Revoltohet Spahiu: Pse ministrat i gëzojnë privilegjet por fshihen dhe nuk përballen në debate televizive?

21 Nëntor, 21:52| Përditesimi: 22 Nëntor, 07:01

  • Share

Në Frontline këtë mbrëmje vijoi debati mbi rastin tragjik të vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli këtë të hënë. Sot u organizua një protestë e prindërve tek Ministria e Arsimit.

Kreshnik Spahiu mendon se sot të gjithë shqiptarët ishin me zemër në atë protestë, por sipas tij është e pamjaftueshme nëse ministrat nuk marrin përgjegjësi për atë që ndohd.

'Mendoj se sot në protestë kanë qenë 1 mijë veta, por me zemër ishin 2 milion shqiptarë. Shpreh revoltë, ndjej keqardhje që pas çdo tragjedie në mbrëmje fshihen ministrat përgjegjës në sektorin që mbulojnë. Kjo është revoltë që nuk duhet të shkojë në një hapësirë boshe. Nuk e kuptoj si ministrat prej vitesh gëzojnë privilegjet. I fshihen mediave, llogarisë. Si ka mundësi përgjegjësitë që mbulojnë sektor për tu përgjigjur, kur ndodh një skandal nuk janë prezent. Vlerësimi i çdo eksperti i rëndësishëm, por i pavlefshëm nëse nuk merret në konsideratë nga organet ligjzbatuese. Në Shqipëri ngjarjet mbivendosen sepse çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Harrojmë atë që ndodhur 6 ditë më parë. Harrojmë ministrin përgjegjës për ngjarje javën e kaluar. Ata vazhdojnë privilegjet. Po ju them ngjarje, u bë gjithë ajo protestë për vrasjen në Pogradec, aq ishte. 2 ditë zhurma e madhe.'

Më tej shtoi se shumë prej adoleshentëve shqiptarë janë përdorues të drogërave dhe nuk ka asnjë kontroll ndaj tyre dhe asnjë masë nga shteti.

'Ç’pret nga një adoleshent që ja fut me hashash që në mëngjes. Mos bëjmë sikur nuk shikojmë. A e dini që edhe në 9 shtete europiane ku është legalizuar kanabisi, arsyeja kryesore që të regjistrojnë që të gjithë përdoruesit ti mbajnë në kontroll. Me legalizim ti vendosin në shina dhe kontroll. Prioriteti është tek buxheti. Po të mbyllnim tiktok gjëja më e thjeshtë. I mbyllim të gjitha, por një zgjidhja me 0 shpenzim, pa futur dorën në xhep, pa marrë përgjegjësi. Hyj tek ata që TikTok duhet mbyllur. Por nuk është kjo zgjidhja. Fillon kur çdo javë në mbrëmje të shikojmë ministrat shqiptar të marrin përgjegjësi për detyrimet që kanë.'

 

Ora 22:44
Spahiu: Shqiptarët rekord në Europë për profile fallso në Facebook, TikTok dhe Instagram

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar mbi problematikën e përdorimit të rrjeteve sociale u shpreh se nga njëra anë gjuha shqipe është gjuha më e dhunshme në rrjetet sociale. Ndërsa nga ana tjetër shtoi se shqiptarët kanë rekord në Europë për profile fallso në disa prej mediave sociale si Facebook, Instagram apo TikTok.

'Duke filluar nga përdoruesit me profile fallco, tek statuset dhe videot me karakter të dhunshëm tek komentuesit e blogjeve që fyejnë, shpifin. Kërcënojnë. Një këngëtare del duke pirë kafe mijëra komente me nënë me babë me moral. Rrjetet sociale janë gjenerator i nxitjes së dhunës denigrimit dhe bullizimit. Para një muaji shkoi në vetëvrasje dikush. Rrjete sociale janë burim veprash penale. Jam që një pjesë duhen mbyllur, një pjesë me filtra, dhe një pjesë duhen kufizuar. Duhet ngritur një task force.

Çdo shqiptar që përdor me anonimitet profile për të fyer ofenduar, ti çojnë 100 veta në kokërr të burgut dhe e shikon. Ta ngrij nga task force, një sistem me ndryshime në kodin penal dhe të shkojë më pas tek mbyllja. Nuk flas për uatsapp, dhe këto duhet vendosur filtra. Përfshirë dhe personalitet shtetërore. Nuk ka pse askush të kërcënohet. Kur kërcënohet figura publike, imagjino çi bëjnë njëri tjetrit në klasa, shkolla.'

Ora 22:39
Spahiu: Nga studimet, shqiptarët komentuesit më të dhunshëm në rrjete sociale në Europë

Kreshnik Spahiu solli një fakt shumë interesant në Frontline, teksa theksoi se gjuha shqipe ishte gjuha komentuese më e dhunshme e përdorur në rrjetet sociale.

'Shqiptarët duhet të kuptojnë se Sky dhe Encro ishin rrjetet sociale dhe me vendim gjykate belge dhe franceze u shpallën kriminale. Për Telegramin u mor një vendim i ndryshëm sepse u konsiderua në shumicën e saj nuk përdoret për qëllime kriminale.

