Bota

Spahiu nga Berlini: Pse në Gjermani sot ishte rekord i pjesëmarrjes në votime për Qeverinë e re

23 Shkurt, 17:53| Përditesimi: 23 Shkurt, 18:17

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu foli në Report Tv lidhur me zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen aktualisht në Gjermani. Nga Berlini, ku jeton Spahiu theksoi për Albina Murataj se zgjedhjet e parakohshme në Gjermani kanë shënuar një pjesëmarrje të lartë, me 54% të votuesve që kanë hedhur votën e tyre deri në orën 14:00.

Interesi politik dhe qytetar është më i madh se kurrë, pasi këto zgjedhje do të ndikojnë jo vetëm në fatin e Gjermanisë, por edhe në të ardhmen e BE-së.

'Ka mbetur dhe një orë për të mbyllur kutitë e votimit. Janë 59 mln me të drejtë vote që janë drejtuar për të  votuar në zgjedhjet e parakohshme. Këto zgjedhje kanë interes politikë dhe qytetarë më të lartë se kurrë më parë. Varet fati i Gjermanisë, por edhe fati i të ardhmes së BE-së. Pjesëmarrja shumë e lartë. Afro 54% e qytetarëve deri në ora 2 kanë votuar. Krahasuar me 4 vite më parë më e lartë. Interes i jashtëzakonshëm.

Ndryshe nga 3 dekadat e fundit, pritet që ndërtimi i qeverisë të jetë shumë i vështirë për shkak të formulës së koalicioneve dhe kanë qenë të brishta. E pamundur që kristian demokratët apo social demokratët të kenë fitore të thella. Përfshirja e shumë partive e bën të brishtë qeverinë gjermane. Duhet që këto parti të kenë shumë kompromise dhe qytetarët të jenë të pakënaqur', nënvizon Spahiu.

Spahiu foli më tej edhe për partinë e ekstremit të djathtë AfD, që pritet të ketë një rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje. Kjo parti e mbështetur edhe nga administrata Trump, sipas Spahiut është anti-shqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës. 

'Ajo që nënvizoj është partia që mbështet administrata e Trump, është një parti që ka tërësi platformë antishqiptare dhe kundër Kosovës. Partia aleate e Trump është kundër BE-së, kundër euros, për vendosjen kufijve. Kundër Kosovës, pro ruse. që financohet nga Moska, kundër Ukrainës. Kërkojnë të heqin dhe dyshtetësinë si e drejtë qytetare', shprehet Spahiu.

Ora 18:05
Spahiu: Kryesisht ne shqiptarët në Gjermani votuam për CDU ose SPD! Kryeministër pritet të jetë Merz

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, teksa u shpreh se shqiptarët me të drejtë vote kanë zgjedhur CDU apo SPD. Sipas Spahiut këto kanë qenë parti më liberale lidhur me politikat e emigracionit, ndryshe nga  ekstremi i djathtë AfD, që është pro mbylljes së kufijve dhe kundër vërshimit të huajve.

'E vështirë të thuhet për kë kanë votuar shqiptarët në Gjermani. Kryesisht janë të informuar që bashkë kryetari i AfD ka shkuar në Beograd i ftuar nga Dacic, kanë shprehur pikëpamjet e të drejtave të serbëve në Kosovë. Nga Beogradi kanë marrë pjesë në konventën e AfD, votat e shqiptarëve kanë shkuar drejt social demokratëve të Scholz dhe kristian demokratëve të Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm. Kemi traditë me këtë parti, një fitore e CDU-së, vërtitet në 30%, i takon e drejta e formimit të koalicionit qeveritar. Edhe votat e qytetarëve të tjerë të Ballkanit, afro 7 mln të huaj që kanë të drejtë vote. Sot mbi 90% kanë votuar për partitë liberale, CDU, CSU.'

Ora 18:00
Spahiu: Partia naziste që mbështet Trump në Gjermani, kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Gjermani. Spahiu theksoi se partia që po mbështet administrata Trump në këto zgjedhje, AfD, i përket ekstremit të djathtë. Në politikat e saj kjo parti është anti-shqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës. Ajo mbështetet dhe financohet nga Moska, shton Spahiu.

'E para herë që SHBA pozicionohen për zgjedhjet kudo në botë. Janë pozicionuar edhe në Gjermani. Mbështetja e SHBA dhe eksponentë të administratës Trump, duke i dhënë mbështetje ekstremit të djathtë është pritur mirë nga kjo parti. ka dhe një reaksion. Një komb patriot që është i destinuar në gjithë historinë e vetë politike, për sovranitet ka patur dhe reaksion. Sa është mirëpritur nga ekstremi i djathtë, aq ka ngjallur dhe reaksion kundër partive të tjera si CDU. Kjo parti pretendon spektrin e djathtë. Social demokratët kanë kritikuar ashpër për zgjedhjet në Gjermani. Ajo që nënvizoj është partia që mbështet administrata e Trump, është një parti që ka tërësi platformë antishqiptare dhe kundër Kosovës. Partia aleate e Trump është kundër BE-së, kundër euros, për vendosjen kufijve. Kundër Kosovës, pro ruse. që financohet nga Moska, kundër Ukrainës. Kërkojnë të heqin dhe dyshtetësinë si e drejtë qytetare.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?