ai ka filluar që të thotë zgjedhjet po vidhen. Berisha thotë nuk ka zgjedhje me Ramën dhe prap hynë në zgjedhje me Edi Ramën, nëse është i bindur se zgjedhjet po vidhen të tërhiqet nga zgjedhjet. Pse bëri paktë më Ramën?

Ora 23:00
Spahiu: 27 parti të reja janë krijuar nga viti 1992 nga përçarjet e Partisë Demokratike

 

Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, u ndal edhe tek përçarja e Partisë Demokratike.

Spahiu tha se janë 27 partitë të reja që janë krijuar që nga viti 1992 si pasojë e përçarjes së Partisë Demokratike.

‘Në 2005 kishim në mazhorancë të përçarë sepse socialistët kishin ndarë partinë në atë të Fatos Nanos dhe LSI të Ilir Metës, Meta ndahej nga PS dhe ishte partia demokratike që kishte grumbulluar spektrin kritik dhe Berisha në 2005 ishte lideri i opozitës jo vetëm kryetar i PD. Kishim një opozitë të bashkuar dhe një mazhorancë të përçarë dhe përçarja e PS çoi në rotacion. Sot kemi një situatë tjetër nëse në 2005 Berisha mblodhi 50 personalitete dhe ata ishin imazh i ri dhe kritikët si Genc Ruli, Arben Imami, u futën në një ombrell, sot këta 50 veta që ishin elita që e sollën në pushtet PD janë kundërshtar të PD dhe janë eleminuar nga politika. Janë krijuar 27 parti të PD nga viti 1992. Po ky është koncepti i pluralizmit shumë parti, është e ligjshme të jesh kundër PD dhe PS', tha ai.

Teksa u ndal tek partitë e reja, Spahiu tha se kanë bërë gabim historik që nuk u bënë bashkë në këto zgjedhje.

‘Partitë e reja, kanë bërë një gabim historik që ata nuk u bashkuan bashkë, kjo do të jetë në dëmin e tyre dhe në të Shqipërisë. Partitë e reja që janë sot do merrnin 25 deputet dhe do ishin një grup i fuqishëm’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?