Bota

Spahiu: Trump po fiton kohë, deri sa Izraeli të dobësoj Iranin dhe SHBA të hyjë si fitimtare

19 Qershor, 22:30| Përditesimi: 19 Qershor, 22:38

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se nëse SHBA do të ndërhyjë në Iran do të hyjë vetëm për të korrur fitore.

Spahiu tha se presidenti i SHBA Donald Trump po fiton kohë, deri sa Izraeli të dobësoj Iranin që më pas të mund të ndërhyjë.

'Asnjëra nuk do dominojë sepse kjo luftë ose mbyllet me paqe ose mbyllet me futjen e SHBA ku nuk është nevoja që të krahasojmë teknologjinë e dy vendeve. Nëse SHBA vendos të mos futet në Iran është e sigurt se do të ketë një marrëveshje paqe. SHBA po fiton kohë sepse këta i kanë një detyrë Izraelit që ti bëjë këto që të dobësojë Iranin që kur të hyjë SHBA të korr fitore. Hapësira ajrore e Iranit nuk është në kontroll të Irani por nga Izraeli. Një gjë është e sigurt nëse SHBA do të hyjë regjimi në Iran do të bjerë. Rusia po shikon pazarin e vet, sot njohu indirekt Kosovën duke e marr si precedent për ta përdorur në Ukrainë. Kjo nuk është një luftë mes Izraelit dhe Iranit’, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Spahiu: Nëse SHBA futet në Iran, plas anarkia nga 30 milionë banorë kundër Ajatollahve


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?