A janë rrjetet sociale në Shqipëri duke filluar nga Snapchat dhe Tik Tok nxitës të dhunës? Në 2023 është bërë një studim në Europë ku shqipja rezulton gjuha komentuese më e dhunshme. Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri përdorin fjalor të dhunshëm në raport me gjuhët e tjera.'

Ora 22:16
Spahiu: Sipas ligjit autori vrasjes së 14 vjeçarit, pas 10 vitesh del nga burgu

Sipas Kreshnik Spahiut autori i vrasjes së Martin Canit për 10 vite del nga burgu, nëse dënohet sipas ligjit. Ai shton se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për fëmijët që kryejnë veprat e tilla.

Pasi kur të dal nga burgu ky fëmijë nesër do të jetë një kontigjent për krimin. Pra mungojnë institucionet e riedukimit. 

'Për autorin e vrasjes ka lehtësi të dënimit për moshën. Kjo ndodh në të gjithë në të drejtën penale ndërkombëtare. Për ata që janë mbi 14 vjeç deri 18 vjeç dënimet maksimale janë nga 6 muaj deri 5 vjet, për vrasje maksimalisht shkon 10 vjet. Në rastin në fjalë dënimi maksimal do jetë 12 vjet. Por duke parashikuar efektet e paraburgimit, konvertimi, çështja e moshës, unë mendoj në rastin konkret pas 10 vjetësh autori do e ketë kryer. Parashikim krejt teorik. Pse e bëra këtë parashikim. Dua ti kujtoj qytetarëve që shpesh zgjidhja nuk është tek sanksioni ekstrem.

Nuk mund të jetë gjykata gijotina. Shqipëria nuk ka institucione edukimi. Të dënuarit kur dalin nga burgu janë më të rrezikshëm se sa kur hyjnë. Çfarë presim ne, kur të dali? Do kemi një njeri të penduar apo një kriminel më të egër ti bashkohet bandave. Asnjëherë nuk japim zgjidhje, nëse nuk ka një platformë të gjerë. Ka ndonjë buxhet për fëmijët që kryejnë vepra penale? Për ngritje shkollash. Në gjermani ka 120  mijë krime nga adoleshentët, por janë sisteme të organizuara, nga trajtimi psikologjik, i prindit, i gjithë familjes.

Fëmijët shqiptar kanë humbur autoritetin përtej institucionit. Kanë humbur autoriteti shkolla, nxënësi nuk kanë më frikë respekt për pedagogët, ka humbur autoritetin dhe vetë shteti. Për këtë arsye rrisim çdo ditë rebelë në grupe të ndryshme  që po mbjellin çdo ditë anarki. Shqipëria ende e menaxhueshme se jemi sa një qytet i vogël europian. Çdo ndodhi kur në Shqipëri kur të ketë fëmijë nga Somalia, Afganistani, Pakistani. Sa e përgatitur Shqipëria kur të kemi në shkolla. Ditë më të këqija na presin.'

Ora 21:59
Spahiu: Po qelben nga hashashi i adoleshentëve të gjitha lagjet dhe shkollat shqiptare

Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar në Frontline situatën me adoleshentët shqiptarë pas vrasjes tragjike të Martin Canit, shprehet se adoleshentët në masivitet sot konsumojnë hashash dhe shteti nuk merr masa represive.

'Një moment që të ushtrojmë presion që ata që marrin çelësat e një institucioni, të kenë një përgjegjësi që ti paraprijmë fatkeqësive që ndodhin. Nëse kjo vrasje nuk do kishte ndodhur, a do ishte situate vaj në arsim. Nuk jemi këtu se ka ndodhur një vrasje, por se po rritet një brez i dhunshëm. Shikojmë një situatë gri, një të ardhme të pashpresë. Kur ndodh mes Tiranës e dini ç’ndodh në provinca. Fenomen masiv. Për sa kohë ndodh në çdo qytet, nuk shkohet në shkallët e pallateve, qelbet era hashash. Si nuk marrin masa represive.

Ç’pret nga një adoleshent që ja fut me hashash që në mëngjes. Mos bëjmë sikur nuk shikojmë. A e dini që edhe në 9 shtete europiane ku është legalizuar kanabisi, arsyeja kryesore që të regjistrojnë që të gjithë përdoruesit ti mbajnë në kontroll. Me legalizim ti vendosin në shina dhe kontroll. Prioriteti është tek buxheti. Po të mbyllnim tiktok gjëja më e thjeshtë. I mbyllim të gjitha, por një zgjidhja me 0 shpenzim, pa futur dorën në xhep, pa marrë përgjegjësi. Hyj tek ata që TikTok duhet mbyllur. Por nuk është kjo zgjidhja. Fillon kur çdo javë në mbrëmje të shikojmë ministrat shqiptar të marrin përgjegjësi për detyrimet që kanë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/11/2024 23:16

    Z.Spahiu,ne U.S ka patur raste qe femijet ne varesi te krimit jane gjykuar e denuar si te rritur edhe pse ligjet per ta ekzistojne.Sa per vrasesin e rastit tone,pas 10 vjetesh do t'a kesh pjese kontigjenti,e ka te shkruar ne balle,si i thone,aq me teper qe dhe familja ku rritet e merr krahe nuk ka kerkuar ndjese publike,tregon se cfare edukate i kane dhene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?