Sociale

Spahiu: Nga studimet, shqiptarët komentuesit më të dhunshëm në rrjete sociale në Europë

21 Nëntor 2024, 22:39| Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 10:24

  • Share

Kreshnik Spahiu solli një fakt shumë interesant në Frontline, teksa theksoi se gjuha shqipe ishte gjuha komentuese më e dhunshme e përdorur në rrjetet sociale.

'Shqiptarët duhet të kuptojnë se Sky dhe Encro ishin rrjetet sociale dhe me vendim gjykate belge dhe franceze u shpallën kriminale. Për Telegramin u mor një vendim i ndryshëm sepse u konsiderua në shumicën e saj nuk përdoret për qëllime kriminale.

A janë rrjetet sociale në Shqipëri duke filluar nga Snapchat dhe Tik Tok nxitës të dhunës? Në 2023 është bërë një studim në Europë ku shqipja rezulton gjuha komentuese më e dhunshme. Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri përdorin fjalor të dhunshëm në raport me gjuhët e tjera.'


Lajmi kryesor:

Revoltohet Spahiu: Pse ministrat i gëzojnë privilegjet por fshihen dhe nuk përballen në debate televizive?


G.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?