Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype mbrëmjen e sotme për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv komentoi sulmet Izrael-Iran.
Ai tha se Izraeli nuk është i vetëm në këtë luftë, pasi edhe liderë botërorë që më parë e kanë kritikuar për veprimet në Gaza, tashmë janë rreshtuar pro tij.
‘Një pjesë e njerëzve thonë që Izraeli e meriton këtë se ka bërë masakra në Gaza. Po pse Izraeli sulmoi i pari Iranin? Kjo është një luftë Izral-Iran, kush se mendon këtë është naiv. Izraeli në këtë konflikt nuk është i vetëm sepse edhe lider që ishin kundër Izraelit dhe krimeve që janë bërë në Gaza, liderët botërorë ata u rreshtuan të gjithë pro Izraelit në këtë përplasje. Tani kush janë pasojat që vijnë nga lufta', tha ai.
Spahiu tha se një ndryshim i pushtetit në Iran do të kishte pasoja më të rënda se sa në Izrael, kjo për shkak të strukturës së brendshme të shtetit iranian dhe përbërjes etnike.
'Nëse bie në Izrael Netanyahu populli hebre është unik dhe opozita dhe çdo grupim, pastaj nëse bie Khamenei vjen një regjim tjetër pro perëndimor dhe Irani rrezikon që të shkojë në kaos dhe në anarki si Siria. Pasojat e luftës në Iran do të jenë edhe më të rënda. Irani është i rrethuar nga fqinjë të cilët janë kundër tij. Trump e pranoi dhe tha Netanyahu më informoi për sulmin dhe Macron tha se kishte dijeni për sulmin, por nëse SHBA futet në Iran, plas anarkia nga 30 milion grupe etnike kundër Ajatollahve’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se nëse sulmet Izrael-Iran do të vijojnë Europa do përballet me miliona emigrantë iranian që do të largohen nga vendi i tyre.
‘Konflikti është me pasoja qoftë politike, apo diplomatike dhe ekonomike. Irani është një shtet i konsoliduar prej shumë kohësh. Mendoj se edhe Trump dhe SHBA janë duke u bërë këto llogari mirë. Por nëse kjo do të përshkallëzohet, pasojat më pas si ka SHBA, por i ka Europa sepse në rast se do të kemi një skenar të Sirisë apo të Iraku, Europa do të përballet me 15 milionë iranian që i bie të jenë 20 për qind e popullsisë për ti shpëtuar kaosit. Teherani është zbrazur, njerëzit po flenë në makina në rrugë dhe nëse lufta do të vijoi nga makina ata do të kalojnë kufirin. Dhe kush do ti mirëpres? Do të dynden drejt Europës që në thelbin e krizës politike elektorale sot ka edhe problemin e migracionit të Ukrainës, dhe fatura do të jetë edhe më e lartë për Europën’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se nëse SHBA do të ndërhyjë në Iran do të hyjë vetëm për të korrur fitore.
Spahiu tha se presidenti i SHBA Donald Trump po fiton kohë, deri sa Izraeli të dobësoj Iranin që më pas të mund të ndërhyjë.
'Asnjëra nuk do dominojë sepse kjo luftë ose mbyllet me paqe ose mbyllet me futjen e SHBA ku nuk është nevoja që të krahasojmë teknologjinë e dy vendeve. Nëse SHBA vendos të mos futet në Iran është e sigurt se do të ketë një marrëveshje paqe. SHBA po fiton kohë sepse këta i kanë një detyrë Izraelit që ti bëjë këto që të dobësojë Iranin që kur të hyjë SHBA të korr fitore. Hapësira ajrore e Iranit nuk është në kontroll të Irani por nga Izraeli. Një gjë është e sigurt nëse SHBA do të hyjë regjimi në Iran do të bjerë. Rusia po shikon pazarin e vet, sot njohu indirekt Kosovën duke e marr si precedent për ta përdorur në Ukrainë. Kjo nuk është një luftë mes Izraelit dhe Iranit’, tha ai.
Komente
